Ish pushtetarët, tani në opozitë me subjektet e tyre politike, në një valle me Listen serbe?!

Opinione

Ish pushtetarët, tani në opozitë me subjektet e tyre politike, në një valle me Listen serbe?!

Nga: Hafiz Shala Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 07:31
Hafiz Shala

Është e rëndë që t’i dëgjosh klithmat e retorikës së paraardhësit Millosheviq, tani, Vuqiqi, Gjuriqi dhë të Rakiqi të cilët nga Beogradi deklarojnë se nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti por do të jenë në institucione. Asgjë e re nga perkrahësit e Millosheviqit-Vuqiqit.

Është heret ta bëjë ketë kërkesë ende pa u votue Qeveria por, atë moment që ta merrë dritën e gjelbërt sigurishtë jo nga Lista serbe por, fatëkeqësishtë sipas deklaratave të udhëheqjeve politike partiake tani në opozitë, flasin më të njejtën gjuhë. Dmth. Nuk e votojnë Qeverinë Kurti.

Thirrje publike për zotin Haradinaj

Zoti Haradinaj, ty, nuk të takon të jesh në këtë grupë sepse, ti ke bërë ma tepër së këta të PDK-së të cilve ti ishe ai që jau hjeke nga dora korigjimin, ndarjën dhë coptimin e kosovës nga treshja: Vuqiq, Thaqi, Rama më ndërlidhësin e tyre, Baton Haxhiu Stanishiqin. Këtyre jau zbulove planët ogurzezë dhë, kjo do të jetë vepër e jote e cila të ngritë në piedestalin ku duhesh të jeshë. Votoje Qeverinë për Kosovën për heronjët ndër të cilet ndër të paret, janë, Luani e Shkelzeni e shumë të tjerë.

A ka ma rëndë, a ka ma tragjedi dhe a ka shemti më të madhe kombëtare që të jeni në nji zë më Listen serbe mu sikur i ashtuquajtur “Kori i Djelmoshave té Vjenës “( kori i djelmoshave të vjenës është nji kor i cili këndonë më nji notë. Këtë e kamë përjetuar vetë në vitin 1978 në krye të nji delegacioni në Austri kur Kancelar ishte Bruno Kranjski i cili edhe organizojë pritje).

Qeveria Kurti, pra bashkë më partnerin bashkëqeverisës së, LDK-në, duhet bërë më dije së në institucionet e Kosovës nuk mundë të tolerojnë veprime konform politikave dhë direktiva të Beogradit në Republikën e Kosovës.

Nuk mundet ministri në Qeveri më qenë kundër Qeverisë së shtetit të tyre, Kosovës sepse ata jetojnë në këtë shtet e dashen ose jo, nji veprim të tillë duhet të nderpritët bazuar në Kushtetutës dhë Ligjeve të Republikës dhë Kosovës.

Detyrë prioritare e Qeverisë pos tjerash është që, veriu të frymojë dhë sillët sipas ligjeve të Kosovës, posaqërisht kur është në pyetje përdorimi i gjuhëve dhë simboleve të cilat në veri veprojnë sikur të jenë nen ingerencat e shtetit serb.

Më këtë thirrje, nuk nenkupton që opozita të jetë heshtake gjatë gjithë kohës së të qenunit në opozitë por, për qeshtjet madhore dhë në raport më Serbinë, duhe të jenë të bashkuar, unik dhë të paluhatshem.

Shpresojë së deri të hënën në orën 11 kur duhet të votohët Qeveria, të analizoni më qetësi së, bashkangjitja Listës serbe pér mosvotimin e kësajë Qeverie, do tu mbetët nji shenjë e zezë në jetën dhë karierën e juaj politike.

Duhet pasur kujdes në momentet e kthesave historike. Ato, nuk përseritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat