Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi

Opinione

Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Republikën e Malit të Zi

Nga: MA. GENC MEKAJ Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 14:07
MA. GENC MEKAJ

Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi janë marrdhënie të mira por që janë zhvilluar në stade të kohë pas kohëshmë, duke mar parasyshë dhe ndikimet e komunitetit serb që ndodhet brenda në Malin e Zi si dhe ndikimet nga Serbia dhe Rusia mbi këtë shtet të vogël.

Sipas raportit të institutit Kipred theksohet se: Në mesin e katër shteteve fqinje, Mali i Zi ka marrëdhënie bilaterale me Kosovën që janë vetëm jo të këqija, dhe, kësisoj, ky, sa i përket cilësisë së marrëdhënieve bilaterale me Kosovën, është i renditur i treti ndër katër fqinjët e Kosovës, dhe vetëm i shtati në rajon. Ngjashëm me marrëdhëniet të  shkëlqyera dhe shumë të mira të Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë respektivisht, marrëdhëniet jo të këqija me Malin e Zi përftohen nga rezultati i tërësishëm që Mali i Zi e arrin në aspektet fundamentale të marrëdhënieve të veta bilaterale me Kosovën (KIPRED, 2014).

Duke u bazuar në  atë  që  u cek më  lartë  nga studimi, raporti i vitit 2014 në  lidhje me marrëdhëniet e Kosovës me Malin e Zi, marrëdhëniet dhe raportet mes të dy vendeve deri me tani kanë treguar progres në rrafshin politiko-diplomatik si dhe në atë ekonomik, duke kaluar në  marrëdhënie me rezultative dhe me të  konsoliduara mes të dyja vendeve.

Mali i Zi ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe ka përkrahur të gjitha nismat për antarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në  rrafshin politiko-diplomatik marrëdhënie të mira fqinjësore Kosova ka me Malin e Zi. Mali i Zi ka ndjekur përafërsishtë të njëjtat veprime si Maqedonia ndaj Pavarësisë së Kosovës. Kosova e ka mbështetur pavarësinë e Malit të Zi në vitin 2006, pas shkeputjes së  Unionit Serbi-Mali i Zi, ndërsa Mali i Zi e ka njohur Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Duket sikur njohja nga Mali i Zi dhe Maqedonia ka ardhur në një lëvizje të koordinuar, meqë që të dyja vendet përballeshin me një “krizë marrëdhëniesh” të ngjashme me Serbinë, që Malin e Zi e kërcënonte, njësoj si edhe Maqedoninë, që marrëdhëniet do të përkeqësohen nëse Mali i Zi e njeh Kosovën (KIPRED, 2014).

Njohja e Kosovës nga Mali i Zi nuk u mirëprit nga Serbët gjë që bëri që Serbia të tërhiqte Ambasadorin e saj nga Mali i Zi dhe të deklaronte që Ambasadori malazez nuk ishte i mirëseardhur në Serbi. Pati dhe protesta nga opozita pro-serbe në Malin e Zi. Shkaktarët e këtyre veprimeve të ndërmarra nga ana Serbisë  ishin:

  • Armiqësia e Serbisë  ndaj Kosovës,
  • Etnia serbe në  Mal të  Zi e cila përbën përafërsisht 30% të  popullatës,
  • Shkëputja e Malit të  Zi nga Unioni Serbi-Mal i Zi kishte vetëm 2 vite.

Hapa përparimtarë janë bërë edhe në çështjen e trajtimit të minoriteteve. Kosova pas pavarësisë ka njohur pakicën malazeze në Kosovë, duke i dhëne mbështetje institucionale, ndërkohë që shqiptarët e Malit të Zi gjithashtu luajnë një rol me rëndësi në zhvillimin ekonomik dhe procesin e integrimeve evropiane në Mal të zi (Albeu, 2014).

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm dhe Integrimeve Evropiane të Malit të Zi, Igor Lukshiq, gjatë  një  pritje të  ish-Ministrit të  Jashtëm të  Kosovës Hashim Thaqit në Podgoricë kishte deklarur: Mali i Zi do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat e bashkëpunimit, sidomos në shkëmbimin e përvojave që ndërlidhen me proceset euroatlantike.
“Me këtë takim ne po vazhdojmë marrëdhëniet e mira që ne i kemi ndërtuar. Vitin e kaluar ne kemi nënshkruar nëntë marrëveshje, derisa shumë të tjera janë në proces të nënshkrimit. Kusht për suksesin e integrimeve evropiane janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”(Ambasada e Republikës së  Kosovës në  Podgoricë, 2015)

Mali i Zi është në fundin e listës sa i përket numrit të marrëveshjeve të nënshkruara me Kosovën, nëse bazohemi në mesin e shteteve të rajonit që e kanë njohur Kosovën dhe kanë nënshkruar marrëveshje me Kosovën. Marrëveshjet e nënshkruara në mes të dyja vendeve nuk janë në numër aq të madh. Ato marrëveshje që janë nënshkruar mes dy vendeve kanë të bëjnë me bashkëpunimin në dogana dhe me regjistrat themelorë të personave për qëllimet administrative.

Kosova dhe Mali i Zi e kanë  pasur të pazgjedhur çështjen e demarkacionit gjë  e cila ka zgjatur shumë  kohe dhe ka krijuar polemika sidomos në  shtetin e Kosovës. Në  lidhje me qështjen e demarkacionit në vitin 2016 Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç kishe deklaruar se: ‘’Ratifikimi i vonuar i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Podgoricës’’(KlanKosova, 2016). Kjo dëshmon që Mali i Zi ka qenë  dhe është i interesuar që të këtë marrëdhënie të  mira me shtetin e Kosovës, duke i përdorur në  mënyrë  reciproke për interesa të dy vendeve, si dhe me qëllim që të shërbëjnë  edhe për stabilitetin e rajonit në  përgjithësi.

Marrëveshja e demarkacionit është kryer në vitin 2018 mes të dyja vendeve. Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje të dy vendet kanë bërë progres në raportet reciproke, po ashtu, duke dhënë  shembull për rajonin në lidhje me raportet e fqinjësisë së mirë, si dhe duke bashkëpunuar drejtë  integrimit Europian.

Gjatë  një  fjalimi Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Kadri Veseli në  vitin 2019 në  lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Malit të Zi tha: “Ne sot jemi të lumtur që Prishtina dhe Podgorica ndajnë të njëjtat pikëpamje mbi nevojat aktuale të rajonit dhe të ardhmen e tij. Mbi këtë bazë, të dy vendet tona janë duke zhvilluar marrëdhënie shumë të mirë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët’’(Ekonomia, 2019).

Në  rrafshin ekonomike në mes të Kosovës dhe Malit të Zi marrëdhëniet mund të  thuhet se janë në një vijë  linare të cilat në vazhdimësi po përjetojnë ndryshime dhe forcime duke u bërë hapa drejtë  bashkëpunimit sa me të madh nga të dyja vendet. Pas në nshkrimit të  demarkacionit kjo vrehet në  masë më të madhe. Takimet në mes krerëve të dy shteteve gjithmonë e më shumë  po tregojnë progres dhe interesim në intensifikimin e marrëdhënieve mes të  dyja vendeve në fushën ekonomike si dhe në  të  gjitha fushat.

Gjatë vitit 2018, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte pritur në takim ministrin për Transport dhe Çështje Detare të Malit të Zi, Osman Nurkoviq. Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar raportet e mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke thënë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fusha konkrete si infrastruktura, transportin tokësor dhe ajror. “Me Republikën e Malit të Zi, kemi ndërtuar raporte të mira fqinjësore, por jemi të interesuar që këto raporte bilaterale të forcohen edhe më shumë në aspektin ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare”, tha kryeministri Haradinaj (Zyra e Kryeministrit, 2018). Gjithashtu gjatë  këtij takimi u diskutua mundësia e ndërtimit të tunelit që lidhë Pejën me Rozhajën si dhe heqja e taksave për qytetarët e Kosovës të  cilët vizitojnë  Malin e Zi.

Bashkëpunimi në mes odave ekonomike të dyja vendeve gjithashtu është një progres në  marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.  Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu tha, [kishte deklaruar në  vitin 2018] bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Malit të Zi duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera në vend. “Këmbimi tregtar, lëvizja e qytetarëve, investimet në infrastrukturë dhe turizmi janë aktivitet që i karakterizon raportet me Malin e Zi. Me Odën Ekonomike të Malit të Zi kemi një bashkëpunim që duhet të jetë shembull edhe për institucionet tjera”. “Bashkëpunimi ekonomik me Malin e Zi nuk duhet të shikohet si bashkëpunim konkurrues, por së bashku duhet të gjejmë forma të bashkëpunimit që ekonominë tonë ta shtrihen edhe në vendet tjera. Sa i përket këmbimit tregtar bilanci është pozitiv dhe duhet të punohet që këta indikator për përmirësim”(Informatat.com, 2018).

Në mes të dyja vendeve janë  në nënshkruar disa marrëveshje të cilat nuk janë në  numër aq të madh por të cilat ndikojnë në  raportet mes të  dyja shteteve duke bërë që të këtë  progres dhe interesim për intensifikim të marrëdhënive në të ardhmen si dhe gjenerim më të  madh të raporteve fqinjësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat