Televizioneve dhe opinionistëve të fallit u dështojë magjia!

Opinione

Televizioneve dhe opinionistëve të fallit u dështojë magjia!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 18:24
Ismail Muqiqi

Marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i gëzojë qytetarët e Kosovës dhe njëhere vota e tyre nuk shkojë kotë. Nuk mbajë mendë qe nga paslufta që Opinioni ishte aq shumë i prokupuar dhe interesuar për fatinë e shtetit të Kosovës, dhe për ndërtimit të Instuticioneve Demokratike në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit të cilat u mbajtën me 1 Tetorë. Më shumë se 2 Muaj Opinioni Kosovarë përkatëshishtë shikuesi dhe ndëgjuesi u bombarduan nga mendimet dhe deklaratat , dhe supozimet e të ashtuquajturve (analistë) të porositurë qoftë nga partitë politike apo nga klanet dhe mediumet telivizive në Koosovë. Këta Opinjonistë nuk e morën fare në konsiderat rezultatin e zgjedhjeve nacionale të cilat përcaktuan partitë fituese dhe porosinë e qytetarve për ndryshimë në qeverisje në të gjitha Instuticionet. Këta më shumë e deziformun Opinionin krijuanë paqarsi, mjegullë duke dhanë hipoteza të pasakta se këto dy parti do të deshtojnë në krijimin e Qeverisë së re. Eshtë paradoksë kur një njëri i cili del para mediumeve publike dhe përpos që i mungon dija përvoja, intelekti, nuk skuqet fare kur jep mendime të pa sakta me plotë defetizëm urrejtje përqarje të cilat i kan shkakëtue dëmë unitetit të shoqërisë Kosovare. Edhe kësaj radhe u pa qartë se një numër i opinjonistëve janë të ngarkuar me botë kuptime dhe mendësi të kaluarësë duke u marur me konspiracione të partive politike dhe të liderve të tyre. Këta opinjonistë shikuesit i servuan lajme të pa sakta të pa qendrushme të cilat dolën të pa vërteta e të cilat e goditën qytetarinë e rendomtë i cili asnjëhere nuk e humbi besiminë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike duhet të afrohën dhe të bëjnë kualicionin për bashkëqeverisje. Kjo ndodhi sotë dhe më në fund dështuan analizat e opinjonistëve të cilët më shumë i shërbyen përqarjesë se sa qe ndihmuan në përafrimin e programeve dhe të mirëkuptimit për të udhëhequr shtetin e Kosovës. Kosova ka shumë halle dhe probleme të cilat janë grumbullue vite me radhë dhe të cilat kërkojnë zgjidhje sa më shpejtë. Qeveritë e kaluara e lanë Kosovën pa lëvizje të lirë, Arsimin e degraduar Shendetësinë e plagosur e kategoritë e Pensionistve në gjendje të mjerushme. Gjenerata e re gjithnji e më shumë po e braktisë vendinë. Qeveria në shkuarje i tejkaloj të gjitha kodet dhe normat në zhvatjen e buxhetit të shtetitë duke punësuar familjarë dhe militantë partiakë, këshilltarë dhe qka jo tjetër të cilët përpos qe e shpenzuan paranë publike nuk i sollën as një të mirë Kosovës. Dëmet që i solli qeveria në ikje në planinë e politikës së jashtme aq sa janë të dëmshme ato janë edhe qesharake për kohën e mardhënjeve NdërKombëtare dhe të integrimeve globale. Të gjitha këto duhet ti shërbejnë qeverisë së re në krye me Albin Kurtin si synim për ndryshimin e sjelljës përgjegjësië llogaridhënjës dhe përkushtimin për ti eliminue dukurit negative të cilat vite me radhë i kan degradue të gjitha poret e jetës. Mendoj se pas konsituimit të Instuticioneve të reja Qeveria e Kosovës është mirë dhe e nevojshme që të analizojë gjendjen faktike në punën apo mos punën e ministrive në shkuarje. Në këtë drejtim është në dobi të Opinjonit të votuesve që pas një kohe të punës 3 mujore kryetari i qeverisë te hartojë raportinë për punën e qeverisë së kaluar duke i qitë në sheshë para Opinjonit të gjitha të k/qijat apo dukurit tjera negative të cilat ishin në kundështim me sundimin e ligjitë. Në fundë të këti shkrimi shprehi mendimin tim optimistë se Lëvizja VetëVendosje dhe Lidhja Demokratike nëse kanë vullnet dhe përkushtim kanë shansinë që më në fundë Kosovën ta kthejnë në shtet normal. Këto e deshirojnë dhe e presin qytetarët të cilët votuan për reforma dhe ndryshim me shpresë se në të gjitha Instuticionet e shtetit të Kosovës do të ngritet vetëdija për të bërë punë të mira të ndershme dhe ku përgjegjësia dhe llogaridhënja duhet dalur në planë të parë, vetëm kështu mund të hecim me hapa të sigurtë drejtë një shteti të lirë dhe sovran të integruar në bashkimin Evropian dhe në miqësi të përjetëshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat