Shfryerja psiko-patologjike e ish-deputetëve të mëparshëm kundër Albin Kurtit me rastin e inaugurimit të tij kryeministër

Opinione

Shfryerja psiko-patologjike e ish-deputetëve të mëparshëm kundër Albin Kurtit me rastin e inaugurimit të tij kryeministër

Nga: Ali Kelmendi Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 18:54
Ali Kelmendi

Institucionet janë shenuar si mostër regullative, që nënkupton programme të shoqërisë për sjelljen e individëve. Fjala Institucion është synonim për një „Institut“, ku në një mënyrë përmban njerëz, si p.sh. një burg, një spital, në Universitet ose pasi që tani e kemi fjalën për Kuvendin si institucion më i lartë i një shteti. Mirëpo, gjuha si gjuhë është institucioni i parë, me të cilen njeriu bie në kontakt. Pohimi tingëllon ndoshta çuditshëm, por gjuha është objektivizim      (gjykim) i së vërtetes.

I ndëruari z. Albin Kurti, Kryeminister i posazgjedhur i Qeverisë së Re.

Po filloj me një proverb “Dihet së Nasradini kishtë qenë njeri i mençur. Në ndërkohë lajmërohet edhe një i mençur tjetër. Degjon mbreti dhe i dërgon njerëzit e tij që t’ia sjellin. I gjejnë të dytë dhe duke shkuar rrugës, Nasradini kërcen në një bashqe dhe e merr një kumbull. Ky tjetri e pyet së çka po të duhet! Nasradini i përgjigjet. Nuk shkohet të mbreti duarthatë. Ky i mençuri tjetër e merr  një bostan të madh(shalqin). Kur afrohen të oborri mbretëror u thojnë të dyve të presin, ndersa, këta ua japin dhuratat për mbretin. Kur kthehën, siç u kishte thenë mbreti t’i burgosin dhe në mengjes t’ua fusin të dyve në prapanicë. Tërë natën Nasradini qeshte, ku tjetri i thoshte pse po qesh ore!  A e din se çka do të na gjenë neser të dyve. Nasradini  i thotë së e din dhe së atij ia nxenë kumbullen, port ty si do ta nxenë bostanin »

Ti Albin me fjale të pa vërteta e ofendime të rënda do të kalosh diqysh me (« kumbullen »), po si do të kalojnë këta të tjerët me hajni, krim, vrasje, tradhti e me  (« bostanat ») !!!

Duke e shikuar programin televiziv nga Kuvendi i Ri u gëzova dhe u emocionova aq shum në inaugurimin tuaj si Kryeminister të kësaj Qeverie të kësaj Legjistrature të shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Fjalimet e ish - deputetëve të legjistraturave të më parshme, aq fort më turpëruan dhe më zhgenjyen, sa që edhe unë po e imagjinoj, që zonja  Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, do të ma ipte fjalën si individ nga rrethi i sovranit t’u kundërpërgjigjem ish - deputetëve  të qeverisjeve të mëparshme të PAN-it.

Edhe unë po filloj me pyetjet ndaj jush z. Albin Kurti, siç janë :

-Zoti Albin Kurti, gjatë dhe pas luftës sonë të përgjakshme, a e vrave ndonjë kundërshtarë, politikan, luftetarë apo ndonjë njëri të pafajshëm si vepruan bashkëluftëtarët e krahut të luftës. „Helbet“ kallxoje ndonjërin prej atyre 108 njerëzve që i përmendi Prof. Jusuf Buxhovi, të cilet u vranë si kundërshtarë të një mendimi ose partie tjetër ose të ndonjë të formacionit tjetër si p.sh. ushtarët e FARK- ut në kohën kur nuk kishte asnjë serbë në Kosovë.

Unë dhe i gjithë populli e dimë që nuk i vret vëllezërit tuaj, nuk je njeri i tillë se nuk ke zemër të tillë, por je njeri i pendës, mendjes dhe i politikës

Zoti Albin Kurti, të akuzuan së  nuk e pranove flamurin,  që e skenuan mu këta që po të kritikojnë, dhe që një pjesë dërmuese e sovranit së ka përqafuar edhe aq. Në skenimin e tij është vendosur edhe harta e Republikës së Kosovës, e kopjuar sipas kufirit administrativ dhe e ngritur në kufinjë shtetërorë.

 Ata që po lardërohem me të, të parët e grisën e shqyen, duke ia dhenë Maqedonisë Veriore më së 2.500 hektarë. Pastaj, prap e grisën duke ia dhenë Malit të Zi 8.270 hektarë të Rugovës Kreshnike. Ndersa, folësi i PDK-së z. Kadri Veseli thoshtë asokohe para Ratifikimit të Demarkacionit në Kuvend, së Kosova nuk po e humb asnjë milimetër të tokës së saj dhe njëkohesisht nuk po e humb fare sovrantetin e saj???!!!

Ose unë – Ali Kelmendi, që i solla nga Bibliotekat Europiane e posaqërisht nga ajo e Univerzitetit të Bernit dhe i shpërndava qindra harta dhe Atllase botërore dhe librin mbi të Vërteten për kufirin e vjetër Ҫakorr – Hajlë – Zhleb, në  të cilat ishin shënuar dhe trashëguar nga ish – Jugosllavia, kufijtë administrativ të Kosovës së sotme ose Kadri Veseli nuk e paska ditur së çka na qenka sovraniteti i një shteti dhe humbja e integritetit territorial. Z. Kadri ke qenë shum gabim në përceptimin dhe kuptimin e sovranitetit!!! Ndoshta edhe nuk e din së q’është sovraniteti apo nuk ke dashur ta dije?!

Z. Albin, të akuzojnë ty, dhe në vendet publike ta vendosin para teje flamurin e Kosovës, për të treguar që ata qenkan patriotë të medhenjë?! Antari i tyre, emëri i të cilit nuk po me kujtohet së a quhej Faik apo ndryshe, i cili asokohe e kalli dhe e shkeli në vendin publik flamurin Dardan të Presidentit Rugova, si antar i UҪK-së dhe tani veteran i saj!!! A ka më turp, nëse e dinë së ç’është turpi!!!

Z. Kurti çdo akuzë që po të bëhet nga foltorja, e ka prapavinë e saj; ne pastërtinë tënde, gjelozinë dhe aftësinë tënde, vullnetin dhe obligimin  tënd për të nxjerrë në pah padrejtësitë që ju benë këtij populli që pas luftës e këndej. Qeveritë e mëparshme nuk ndërmorën kurrgje për tî nxjerrë në dritë si vrasjet, zhdukjet, moskthimin e të vrarëve, dhunimet, shkatërrime, plaçkitjet dhe dëmet e luftës etj. Në të kundërten pasi që u fitua lufta me aleatet, në tavolinë gadi po i humbim të gjitha si: shtetësinë dhe kufijtë e saj, pasi që ia „futem vetit“ përmes Hashimit me fusnoten, e tjetërsuam territorin tonë dhe në dukje ndoshta mund të vazhdojë edhe tjetra me humbjen e Veriut të Mitrovicës etj etj.

Të te gjithë ta kanë frikën, përshkak të  te kaluarës së tyre. Këtyre nuk u intereson e ardhmja jonë! E kanë hallin e Gjykatës speziale dhe para syve e kanë birën e minit si shtepi të fundit të tyre. Të gjithë janë në mbrojtje të saj, të mos të del në shesh inkriminimi i gjërtanishem i shtetit. Boll e hëngren. I frigove me Vettingun në bashkëpunim me aleatet, për korrupsionin i cili po ua shtin ethet kur përmendet, dhe që është kusht nga BE dhe PE për heqjen e vizave. Kësaj radhe me kaq, se mos po dalldisën dhe luajnë mendsh?!

Urime z. Albin posti i Kryeministrit dhe Vjoses posti i Kryeparlamentares dhe u priftë e mbara juve dhe mbarë Kosovës tonë martire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat