Reciprociteti me Serbinë është e vetmja masë e cila mund ta sjellë normalizimin e marrëdhënieve midis agresorit (Serbisë) dhe viktimës (Kosovës)..?

Opinione

Reciprociteti me Serbinë është e vetmja masë e cila mund ta sjellë normalizimin e marrëdhënieve midis agresorit (Serbisë) dhe viktimës (Kosovës)..?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:33
Shkruan: Rexhep Elezaj

Është gabim i madh politik i ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vazhdon të mendon dhe beson se vendosja e taksës ndaj produkteve dhe mallrave të Serbisë do e detyron Serbinë që ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Sepse, bisedimet e mbajtura deri me tash me Beogradin zyrtar, si dhe ato që do vazhdojnë të ndodhin në muajt në vijim, në asnjë variant nuk kanë guxuar dhe nuk bënë të mbahen me moton; “o njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, o nuk do ketë heqje të taksës ndaj mallrave të saj..”, sepse kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë formulë e gabuar juridike dhe politike në dëm të Kosovës, sidomos në arenën ndërkombëtare!

Taksa si masë ndëshkuese ka kuptim vetëm nëse ajo vendoset si masë reciproke tregtare dhe ekonomike, e cila, deshe s’deshe, si masë politike bisedimet e deritanishme Prishtinë-Beograd i ka shndërruar në dialog për statusin e Kosovës, dhe ky permutacion politik, pra statusi i Kosovës në asnjë mënyrë nuk ka guxuar dhe nuk mundet të bëhet temë në tryezën e bisedimeve Kosovë-Serbi..!?

Prandaj, RECIPROCITETI politik, ekonomik, kulturor, sportiv dhe historik ndaj Serbisë, të cilin ka kohë që e ka paralajmëruar kryeministri i ri, z. Albin Kurti, është e vetmja formulë dhe akt juridik-administrativ, tregtar, ekonomik dhe politik, e cila si kategori dhe masë bilaterale e ka efektin e tij të plotë, kur si shtet je i detyruar ta zbatosh të njëjtën masë ndaj një shteti tjetër i cili zbaton masa të njëanshme dhe të dëmshme ndaj shtetit tënd, siç ka bërë dhe vazhdon të bënë pa fije turpi Serbia ndaj Kosovës që nga mbarimi i luftës e deri me sot..!?

Është Serbia ajo e cila i ka vendos masa diskriminuese shtetit të Kosovës, duke filluar nga mosnjohja e pavarësisë së saj, mosnjohja e dokumenteve të udhëtimit, diplomave shkollore, masa tregtare, mosnjohje të tabelave të automjeteve të udhëtarëve dhe transportuese, fushata e pandalshme në botë për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës, propaganda e pistë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESC-o, Interpol, etj., thua sikur nuk ishte ngopur me masakrat, gjenocidin, dëmet dhe tmerret e luftës që ia kishte shkaktuar popullit shqiptar dhe Kosovës, për të vazhduar me diskriminime të rënda ndaj shqiptarëve, vetëm se Kosova ishte çliruar nga krimet e saja dhe me ndihmën e fuqive të mëdha botërore ishte bërë shtet i pavarur..!?

Kështu që, ndaj në shteti agresiv, armik dhe diskriminues siç vepron regjimi i Serbisë ndaj Kosovës, masa e vetme dhe efikase e cila është dashur qysh nga mbarimi i luftës të vendosej ndaj saj, ka qenë masa e Reciprocitetit të plotë dhe pikë për pikë identike me masat e saja diskriminuese ndaj Kosovës, por mjerisht një gjë të tillë nuk e kanë ndërmarrë pushtetarët tanë miopë, arsyet për të cilin jo veprim janë të njohura për ata të cilët i njohin politikanët tanë të dobët dhe frikacak, të cilët e kanë udhëhequr Kosovën për interesa të tyre personale e jo për interesa të popullit..!?

Për njohësit e mirë të marrëdhënieve dhe raporteve ndërkombëtare në fushën e njohjeve të shteteve midis tyre, çështja e pranimit ose mos pranimit të pavarësisë së një shteti, është e drejtë ekskluzive dhe e pacenuar e secilit shtet në botë, pa marrë parasysh hapësirën gjeografike, peshën ekonomike apo ushtarake të tij, dhe, se është kështu kemi me qindra raste sot në botë, kur shtetet nuk e njohin pavarësinë e njëri tjetrit. Pra, nisur nga ky parim i të drejtës ndërkombëtare asnjë shtet në botë, në krye me miken tonë të madhe, SHBA-të, kur e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nuk është nisur nga ideja apo supozimi, se a do ta njoh apo jo Serbia pavarësinë e Kosovës. Andaj, kjo normë e të drejtës universale të popujve për pavarësi dhe sovranitet vetanak, kështu që mbetet çështje e Serbisë se a do ta njoh pavarësinë e Kosovës një ditë apo asnjëherë, andaj ndërlidhja e taksës-tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë që hyjnë në Kosovë, madje si kusht që ajo ta njeh Kosovën si shtet të pavarur, ishte gabim dhe hap kundër produktiv, ani se si masë tregtare ka pasur efekt pozitiv për Kosovën, por jo edhe ndikim që Serbia të detyrohet ta njeh shtetin tonë dhe pavarësinë e tij. Përkundrazi..!?

Ja vetëm disa shembuj në botë që shtetet nuk e njohin njëri tjetrin; Izraeli qe 71 vite nuk e njeh Palestinën si shtet të pavarur, mbi 20 shtete arabe nuk e njohin Izraelin si shtet të pavarur, Turqia nuk e njeh Qipron veriore si shtet qe 46 vite, dhe anasjelltas, me dhjetëra shtete afrikane nuk e njohin njëri tjetrin, Anglia me dekada nuk e ka njohur shtetin e Irlandës veriore, Kina nuk e njeh Tajvanin si shtet të pavarur, dhe kështu me radhë deri në pambarim. Prandaj, është sa absurde, po aq naivitet të besohet se Serbia do ta njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të taksës së Kosovës në mallrat e saja, të cilën ia ka vu ish qeveria e Ramush Haradinajt, e në të cilën ai ende vazhdon të thirret si ndonjë “vlerë” e madhe e qeverisjes së tij dyvjeçare.

Prandaj, këtë masë të cilën miqtë tanë amerikanë po kërkojnë me ngulm që ta heqim, besoj se qeveria e re në krye me z. Albin Kurtin, kryeministër, menjëherë do ta kthej në masë të plotë të Reciprocitetit ndaj një shtetit armik i cili ka bërë gjenocid të tmerrshëm ndaj shqiptarëve në Kosovë hiç më larg se 20 vite më para, siç është Serbia fashiste e cila pa iu kërkuar kurrë falje shqiptarëve vazhdon të mos heq dorë nga hegjemonizmi i saj i egër ndaj takova dhe pasurive natyrore të Kosovës..!?   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat