Kurti anashkalon Presidentin historik Rugova!

Opinione

Kurti anashkalon Presidentin historik Rugova!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 19:38
Fatmir Bajraj

Në vend të urimit:

Esullim dhe këndellje nga nihilizmi dhe narcizozmi kronik, z.Kurti.

Smira dhe inatet deri n'urrejtje të figures kolosale të presidentit historik Rugova, të bëjnë të vdekur që në "lindje", pra vdekatar dhe t'pa gjurmë në analet e historisë kombëtare.

Ky fakt, do duhej të trazoj ndergjegjën e fjetur nacionale të shqiptarëve n'përgjithësi dhe të atyre të Dardanisë antike-Kosovës në veqanti !
Në fjalen e Tij të rastit, pas votimit nga Parlamenti dhe betimit n'Parlament të z.Kurti Kryemnistër dhe kabinetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në fjalën e rastit, Kryemnistri i posazgjedhur, përmendi figurat emblematike të historisë kombëtare, që nga Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, e deri të Hasan Prishtina, Fan Noli dhe Adem Jashari, por nuk zuri n'gojë, emrin e themeluesit të shtetit sovran dhe t'pavarur, Kryemnistër i të cilit u zgodh sot, pra Presidentin historik Rugova.

Zoti Kurti, imitoj Edi Ramën, dhe jo Salih Berishën, Ismajl Kadarën dhe Dritëro Agollin në vlerësimin e figures ma emblematike të shqiptarëve pas Kastriotit, dhe ky fakt, ma shumë se sa turp, është krim mbi të djeshmën, të sotmën dhe të ardhmën e Kosovës dhe shqiptarëve.

Sa i madh është Kurti ?

Në tempullin e demokracisë parlamentare, aty ku përfaqësuesit e popullit, përfaqësojnë në mënyrë simetrike zërin autentik të Sovranit, pra në Kuvendin e Republikës së Kosoves, në të cilin, shtetarë dhe burrshtetas me nam të gjithë botës demokratike, vlerësuan lartë figurën e Ikones së pavarësisë së Kosovës, arkitektin e saj, presidentin historik Rugova, duke i atribuar vlerat dhe meritat gati ekskluzive për lirinë, pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, duke u nisë nga gjenerali amerikan,Klark, ish Ministri i mbrojtjes së Britanisë së madhe, Xhorxh Robertson, Richard Hollbruk, ish sekretarja e shtetit Mendlin Ollbrajt, Hillari Klinton, dhe Presidentet ; Klinton, Bush dhe Obama, dhe shumë tjerë në Bashkësinë Nderkombëtare, dhe vjenë z. Kurti, një vdekatar i zakonshëm që vije n'krye të ekzekutivit dhe anashkalon Presidentin historik Rugova në prezencën dhe n'koalicion qeverisës me LDK-në e Ibrahim Rugovës, në Dardaninë Tij Antike-Kosovë, dhe në lirinë e fituar falë vepres së Tij jetësore...!

Pushteti shkon e vije, dhe pushtetarët si Kurti, janë vdekatar !

Një fyrje e tillë, institucionit të Republikës së Kosovës, institucion n'krye të të cilit është zgjedhë z.Kurti, dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës, dhe n'prani të deputetëve të Legjislatures së shtatë, para mediave dhe korit diplomatik, z. Kryemnistër, fyenë edhe qytetarët e Republikues së Kosovës, duke abuzuar me pushtetin qysh n'pesë minutat e parë të jetës së Qeverisë Kurti.

LDK-ja, duhet të reagoj dhe nuk guxon t'lejoj që t'kaloj në heshtje kjo fyerje e z.Kurti dhe ky abuzim dhe poshtërim i ndergjegjës kolektive nacionale, gjë të cilen nil ia ka borgj Kosova dhe qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat