Urime Albin Kurti posti i merituar, Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Opinione

Urime Albin Kurti posti i merituar, Kryeministër i Republikës së Kosovës!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 15:44
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

*** Ata shqiptarë që nuk e njohin dhe, në çfarëdo forme e përdhosin Flamurin Kombëtar Shqiptar, nuk e kanë vendin as në presidencë, as në qeveri e as në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

-Që ditën e parë  në krye të detyrës si Kryeministër i POPULLIT dhe i SHTETIT të Kosovës, e fillove me mesazh të kristaltë të mirë dhe të mbarë gjithëkombëtar, sepse  nuk e tradhtove idealin dhe as parimin ndaj vlerave dhe FLAMURIT KOMBËTAR të UÇK-së, por edhe njëherë, para gjithë botës dëshmove se, ai Albini që dikur , gjatë luftës ishte së bashku me BACËN ADEM DEMAÇI në UÇK dhe si kryelider i LV-së në opozitë (jo më pak se 15 vjet), edhe sot, nuk pësove kurrfarë metamorfoze   në shpërfytyrimin e idealit, të besës, të parimit, të etikës e të patriotizmit,  mbete  po i njëjti, edhe sot në pozitë si Kryeministër nën dritën e artë të Flamurit Kombëtar Shqiptar. Me vendosjen e Flamurit të Skënderbeut në zyrën e Kryeministrit, pa dyshim se ua “qepe” gojën atyre  armiqve të brendshëm, që dikur të akuzonin gjoja për “mosnjohjen e flamurit shtetëror të Ahtisarit, Por, ja që erdhi dita, e, e  vërteta doli në shesh, se Albin Kurti, edhe sot, si Kryeministër e njeh flamurin shtetëror të Kosovës krahas flamurit kombëtar shqiptar, sepse pa këtë flamur shteti i Kosovës nuk do të kishte asnjë kuptim, kur dihet se nën këtë Flamur të Seknderbeut kanë luftuar bijtë dhe bijat më të mira të UÇK-së me kryekomandanin e tyre historik legjendar, Adem Jashari, i cili për Kosovë e për Shqipëri, sakrifikoi 59 anëtarë samiljes Shaban Jashari në Prekzin heroik të Drenicës së Azem Bejtë Galicës.

Pra, krahas flamurit shtetëror të Kosovës, edhe flamuri kombëtar shqiptar, patjetër, duhet të valojë dhe të vihet në çdo zyrë të institucioneve dhe të organeve shtetërore të Republikës së Kosovës , sepse për këtë FLAMUR janë derdhur lumenj gjaku për mbrojtjen e identitetit kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë etnike në Ballkan (XV-XXI).

Ai që e njeh UÇK-në, e njeh edhe Flamurin kombëtar shqiptar, edhe Republikën e Kosovës, edhe Shqipërinë Etnike

Në këtë kuptim nuk ka asgjë absurde, asgjë iracionale, asgjë kontestuese dhe asgjë antietike, asgjë antiligjore dhe asgjë antikombëtare, antidemokratike dhe anicivilizuese evropiane, sepse e gjithë Evropa dhe bota e di se Flamuri i Skënderbeut, i Ismail Qemailit dhe i Adem Jasharit, është simbol kombëtar dhe shtetëror (pavarësisht çka thotë Kushtetuta e Ahtisarit në fuqi)  i shqiptarëve nën të cilin ka luftuar trimi ynë legjendar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Mic Sokoli, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem Bejta, Ismail Qemaili, Bajram Curri…, dhe Adem Jashari me UÇK-në e lavdishme heroike  për ta çliruar Kosovën nga Serbia pushtuese gjenocidale dhe barbarike (1989-1999).

Prandaj, Urime z. Albin Kurti, dita e parë në zyrën tuaj të  stolisur edhe me Flamurin Kombëtar Shqiptar krahas Flmaurit Shtetëror të Republikës së Kosovës. Kësaj i thonë, DITA E MIRË SHIHET NË MËNGJES!

– Z.Kryeministër i merituar, i zgjedhur me votën  e lirë legjitime dhe demkratike të popullit (6.tetor 2019), të priftë e mira dhe e mbara  në shërbim të popullit dhe për popullin, në shërbim të zhvillimit, të përparimit dhe të lulëzimit të shtetit parlamentar, kombëtar, demokratik, paqësor dhe  të së drejtës të  Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. –URIME NGA ZEMRA!

Së fundi, shumë thjesht, pa asnjë politizim   të “ hollë filozofik”, e duam dhe e japim jetën për Flamurin Kombëtar, sepse jemi pjesë e pandashme e Kombit Shqiptar (ky është identiteti ynë).

Po ashtu, e respektojmë dhe e duam Flamurin Shtetëror, sepse  dëshirojmë dhe, do të përpiqemi deri në fund, që të jemi pesë e pandashme dhe iuntegruese e BE-së, e NATO-s dhe e Amerikës demokratike, e cila, krahas luftës kryengritëse dhe çlirimtare  kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së kundër agresorit pushtues gjenocidal serb, ka meritat më të mëdha historike për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës.

-Faleminderit UÇK!

-Faleminderit Amerikë!

-Falemidnerit NATO!

-ZOTI IU BEKOFTË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat