Aneksimi i Veriut të Kosovës nga Serbia?

Opinione

Aneksimi i Veriut të Kosovës nga Serbia?

Nga: Agim Krasniqi Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 10:34
Agim Krasniqi

I

Shqiptarët në pergjithësi, në veçanti në Shqipëri dhe Kosovë, janë përball situatash shumë të rëndësishme, përveç atij të integrimit perendimor ashtu dhe në kushtet e një gjeopolitike evropiane por edhe ndërkombetare, ku ne shihemi si një faktor thelbësor si për SHBA-të ashtu edhe për Evropën, e cila pritet të ndërtoj një raport të ri me Shtëpin e Bardhë, kjo sepse qasja dhe filozofia e prsidentit Tramp, ka ndryshuar ekuilibrat e dikurshëm në kontinentin e vjetër. Emerimi i të derguarit të posaqëm z. Grenell për marrevëshjet Kosovë-Serbi, presidenti Tramp përmes tij kërkon rekorde pozitive dhe cilësore në politikën e jashtme sa i përket Ballkanit.

II

Ka një fushata serbe përmes Agjensionit TANJUG, se emisari z. Grenell ka ofruar një Dejton të Ri, ku perveç shfuqizimit të vendimit për tarifen doganore vënë mallrave serbe, plani amerikan parasheh edhe lejimin e aneksimit të Veriut të Kosovës nga Serbia. Gjithashtu sipas Telegrafit serb, plani Grenell prasheh një arritje të marrvëshjes të përshpejtuar si ajo që i dha fund luftës në Bosnjë Hercegovinë, duke paraqitur se, faktori kohë është tejet i rëndësishëm për z. Grenell, nëse kihet parasyshë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Ndër të tjera, mediat serbe shkruajn se investimet amerikane në rajon, konkretisht në veriun e Kosovës, do të behen pas marrëvshjes Kosovë-Serbi, ku pas ridefinimit të kufijve, Serbia do ta aneksoj at pjesë. Kjo arsyetohet në mungesë të kuadrit profesional si inzhinier te prodhimit në Kosovë, do tu mundësonte ardhjen e kompanive amerikane për investime në minierat e Trepqës. Sipas tyre, ky do të ishte skenari dhe kompromisi serb, i cili edhe do të shpejtonte integrimin e rajonit në BE.

II

E gjithë kjo përveq që është qesharake është edhe e pa mundur. Si zakonisht kjo është më shumë se një perpjekje për ta manipuluar opinionin e brendshëm serb dhe një spekulim i radhës para zgjedhjeve në Serbi. Po ashtu edhe për të krijuar huti tek shqiptarët në përgjithesi, ashtu si kanë vepruar gati tri vite, për ta ndërtuar një klimë antitrampiste dhe antiamerikane tek shqiptarët, e sidomos tek shqiptarët e Kosovës duke prevaluar edhe në mosbesueshmëri ndaj SHBA-ve.

Në keto kushte, dhe në dijenin time, ky është vetëm një spekulim i mediave serbe, sepse ka përfunduar historia e aneksimit të veriut të Kosovës.

III

Ja arsyet:

Prëfaqesuesi z. Grenell ka qenë shumë i kjartë në deklaratat e tija të më hershme ku ka theksuar se, plani apo marrëveshja Kosovë Serbi, nuk parasheh ndrrimin e kufijve apo ndryshimin e tyre. As projekti i Minishengenit i cili është pjesë e skanarit antishqiptar, nuk është projekt i SHBA-ve e as edhe i Bashkimit Evropian. Minishengeni është krijesë e tre liderëve të Ballkanit Perendimorë, të cilët donin të faktorizoheshin në rajonin tonë, duke qenë edhe pjesë e një synimi të largët të Rusisë dhe i Kinës për të penetruar në tregjet e Ballkani perendimor, me synime të përfshirjes edhe të tregut të Evropës përmes Minishengenit. Duke pas parasyshë se Serbia tani është pjesë e Unionit të Euro-Azisë, në të cilin bëjnë pjesë Rusia dhe Kina, nënkupton që përmes kësaj krijese, mallrat ruse dhe kineze do të mund të vijnë në rajonin tone duke marr parasyshe portin e Durresit apo edhe një port tjetër në Malin e Zi, nëse vërtetë ky shtet do ti bashkohej minishengenit. Mirëpo në deklaratat e zyrtarve të lartë shtetit të Malit të Zi, kjo lloj oferte është perjashtuar si opcion. Të njëjtën ofertë e perjashtoj edhe Kosova duke reflektuar vijën pro amerikane në rajon. Se ky minishengeni i tre liderve të Ballkanit nuk do të kaloj, sinjalin e dha ambasada amerikane në Shqipëri, sepse në takimin apo samitin fundit në Tiranë, nuk ishte pjesëmarres asnjë zyrtar amerikan aty dhe asnjë perfaqësues i depeartamentit të SHBA-ve,

IV

Në fakt, sipas lëvizjeve gjeopolitike në rajon, me gjasë kë një plan që mund të jet plani Marshall si plan ekonomik për Kosovën dhe Serbinë nga emisari i presidentit Tramp z. Grenell, ku pas marrëvshjes ajrore dhe të hekurudhave, parashihen 1/ 5 milard dollar amerikan si mbështeje financiare për këto dy vende, pastaj ai do të merret direkt edhe me autostraden Nish- Merdare. Nga vet fakti se baza e Bonstillit është baza më e madhe amerikane në Evropë si bazë ajrore por edhe toksore, e që llogaritet se është me e madhe se baza Erbil ne Irak, pastaj hapja e një bazë të dytë amerikane në Kuqovë, dhe ku ka parashikime për të hapur edhe një bazë tjeter detare në Pashaliman, e cila eshte duke u vleresuar nga NATO, mendoj se e gjithë kjo lënë për të kuptuar se, SHBA-të e kanë mbyllur paktin për Ballkanin, me një Kosovë të Pavarur, e cila do të njihet nga Serbia shumë shpejt, me një marrvëshje shumë solide, nga e cila do të fitoj Kosova, do të fitoj Ballkani, do të fitojn shqiptarët në përgjithësi dhe do ti bëhet bariera përfundimtare Rusisë në Ballkan dhe planeve që ajo kishte kundër NATO-s dhe për përfitime gjeostrategjike në Detin Adriarik.

V

Nëse analizohet edhe plani i paqes për lindjen e mesme i paraqitur nga presidenti Tramp, i cili plan parasheh investim mbi 50 milard dollar, shtrohet pyetja se cilat shtete do të refuzonin investimet tilla që administrata Tramp i synon në politikën e jashtme dhe atë gjeo strategjike.

Shikuar nga ky dimension, Qeveria a Kosovës dhe ajo e Serbisë, do të takohen shumë shpejt për të mbyllur një proces të filluar gati një dekadë dhe për të arritur mareveshjen e paqes në mes të dy popujve, ku Serbia do ta njoh shtetin e Kosovës në kufijt e saj, duke e njohur edhe gjenocidin e bërë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit.

Te gjitha spekulimet tjera mediatike lidhur me vazhdimin e bisedimeve dhe rezultatin perfundimtar kinse se do të aneksohet Veriu i Kosovës, bëhen për të vetmin qëllim, synohet zbehja e besueshmerisë ndaj administrates Tramp në rajon, në veqanti e shqiptarëve?.

Mirëpo kot kanë, shqiptarët në Shqiperi dhe Kosove tani presin për një avancim të sistemit politik, për nje pluralizëm modern perendimor, për një ndryshim të mendësisë të zhvillimeve politike, për një bum ekonomik qe pritet te ndodhe si mbështetje e administratës Tramp etj etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat