Arsimi është testi i parë i shpresës dhe ndryshimit

Opinione

Arsimi është testi i parë i shpresës dhe ndryshimit

Nga: Fadil Maloku Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 22:47
Fadil Maloku

Universitetet Publike(UP) në Kosovë, për mendimin tim do të duhej të bëheshin qendra studimore dhe sosh ekspertizash, ashtu siç është në gjithë botën e civilizuar:

FAKTOR IMPAKTI, gjerë tani ishte një ndër kriteret më të rëndësishme për vlerësimin e punës shkencore dhe akademike në UP, mirëpo praktikat e gjertanishme shkencore nëpër botën demokratike, kanë dëshmuar se tregues më domethënës dhe më kredibil lidhur me avansimet e gradave shkencore se sa INDEKSI I CITIMIT,tash për tash s’ka…

Këto kritere mendojë se duhet futur pa hamendje edhe në UP.

Si shtrohet pyetja?

Në kuadër të fakulteteve, psh. do të duhej të përzgjedhën kordinatoret e Instituteve shkencore të cilët do të prodhonin Projekte të karakterit nacional… Pra, do të bënin studime ekskluzive me dobi nacionale;

Gjithashtu, mendojë se do të duhej të formohej me proceduara të shpejta një MUTUAL TRUST, midis MASHT-t, Rektoratit dhe Institucioneve tjera që merren me probleme nacionale të arsimit në Kosove:

· Reforma për arsimin tonë s’është ndonjë luks i veçantë, por para së gjithash një nevojë imediate e akomodimit dhe e përshpejtimit të kompetivitetit shoqërisë dhe ekonomisë sonë me hapësirat euroatlantike:

· Reforma dosido duhet pranuar si një ofertë që garanton se do të kultivojë padyshim partneritetin dhe kohabitimin me standardet më të larta evropiane:

· Reforma në UP-ës, është kusht thelbësorë për demokratizimin e shoqërisë kosovare…

· Reformës në UP-ës, DEFINITIVISHT duhet t’i paraprijë një DEPOLITIZIM, DEPARTIIZIMIM, dhe një DEKLANIZIM i thellë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat