Taksë apo reciprocitet?!

Opinione

Taksë apo reciprocitet?!

Granit Hyseni Nga Granit Hyseni Më 8 shkurt 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Pas shumë e shumë diskutimeve, pas afro 4 muajve, mes dy partive të para (VV & LDK) që dolën fituese në zgjedhjet e tetorit të 2019-ës u arrit dakordimi për qeverisje të përbashkët, kështu duke bërë manovrime mes posteve e përzgjedhjeve të ndryshme që karakterizonin takimet e tyre të shpeshta, herë të tensionuara e herë me relaks.

Sido që të jetë ujdia mes këtyre dy subjekteve u arrit dhe morrën në supet e veta përgjegjësinë për të udhëhequr vendin tonë në të cilin nuk është thuajse aspak në pozitë të favorshme diplomatike e as politike të brendshme, por nëse ka qëllim dhe vizon të mirëfilltë shpresa për përmisim do të dukej më e arritshme.

Një ndër problemet kryesore që po e preokupon vendin tonë është Taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e miratuar në atë kohë nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj që në zhargonin gjeo-politik dhe të brendshëm hasi në shumë vështirësi e polemika, por që në këtë pikë asnjëherë qeveria Haradinaj nuk lëshoi pe, përkundër presioneve të vazhdueshme nga brenda dhe jashtë saj.

Por, tashmë me ardhjen në pushtet të qeverisë Kurti kjo qështje po merr hov tjetër duke e zëvendësuar atë me nocionin Reciprocitet e që në masë të madhe po kundërshtohet nga ish-qeveria e kaluar kinse akt tradhtar e fatal për shtetin tonë. Por, në vazhdën e zhvillimit të vendit tonë ky koncept po përkrahet nga akterë politik të SHBA-ve dhe shteteve europiane të cilat ndër të tjerash potencojnë se do të ishte një hap i madh drejt finalizimit të dialogut me Serbinë si dhe do ti hapte rrugë Kosovës për zhvillim ekonomik dhe strategjiko-politik.

Që të dyjat, si reciprociteti por edhe taksa 100% e kanë efektin pozitiv për shtetin tonë. Veqse të dyjat e kanë kohën dhe vendin e duhur pasiqë politika duhet zhvilluar asi soji. Me vendosjen e taksës më 2019 Kosova tregoi që mundet të ketë edhe ajo impakt të saj në replikimin e politikës regresiste dhe të pa edukuar të Serbisë me lobimet e saj shpifëse si dhe me politikën e degjeneruar shoviniste. Por, nësë vazhdon ky miratim ende të jetësohet atëherë vështirë që do të kemi një vazhdim të negociatave ne mënyrë stabile dhe se më këtë shteti serb mund të justifikohet kinse Kosova nuk është e interesuar të hap rrugë për negociatë të mëtutjeshme, si dhe me këtë Kosova do të mbetej po në atë shkallë dhe do të kishte tejet problem të vazhdonte tutje për progres gjeo-politik dhe ekonomik.

Reciprociteti është modeli më i qëlluar i kohës së tashme ndoshta dhe të ardhmes ngase me reciprocitet Kosova po që do të tregohej më e pjekur politikisht por edhe do ti shtonte presion tutje Serbisë që të ndaloj tutje politikën e saj mbi lobimin e anti njohjes së pavarësisë së Kosovës, ku nëse Serbia prap nuk “merr vesh” atëhere edhe ne mund ta aplikojmë taksën 100% edhe disa vendime tjera që do të ishin në disfavor të shtetit serb. Kështuqë me reciprocitet ne do të ishim më në favor të politikës amerikane dhe europiane ngase do te tregohej impakti kosovar në zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik dhe politik në konceptin bilateral.

Kështuqë, taksën e provuam, e treguam forcën si shtet se qfarë mundemi të bëjmë ne, por të provojmë edhe Reciprocitetin që të dëshmojmë edhe njëhere forcën si shtet poashtu edhe maturinë për zhvillimin strategjiko-ekonomik në favor të Kosovës.

Kuptohet, jo të eksperimentohet tutje më qështjen e vendit tonë !!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat