Albin Kurti është Kisinxheri, jo vetëm i Kosovës, por edhe i Ballkanit 

Opinione

Albin Kurti është Kisinxheri, jo vetëm i Kosovës, por edhe i Ballkanit 

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Nëse nuk e saboton faktori i brendshëm politik  shqiptar, ky Kisinxher shqiptar, një ditë të afërt, do të laurohet edhe me Çmimin Nobel për Paqe për suksesin dhe për arritjen e tij  në krijimin e klimës, të rrethanave dhe të marrëdhënieve paqësore, të mirëbesimit, të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë dhe miqësore mes shqiptarëve dhe popujve të tjerë, duke e shndërruar kështu Ballkanin në një oazë-zonë paqësore të Evropës  së integruar dhe demokratike.

***Kryeministri i ri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka asnjë nevojë për predikime dhe moralizime politike nga ata liderë politikë  të dështuar  dhe nën hipotekë për korrupsion, për krim të organizuar e për plaçkitje të popullit dhe të Kosovës.

*** Ka plotësisht të drejtë avokati ynë i nderuar shqiptar Spartak Ngjela, që Albin Kurtin e ka cilësuar si “fenomen të ri politik në Ballkan”.

Nuk ka dyshim se Albin Kurti është një personalitet i tillë  i ditur, me vision, i vendosur,  i “armatosur” politikisht, diplomatikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

Prandaj, shqiptarët jo vetëm në Kosovë, por në mbarë terrritoret e Shqipërisë etnike, duhet të ndihen të lumtur, që Albin Kurti ka ardhur në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në kuptim të gjerë, që tash mund ta them se Albin Kurti nëse e ka mbështetjen e Amerikës dhe të aleatëve perëndimorë të saj, do ta zgjidhë problemin kolonial të shqiptarëve në Ballkan. Mbi këtë bazë, do t’i pajtojë shqiptarët me serbët, me grekët, me sllavomaqedonët dhe me malazezët. Kjo  do të jetë strategjia afatgjatë gjeopolitike dhe diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare e Albin Kurtit-Kisinxherit të Ballkanit.

Për këtë fenomen të ri politik dhe për Vetëvendosjen, qysh para dhjetë vitesh, pata shkruar se, duhet të merren shumë seriozisht  kërkesat dhe kritikat e tyre naga ana e oponentëve në pushtet, sepse që nga themelimi dhe veprimi i tyre racional politik, demokratik, kombëtar e shtetëror në mbrojtjen e interesave vitale të popullit dhe të Kosovës, dëshmuan gatishmërinë, seriozitetin, guximin dhe aftësinë e tyre politike në shtruarjen dhe në artikulimin e kërkesave të tyre të drejta për pavarësimin dhe për qeverisjen demokratike të shtetit të Kosovës.

Pra, që nga formimi, Lëvizjs Vetëtvendosje e deri më 6 tetor 2019, duke falënderuar  forcave centrifugale të saj me Albin Kurtin në krye, teorikisht dhe praktikisht dëshmoi se ishte OPOZITA POLITIKE MË E FUQISHME, MË DEMOKRATIKE, MË E ZËSHME, MË RACIONALE DHE  MË SHPRESËDHËSE PËR NDRYSHIMIN E STATUS QUO-S , JO VETËM NË KOSOVË, POR EDHE NË BALLKAN.  Dhe, kështu ndodhi pas dy dekadash në opozitë, së fundi, më 6 tetor 2019 fitoi zgjedhjet parlamentare demokratike, ku fenomeni Albin Kurti fitoi postin e kryeministrit të qeverisë së kolaicionit (LDK+LV) të Republikës së Kosovë, të cilën e verifikoi edhe Kuvendi i Kosovës, më 3 shkurt 2020.

Moralizimet e vjetra politike, nuk i ha “pazari” i Qeverisë së Re të Albin Kurtit !

Në vend të përqafimit të fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, përkatësisht të qeverisë së re të koaliiconit LV dhe LDK- me kryeministrin e ri të saj, Albin Kurti në krye, disa deputetë të  PD-së në opozitë, si dhe një deputet i Nismës, tanimë të dëshmuar si  antivetëvendosje, më 3 shkurt 2020, në seanën e Kuvendit të Kosovës, të thithurrur për të miratuar Qeverinë e Re të Albin Kurtit, shfrytëzuan rastin, që të dalin prej “temës”, në vend se ta votonin qeverinë e re LDK+LV, ata gjetën “alibi” që mandatarin e ri të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ta sulmonin me kritikat e tyre perverse, të shemtuara dhe shpifëse të strategjisë së fushtavae parazgjedhore të marketingut politiko-propagandistik për t’i mashtruar dhe manipuluar votuesit si këtu e 20 vjet më parë.

Mirëpo, të gjitha ato “kritika” të shfaqura në seancën e sotme të parlamentit të Kosovës(3 shkurt 2020) nga oponentët e Albin Kurtit, nuk duhet të merren parasysh, sepse janë tendencioze, të paqëndrueshme dhe subjektive që mbrojnë vetëm interest heterogjene të liderëve të derisotëm korrupsionistë politikë dhe të grupeve të tyre të interest, jo të popullit e as të ndërtimit, të zhvillimit dhe të lulëzimit të shtetit të ri të Kosovës.

 Këtë mjerim dhe katastrofë ekonomike, sociale dhe politike, tanimë e kanë vërtetuar 20 vitet e shkuara, ku më se 40% sundon varfëria dhe papunësia, si dhe me qindra e mijëra kanë braktisur Kosovën, si dhe sshtetësinë e saj.

Prandaj, të gjithë ata liderë politikë (presidentë, qeveritarë dhe kuvendarë), që popullin  e kanë sjellë në shkopin e lypësarit dhe të varfnjakut, si dhe Kosovën  në një kuazishtet të dobët dhe pa kurrfarë perspektive (vetëm për të sunduar, pasuruar dhe për të jetuar  vetë, me familjet, me grupet dhe me partite e tyre si baronë dhe sheikë të paprekshëm dhe të pazëvendësueshëm) , nuk kanë kurrfarë të drejte ta kritikojnë, ta shpifin, e për më tepër, dhe ta “mësojnë” personalitetin, patriotin dhe demokratin Albin Kurti, sepse gjatë  20 vietve të shkuara në opozitë ka dëshmuar se është edhe vlerë humane, njerëzore, etike, politike, kombëtare dhe atdhetare, që është truri, zemra, syri dhe veshi i popullit dhe i atdheut-Shqipërisë Etnike. Pa dyshim se, ky vision, ky durim, kjo qëndrueshmëri, kjo sacrificë, kjo dituri dhe kjo dashuri e tij ndaj popullit dhe atdheut, tanimë  e sollën në pushtet, sepse fitoi votat e duhura  dhe të merituara në zgjedhjet parlamentare demokratike të Kosovës, më 6 tetor 2019.

 Fenomeni politik Albin Kurti, është shpëtimi i Kosovës dhe i faktorizimit të politikës shqiptare në Ballkan

Me formimin e Qeverisë së Re LV+LDK me Albin Kurtin në krye, do të marrë fund absolutizmi, krimi, plaçka, hajnia, shfrytëzimi, nepotizmi, oligarkizmi, sektarizmi, autoritarizmi, burokratizmi, padrejtësia, pasiguria, papun֝ësia, varfëria, pabarazia, korrupsioni dhe mafia politike,  si dhe ekzodi sistemtik, që përditë po e redukton numrin e popullsisë së Kosovës.

Kjo do të jetë strategjia e re agjendës kombëtare dhe shtetërore e Qeverisë Albin Kurti (LV+LDK).

Ndaj, kushdo që ta kundërshtojë këtë strategji që është në funksion të mbrojtjes së interest të çdo qytetari dhe të shtetit demokratik të Kosovës, sigurisht se do të përballet me sanksione përkatëse ligjore dhe kushtetuese, pa pardon nga ana e insntitucioneve dhe të organve të Qeverisë së re të Kosovës.

Natyrisht se, me këto ndryshime të reja rrënjësore në favorin e përmirësimit të kushteve themelore të ekzistencës dhe të  standardit të jetesës  normale të qytetarëve të Kosovës, që të mos jenë në plan të dytë  e të tretë nga  klasa e pasur sunduese dhe nga pushtetarët milionerë dhe miliarderë, nuk do të pajtohen leht plaçkitësit, uzurpatorët, korrupcionistët dhe shfrytëzuesit e ndryshëm, të cilët veç kapitaleve dhe pasurive të tyre pronësore-latifundiste, ata qe 20 vjet kanë “pushtuar”  edhe qeveritë dhe parlamanetet e Kosovës, duke vjelur paranë e taksapaguesve të derdhur në buxhetin e Kosovës.

Prandaj, është e pajustifikueshme dhe e turpshme, që  pa  filluar nga puna Qeveria e koalicionit LV+LDK, të dalë ndokush qoftë në parlament apo jashtë tij, ta vërë në shënjestër kryeministrin e ri Albin Kurti, gjoja  se ia “nuk qenka patriot”; “nuk po e njohka shtetin e Kosovës”…,e broçkulla të tjera, “përralla me mbret” siç thotë një fjalë popullore.

Sa më sipër, të mos harrojmë të bëmat e zeza dhe çnjerëzore të oponentëve të Lëvizjes Vetëvendosjes, të urrjetësve dhe të armiqve politikë të Albin Kurtit, të cilët jo më pak se 20 vjet për t’i ruajtur kolltukët dhe miliardat e tyre, e kanë shpifur dhe e kanë akuzuar pa asnjë argumnent dhe, pa asnjë të drejtë, se kinse “Albin Kurti  dhe Vetëvendosja ishin kundër interesave të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore në Kosovë”. Sa turp!

–Ky ishte shkaku kryesor që Albin Kurti për dy dekda rresht nuk u votua nga populli i mashtruar dhe i manipuluar nga blerësit dhe nga shpërdoruesit e votave të tyre për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat