Katër minutat e Alketës që bënë histori vlerash

Opinione

Katër minutat e Alketës që bënë histori vlerash

Kastriot Aliaj Nga Kastriot Aliaj Më 9 shkurt 2020 Në ora: 15:05
Alketa Vejsiu

Megjithëse jemi kombi më i vjetër i Evropës, nuk kemi mundur të shpalosim dhe të tregojmë vlerat tona, që na lidhin brenda nesh, por edhe në bashkëpunim me popujt e tjerë. Kombi ynë shquhet për kode të veçanta vlerash, që qëndrojnë në themelet e dinjitetit tonë, mikpritjes, bujarisë besnikërisë etj. Por jo më pak janë dhe vlerat në botën e muzikës, të gdhendur në faqet e historisë, si Nexhmije Pagarusha, Vace Zela, që do të mbeten në kujtesën tonë yje të pashuar.

Në gjurmët e tyre janë emrat e zëshëm sot në botë, si Dua Lipa Rita Ora, e deri tek fituesi i edicionet të vitit 2018 i Sanremos kantautori Ermal Meta.Por emri i Ermalit si kantautor, nuk ka qenë lehtë për t'u ngjitur në majat e muzikës, ashtu si edhe Dua Lipa e Rita Ora, por falë aftësive këmbënguljes dhe pasionit, sot janë në radhët e elitave në vendet ku militojnë.

Nuk u deshën më shumë se 4 minuta, që gazetarja, drejtuesja televizive dhe sipërmarrëse në Shqipëri, e ftuar në festivalin me emër të madh të Sanremos, të tregojë se kush janë dhe çfarë dinë të bëjnë shqiptarët. Ngjitja në skenën gjigande të Sanremos, bëri realitet ëndrrën e lapsit magjik që e mbante si hajmali për t'i sjellë fat. E magjishme dhe plot sharmë ajo u cilësua si uragan, me elokuencën e të folurit të gjuhës italiane, aq sa drejtuesi i këtij festivali Amadeus, do të shprehej se nuk mund ta ndjek dot. Nuk ishte aspak i befasishëm prezantimi i saj ,për të qënë në stafin drejtues të natës së tretë së bashku me Amadeusin dhe të ftuarën tjetër Georgina Rodrigues.

Portreti i Alketës do të përshkruhej me nota disi të vecanta si; "E molto bella,conduce i magiori programmi in Albania". Drejtuesi i këtij festivali që drejton edhe emisionin në RAI-1 "Soliti Ignoti" do të fliste gjatë për Alketën, që për pak minuta ajo befasoj dhe ekzaltoj shikuesit. Për ta njohur më mirë Alketën si ylli televizioni në Shqipëri, ajo nuk ka lindur në tokën italiane, do të vazhdonte Amadeusi, por në Shqipëri, në Tiranë më 1984.Disa nga mediat e përshkruan si një mix, ndërmjet Maria de Filipit, Chiara Ferangi e Delita Lotta.Para se ajo të bëhej një yll televizioni në Shqipëri, ajo ka bërë ushtarin e thjeshtë si punonjëse në radio. Por corriculumi i saj, megjithëse në moshë të re, ka treguar aftësi e cilësi të veçanta për të qenë dikush. Kështu ajo që në moshën 17 vjeçare, nw vitin 2001 fillon aventurën e shout televiziv, duke u bërë drejtuese e emisjonit"12 ëndrrat e një nate vere".

Suksesi i këtij emisioni, e motivoj për të mos u ndalur më në aventurat e konduktores.duke prekur majat e suksesit,jo vetëm brënda Shqipërisë por edhe jashtë saj deri në platenë e Sanremos. Ajo në televizionin Klan, ka sjellë frymën e emisioneve në versione të ndryshme, si; "Kërcim me yjet","X-Faktor,"Ka një postë për ty", "Aventurat e Peter Pan" etj.për të cilat ka veshur edhe rrolin e prodhueses.

Por duke vazhduar më tej thuhet se është themeluese e revistës "Klass",ka një panel për veshje nusesh, si dhe një studio fotografike. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ajo është edhe sipërmarrëse dixhitale, ashtu si kolegia e saj italiane Chiara Ferragni me 800 mijë ndjekës. Ajo nuk e ka fshehur kurrë simpatinë dhe ambicien për të ftuar në emisjonet e saj, protagonistë të televizioneve italiane, si Paola Perago, Lorella Cuccarini, balerinin e njohur Kledi Kadiu,i natyralizuar si shqiptaro-italian për sukseset e tij.Për këto e të tjera duke bërë ndonjë kapërcim të tepruar dhe të panevojshëm, u shpreh se Italia është brenda saj ashtu si gjaku që rrjedh nëpër vena.

Kjo eufori e saj erdhi edhe nga që për herë të parë një shqiptare bëhet pjesë e stafit drejtues të Sanremos së bashku me emra të tjerë të njohur por mbi të gjitha me aktorin e madh të humorit dhe filmave Roberto Benigni.Të gjitha këto figura e të tjera, që kanë demonstruar vlerat e kulturës sonë, sot janë jo thjeshtë një emër, por ambasadorë dhe përçues të identitetit tonë kombëtar në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat