Përulem para juve qytetar shqiptar të Republikës së Kosovës

Opinione

Përulem para juve qytetar shqiptar të Republikës së Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 20:54
Hafiz Shala

Ishit çlirimtar ndaj regjimit të Millosheviqit

Jeni qlirimtar për qkapjën e shtetit, dhë kthimin e dinjitetit të vetëvetës

Është ora 4:30 e mengjesit në Prishtinë( 6 orë dallim në kohë), 10:30 në New York. Edhe pse zgjohem heret, megjithate e caktova orën në telefon që të më zgjojë për ta përcjellë punimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjumi më doli edhe ma heret sepse kur bjenë më kasavet, as gjumë të mirë nuk bënë.

Por, ma në fundë, erdhi dita për juve qytetar të nderuar, për mue kënaqësi e posaqme dhë e paharrueshme.

Une, si shtetas i këtijë shteti qlirimtar, shtetëkrijues, Shtetët e Bashkuara të Amerikës, nuk i kamë përjetue praktikishtë vuajtjet e juaja qoftë ballafaqim më problemet ditore, më padrejtësi më nenshtrime e shantazhime, por, besomani së psiqikishtë kamë qënë jo pak i ngarkuar.

Por, erdhi dita e juaj, erdhi dita të cilën ju e caktuat, erdhi dita të cilen ju vëndosët për ndryshimin e madhë për largimin nga pushteti i atyre të cilët, juve ju lanë në harresë, ju nenqmuen dhë abuzuan deri në maksimum dhë, edhe më dhunë jau kërkuan votën.

Së në duar të kuajtë kishit qenë, u vërejtë sot gjatë debateve të tyre të flakta e të zjartta, kërcënuese, nenqmuese e poshtruese që, po ti përktheshe në qeverisjen e tyre të deritanishme, e vërtetuan së sa vështirë e përjetuan largimin nga pushteti i, atyre që u akuzuan për krim, korrupcion dhë nepotizëm.

E sulmonin Albinin sikur ky i largojë nga pushteti.

Jo, populli i largojë në mënyrën ma të vendosurn nga pushteti, por, “faji “ i mbetet sovranit i cili më votën e tyre i caktojë dy kandidat të cilët do ta jau qojë amanetin në vendë e ata ishin zoti Albin Kurti dhë zonja Vjosa Osmani që, më nji diferencé të vogël, zoti Kurti u zgjodhë Mandatar për Kryeministër të Repunlikës së Kosovës.

Thirrje dhë porosi për organet e sigurimit dhë trupërojet e zotit Kurti që, ta trefishojnë kujdesjen si trupëroje poashtu edhe stafi protokolar.

Duke u nisur nga diskutimet e shumta posaqërishtë nga kryeshikisti Kadri Veseli më zavëndësit e tijë që, akuzohën për vrasje të shqiptarve para gjatë e posaqërishtë pasë lufte të cilet më siguri së do të inicohen këto raste të pazbardhura deri më tani.

Paniku kryesor të të larguarve ishte theksimi i pjesës ku do të aprovohet ligji për konfiskimin e pasurisë së jashtëligjëshme dhë ligji për Vetingun bashkë më ndërkombëtaret.

Ishte e rëndë dhë tragjikomike kur udhëzime jepshin keqëpërdoruesit dhë nepotistet si Fatmir Limaj dhë të tjerët e PDK-së, të cilet sot nuk e zunën fortë në gojë anipse kryeshikisti e kishte zgjedhë si temë kryesore “ luftimin e korrupcionit”.

Qytetar të Republikës së Kosovës, ju urojë fitorën e madhe dhë, qlirimin e dytë, kësiheri jo nga Serbia por nga pushtetarët.

Gëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat