Nderimi dhe vizita nesër te varri i Presidentit Rugova, gur prove për Albin Kurtin, Kryemnistër!

Opinione

Nderimi dhe vizita nesër te varri i Presidentit Rugova, gur prove për Albin Kurtin, Kryemnistër!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 3 shkurt 2020 Në ora: 07:11
Ibrahim Rugova dhe Albin Kurti

A do ta do ta vazhdoj traditën nacional-shtetërore z.Kurti, pas votimit të sotëm n'Parlamentin e Republikës së Kosovës, Kryemnistër dhe kabinetit të Tij qeveritar.

Testi i parë dhe sfidues i z.Kurti dhe i kabinetit të Tij qeveritar, pasi të zgjidhet Kryeministër i Republikës së Kosovës nga Parlamenti i Kosovës, është pamedyshje, vizita n'Velani të arkitekti i pavarësisë dhe themeluesi i shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës, alias Presidenti historik Rugova.

Ky test sfidues për Albinin Kryeministër, bënë gurin e proves prej shtetari i cili e ka për zemër atdheun, dhe pertej saj ; e ka obligim moralo-poltike dhe detyrim nacional-shtetëror, të respektoj dhe nderoj, si dhe të përulët me pietet pra ikones së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, vend të cilit z. Kurti merr besimin e përfaqësuesve të Sovranit, t'i sherbej si Kryeministër për një mandat kushtetues.

Nëse z.Kurti me kabinetein e Qeverisë që drejton, nuk dënjon ta bëjë një veprim dhe akt shtetëror dhe prej shtetari, jo vetëm si akt kurtoazie, por ma shumë se kaq, atëherë do bënte një lëshim t'pahijshëm dhe t'pafalshëm për vete dhe kabinetin, dhe një sjellje e tillë do turpëronte Kryemnistrin Kurti dhe t'gjithë qytetarët besnik të Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe demokratik, projekt nacional i përhershëm i presidentit historik Rugova.

Të tjerët Kryemnistra para Tij, që të gjithë e kanë vizituar Presidentin historik Rugova n'Velani, përfshi edhe ata të cilët ishin kundershtarë të eger politik, dhe ma shumë se sa kaq, ata të cilët mbahen përgjegjës për instruktimin dhe urdhërdhënjën e vrasjeve me atentate poltike të bashkëpunëtorëve të ngusht të të Presidentit Rugova, që nga Enver Maloku e deri të Ukë Bytyqi.

Pas Hashim Thaqit, n'cilësinë e Kryemnistrit, s'fundmi e nderoj dhe respektoj me Kryemnistri Haradinaj, sikurse edhe presidentet : Sejdiu, Pacolli, Jahjaga dhe z.Thaqi si president i tanishëm.

Nderimi me vizitë e bënë shtetar z.Kurti,e kundërta, zuzar!

Mentorët të cilet i sygjerojnë z.Kurti që t'mos e nderoj me vizitë tek varri presidentin historik Rugova, nuk e duan z.Kurti dhe Kosovën, ngase nuk e deshën dhe s'respektojnë veprën kolosale të liderit karizmatik dhe shpirtëror të shqiptarëve n'përgjithësi dhe presidentin historik të Dardanisë antike-Kosovës në veqanti, Dr.Ibrahim Rugova.
Neser z.Kurti, n'cilësinë e Kryemnistrit, duhet të ndaj sikur me thikë, t'kaluarën e Tij "poltike", n'thelbin e së cilës ishte, lufta me mjete apolitike dhe jokonvencionale e rrugëtimit të Kosovës dhe shqiptarëve në këto tridhjetë vitet e fundit të projektit nacional të Levizjes politike kombëtare të fundviteve të 80-ta me Presidentin historik Rugova n'krye të LDK-së dhe Republikues së Kosovës.

Nderimi dhe mosnderimi, gur-prove për z.Kurti !

Z-Kurti, ka rastin t'bëjë kthesen historike në ndergjegjën personale dhe të Levizjes të ciles i prinë, duke çmuar e vlerësuar veprën unikale të Presidentit historik Rugova, dhe brezit të Tij, të cilët me veprën e tyre jetësore n'sherbim të kombit dhe atdheut, i sollen dritën kombit dhe lirinë atdheut.

Ka nga ata të cilët nga urrejtja, smira dhe injoranca, e mbeshtesin z.Kurti në shmang'jën e vizitës dhe nderimit tek varri i Presidentit historik Rugova, duke arsyetuar e justifikuar nga motive dhe premisa nga ma të ndryshmet, por n'fund të fundit, pozita kushtetuese e Kryemnistrit është para se privilegj, obligim dhe detyrim moralo-politik dhe shtetëror.

Përndryshe, me mos nderimin me vizitë tek varri i Presidentit, z.Kurti mbanë anën e rreth 10% të qytetarëve të Kosovës të cilet e votuan, biles , as të atyre jo, ngase shumica e anëtarësisë dhe e votuesve të z-Kurti dhe të LVV-së, nderojnë dhe respektojnë figuron kolosale të dr.Ibrahim Rugova dhe kontributin e Tij të jashtzakonshëm për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të Kosovës.

Mbi 90% e qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk janë n'Vetëvendosje dhe nuk votuan z.Kurti, derisa mbi 90% e qytetarëve të Kosovës, Kryemnister i të cilëve do jetë në mënyrë legjitime dhe legale ky i fundit, do ndjehëshin të fyer dhe të poshtëruar me mos-vizitën dhe nderimin tek varri i Presidentit Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat