E nesërmja - Ditë e Re politike

Opinione

E nesërmja - Ditë e Re politike

Nga: Korab Blakaj Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 21:22
Korab Blakaj

Vendit,të lënduar nga udhëheqja tmerrësisht e të korruptuarve, po i lëshohet rruga e ndryshimeve paqsore politike!Kjo po që është e arritura ma e madhe e Kosovës pas shpalljës së Pavarësisë!


Zgjedhjet e 6 Tetorit 2019 dëshmuan vullnetin e forcave progresive brenda popullit shqiptar në Kosovë.Ato do të shërbejnë si trampolinë ligjore e frymës se re, flladi i të cilës do fillojë të fryej nesër!


Mjafton si fillim që si Kryeministër do ngritet një figurë politike e cila nuk ka bazament fisnor, një figurë me edukatë urbane i formësuar politikisht nga rrebelimet qytetare ndaj padrejtêsive që karakterizuan këtë epokë 20 vjeqare!Mjafton si fillim të vijë si Kryeministër një idealist i Bashkimit Kombtar , një ish student I shkëlqyeshëm, një burrë karekteristikë e të cilit është leximi!


Mjafton si fillim, që tash e tutje karriga e Kryeministrisë nuk do të jetë synim i turli ahmaku, hajni e krimineli, e as Qeveria klub i ordinerve !
Mjafton si fillim ndryshimi senzacional i LDK së dhe rrëshqitja përfundimtare e saj në duar të rinisë progresiste!Mjafton që konsistenca politike e Vjosa Osmanit do të jetë udhërrefyese e ndryshimeve të domosdoshme në LDK !


Kjo legjislaturë e Kuvendit është pastruar ndjeshëm nga legjislatura e kaluar plotë halabakë e pizivengë të ardhur nga llumi i shoqërisë kosovare!E them e pastruar ndjeshëm e jo terësisht e pastruar sepse për fatin e keq të tyre dhe tonin poashtu, disa parti ende kanë deputetë me dosje kriminale, shantazhues e deri asi që kërcnojnë publikisht me vetgjygjësi kanunore prokuror e familje prokurori!


Shpresojmë që rinia e pastër e këtyre partive do ndikohet e do arrijë ti largojë përfundimisht nga synimet politike „harambashat qaftrashë e kryerrum“
Sidoqoftë, mjafton si fillim fitorja e atyre që duan njëherë e mirë tê vendosen disa sjellje model,të cilat detyrojnë në respekt të votës qytetare.Kemi qenë të lodhur nga tuxharlleku politik, ku xhambazi më i shkathët shiste për kryeministër kalin ma të keq!Qe bërë ajo e shkretë karrige synim i seciles kafshë të gjunglles!
Nesër është Ditë e Re politike. Epokë e re politike do të fillojë!Para brezit të ri shfaqët detyra e parê, tua ngrohë zemrat brezit Patriotik të vjetêr me maturi politike në punë, vendime e paraqitje, qê tu bëjë më të lehtë largimin e tyre nga politika aktive!


Detyra e dytë nga nesër është shpallja e amnistisë politike, dhe rivendosja e rendit të vlerave në shoqër, me këtë sherohet paniku artificial i hakmarrjes!
Detyra e tretë nga nesër dhe më kryesorja është ta vazhdojê shpresen e rinisë që mos ti bashkangjitet masovikisht Eksodit të planifikuar të Marsit .Dhe detyrë e katërt natyrisht, të bëhët shëmbull motivues për ndryshime rrënjësore në Shqipëri e Maqedoni!

Nga nesër pritet të vendoset Standard që ministrive tua mësyej menagjeri i suksesshêm e jo çdoherê bythlepirësi më servil siq jemi mësuar!
Nesër është Ditë e Re politike dhe Kombëtare.Definitivisht në skenë po ngjitet një Kryeministër i cili nuk ka ndjenja Inferioriteti identitarë e kulturor, dhe kjo do tia ngrisë krenarinë e nëperkëmbur çdo shqiptari nêpër botë!


Kryeministrit Kurti i dëshiroj çdo të mirë në punë!


Unë do jem qytetar aktiv! Për votën time do ti kërkoj përgjegjësi Do jem krahu i tij kur e ka mirë dhe kritikues e pengues i pa kompromis kur e ka keq!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat