Mosbesim apo mosgatishmëri e inistitucioneve për përfshirjen e femrave në proceset e vendimmarrjes në Kosovë?

Opinione

Mosbesim apo mosgatishmëri e inistitucioneve për përfshirjen e femrave në proceset e vendimmarrjes në Kosovë?

Nga: Albana FERATI Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 21:56
Albana FERATI

“Me thuaj sa ështe e inkuadruar femra juaj ne shoqeri, ne qeverisjen e komunave, ne qverisjen  e vendit, te tregoj cfare shteti jeni?..”  me pyeti heren e fundit nje diplomate nga Brukseli kur ishte ne vizite pune ne Kosovë. Une si gazetare edhe spe kisha fakte, shifra, por nuk doja te skuqesha para ketij zyrtari te larte te BE-së, i thash shkurt: Shko te ajo godina e qelqtë, ata ju tregojne më mirë!..

Barazia gjinore në pjesëmarrjen politike është aspekt fondamental i qeverisjes demokratike moderne. Sipas standardeve ndërkombëtare, meshkujt dhe femrat duhet të kenë të drejta dhe mundësi te barabarta për pjesëmarrje të plotë në të gjitha aspektet dhe nivelet e proceseve politike. Megjithatë, në praktikë është shumë më sfiduese për femrat që t’i gëzojnë dhe t’i ushtrojnë këto të drejta. Përfaqësimi jo i kënaqshëm i femrave vazhdon edhe në nivelet e tjera të qeverisjes në Kosovë. Duke iu referuar raportit të Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, nga 13 komisione në Parlamentin e Kosovës, raporton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Nga 38 komuna sa ka Kosova, asnjëra prej tyre nuk udhëhiqet nga femrat

Qëllimi i këtij hulumtimi është që të analizojë nivelet e tanishme të pjesëmarrjes së grave në politikë dhe proceset vendimmarrëse në Kosovë, si dhe të vë në spikamë sfidat kryesore me të cilat femrat kosovare përballen në rrugën e tyre drejt avancimit të pozitës së tyre në politikë. Për nxjerrjen e këtij hulumtimi është përdorur metoda kualitative, duke u shërbyer me burime primare dhe sekondare.

Si burimi primare janë shfrytëzuar ligje, rregullore që kanë të bëjnë me temën, përderisa si burime sekondare janë shfrytëzuar mediat elektronike si dhe raporte të ndryshme hulumtuese relevante të publikuara nga institucionet vendore.

Përkundër fushatës elektorale shumë premtuese në kontekstin e avancimit së pozitës së femrës në politikën kosovare me rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2010, në listat e partive kosovare nuk pati madje asnjë kandidate femër për pozitën e të parës së komunës.

Shkalla e pjesëmarrjes së grave në politikë si dhe qasja e tyre në vendimmarrje mund të mirren parasysh si treguesit kryesorë të barazisë gjinore në një shoqëri. Përqindja e vendeve që zënë femrat në parlament, ndihmon qartazi për të gjykuar mbi demokracinë e një vendi. Barazia gjinore në vendimmarrje duhet të shikohet në kontekstin se a janë femrat në gjendje që të marrin apo të ndikojnë në vendimet publike njëjtë sikurse burrat.

Edhe pse femrat përbëjnë gati gjysmën e popullatës së Kosovës, është e paimagjinueshme pjesëmarrja e tyre e ulët në politikë dhe në jetën publike. Normalisht, në një vend ku gati 50% e popullsisë përbëhet nga gjinia femërore, pjesëmarrja në pozicionet vendimmarrëse të gjinive do të duhej të ishte në të njëjtat kuota.

 Korniza ligjore për promovimin e barazisë gjinore në Republikën e Kosovës janë nxjerrë një varg ligjesh dhe politika të cilat kanë për qëllim arritjen e barazisë së femrave dhe meshkujve në shoqëri dhe mënjanimin e pabarazisë gjinore ekzistuese ne nivele udhëheqëse.

Shprehimisht, neni 7, paragrafi 2 i Kushtetutës se Kosovës përcakton se: “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabartë për pjesëmarrje të femrave dhe meshkujve në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe fushat e tjera shoqërore.

”Për më tepër, neni 71, paragrafi 2 i po kësaj kushtetute thekson se “Përbërja e Kuvendit të Kosovës do të respektoj parimet e barazisë gjinore të cilat janë të pranuara në pajtim me parimet mbi barazinë ligjore i miratuar në vitin 2009, përcakton pjesëmarrje të barabartë të femrave dhe meshkujve në organet e të gjitha niveleve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe në institucionet e tjera publike.

Por megjithatë, me gjithë ekzistimin e bazës ligjore, kuotave gjinore të cilat garantojnë pjesëmarrjen e femrave kosovare në të gjitha proceset vendimmarrëse, kyçja e tyre reale në procese të rëndësishme vendimmarrëse është ende shumë e kufizuar. Femrat janë të tejkaluara nga meshkujt thuajse në të gjitha fushat me përgjegjësi.

Sfidat e grave në politikë dhe partitë politike si plëngprishëse Një ndër arsyet kryesore kontribuuese në marigjinalizmin e femrave në politikën kosovare është mungesa e vullnetit politik të lidershipit partiak që të fusin kandidate femra në listat e tyre. Partitë politike janë çelësa për avancimin e pjesëmarrjes së plotë të grave në procesin politik.

Themelimi i forumeve të grave brenda këtyre partive ose futja e tyre në fund të listave të tyre partiake nuk mjafton. Ato duhen të zhvillojnë mundësi reale që gratë të marrin role udhëheqëse. Shpeshherë ndodh që inkuadrimi i femrave në partitë politike të vendit të bëhet vetëm sa për ngjyrim gjinor, dhe shumë rrallë ndodh që ato t’i kandidojnë për poste të larta.

Hapësira që grave i ofrohet në partitë politike të vendit në praktikë tregon se ato shfrytëzohen vetëm si numra dhe se janë aty ku janë vetëm në emër të njëfarë barazie të stisur gjinore.

Elita politike dhe partitë politike në Kosovë kryesisht udhëhiqen nga meshkujt, të cilët gjithashtu duke pasur edhe hapësirën e duhur, dominojnë të gjitha proceset vendimmarrëse. Për të paraqitur më qartë realitetin politik kosovar, shembulli më i mirë është se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë ndonjë kandidate grua për kryetare të ndonjërës prej komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat