Si do të qeverisë Albini

Opinione

Si do të qeverisë Albini

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 3 shkurt 2020 Në ora: 07:23
Albin Kurti

Arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje është një lajm i mirë për Kosovën!Në këtë pikë po pajtohen që të gjithë! Por lind pyetja se si do të qeverisin këto dy parti, kur siç paralajmërojnë partitë opozitare shqiptare AAK, Nisma e ndonjë tjetër si dhe Lista serbe,do të jenë kundër kësaj qeverie,për të cilën kanë thënë se edhe nuk do ta votojnë fare këtë qeveri,apo qeverinë Kurti siç po e quajnë disa?!Kjo do të thotë se që në nisje kjo qeveri, pra qeveria Kurti do të hasë në pengesa dhe në kurtha të ndryshme mbase edhe të pakapërcyeshme?!

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Kurti kanë zënë të themi kushtimisht mjaftë „armiq“ sa ishin në opozitë. Nuk kanë lënë mjet pa përdorur kundër qeverive të mëparëshme,shpeshëherë edhe me metoda të ndaluara me ligj siç ishte gazi lotësjellës në Kuvend?!

Thonin se këtë e bënin për të mbrojtur Republikën nga ata që ishin në qeverisje,të cilët nuk hezitonin sa t‘i quanin edhe tradhëtarë që po e shisnin Republikën?!Në një kohë të rrugëtimit politik e kishin me vete edhe AAK-në dhe liderin e saj të famshëm me pseudonimin Rambo, alias Ramush Haradinajn?!

Dhe ky Rambo, alias, Ramush Haradinaj dhe partia e tij kanë dalur hapur kundër këtij koalicioni dhe qeverisë në ardhje Kurti?!

Kush mund ta garantojë këtë koalicion dhe qeverinë në ardhje Kurti se nëse jo nesër,në seancat e ardhëshme të kuvendit,Rambo me sejmenët e tij edhe mund të ndezin në kuvend bombola gazi lotësjellës, siç bëri Albini dikur?!

Pastaj nuk ka ditë të lume që Rambo mos ta quaj Albinin mashtrues, i cili sipas Rambos,nuk di të qeverisë?! Kur të kihen parasyshë të gjitha këto pengesa dhe shumë të tjera që mund t‘i nxisë edhe PDK-ja e mbetur në opozitë pas kaq vitesh qeverisjeje, Albini me Isen vështirë se do t‘a qojnë deri në fund qeverisjen siç kanë premtuar?!

Në popull thuhet: mos bën krejt çfarë mundesh,sepse në fund gjithçka kthehet kundër teje?! Albini me sejmenët e tij sa ishte në opozitë nuk ka lënë gjë pa bërë?! Mbetët të shihet se çfarë do të bëjë tash kur të hyp në karrigën e pushtetit?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat