Kosova ia arriti të dalë nga errësira serbosllave-ruse

Opinione

Kosova ia arriti të dalë nga errësira serbosllave-ruse

Musli Kabashi Nga Musli Kabashi Më 10 shkurt 2020 Në ora: 08:15
Sulmet e NATO-s në ndaj caqeve serbe Kosovë

Përkushtrim; Gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës- Vendimmarrësve për ndërhyrje të NATO-s në luftën e Kosovës, 1998- 1999- Herojnëve e patriotave kombëtarë të Kosovës e gjithë të tjerë dhe Amerikës e aleatëve të saj -Falenderimi;  Strukturave udhëheqëse që i pranuan kërkesat  politike të Minatorëve,1989domëthënje patriotike -historike se si luftoi trimi, Komantanti Legjendar Adem Jashari dhe sakrifikoj veten dhe familjen për lirin e Kosovës, që hyri në historinë e kombit shqiptar,që do jetë shembull për tërë gjeneratave e gjeneratave,se shqipëtari kurrë e kurrës nuk trembet nga Plumi për atdheun e tij dhe në rastse është në pyetje edhe familja sakrifikohet,por atdheun e dojnë shumë....

Duke shtuar se pjesa më e analizuar dhe e trajnuar përmes të dhënash të shumta është ajo e lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo është ngjarja nga nyjet themelore të historisë moderne shqiptare, që ka ruajtur vendlindjen tonë kombëtare, si dhe ka mësuar shqiptarët me shkollën e madhe të bërjes lirinë.

Nëntorët e periudhave të ndryshme historike lanë gjurmë të thellë në kujtesën tonë. Lirinë e fituan duke u betuar para flamurit kombëtar.

Gjenerata jonë duke i nderuar krijuesit e mëdhenjë të atyre nëntorëve, duhet të betohemi para flamurit për unitet kombëtar, mirëkuptim e tolerancë ndërmjet besimeve të ndryshme e mendimeve të ndryshme politike, për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të gjithë shqiptarët kudo që flasin, shkruajnë dhe e ndjejnë veten SHQIPTAR.Uroj që cdo nëntor të na sjell suksese të reja tërë kombit tonë.

Jo rastësisht se tre muajt mars të vitit 1997,1998,1999, janë të veçantë në jetën e stinëve tona, sepse aty fillojnë, pas një shekulli, siç thotë, rruga e madh e ardhjes së lirisë përmes sakrificës madhore e ushtarake të Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon, si dhe synon anëtarësimin në NATO, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian. Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p. K. u themelua Mbretëria Dardane.

Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, jo Serbisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate. Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989–1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997–1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund genocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999, ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga 112vende në mbarë botën,por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia që pretendon sovranitet mbi gjithë territorin kosovar.

Nga frika e copëtimit të viseve të banuara me shqiptarë në mes të mbretërive të sapoformuara ballkanike, shqiptarët themeluan Lidhjen e Prizrenit më 10 qershor 1878, tri ditë para fillimit të punimeve të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të rishikonin vendimet e Shën Stefanit.[34] Ndonëse Lidhja fillimisht u formua me mbështetjen e sulltanit, i cili shpresonte të shpëtonte territoret osmane, udhëheqësit shqiptarë vepruan shpejt dhe me sukses e kthyen lidhjen në një organizatë dhe eventualisht në qeveri kombëtare. Lidhja pati mbështetjen e arbëreshëve të Italisë dhe luajti rolin e faktorit bashkues në mes të shqiptarëve të ndarë në tri fe. Gjatë tri viteve të aktivitetit të saj, Lidhja u angazhua për krijimit e një shteti autonom shqiptar brenda Perandorisë Osmane, ngriti ushtri dhe zhvilloi luftë mbrojtëse. Më 1881, një qeveri e përkohshme u formua për të qeverisur Shqipërinë nën kryesinë e Ymer Prizrenit, të ndihmuar nga ministra të shquar si Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi. Megjithatë, ndërhyrja ushtarake e shteteve ballkanike, Fuqitë e Mëdha, si dhe Turqia i ndanë forcat shqiptare në tri fronte duke sjellë fundin e Lidhjes.

Në Kosovë u themeluan dhe funksionuan edhe organizata tjera të lëvizjes kombëtare, më e rëndësishmja prej të cilave ishte Lidhja e Pejës, e formuar po aty më 1899 dhe e udhëhequr nga Haxhi Zeka, veteran i Lidhjes së Prizrenit. Me platformë të ngjashme me paraardhësen e saj dhe me kërkesë për Shqipëri autonome, Lidhja e Pejës u shtyp më 1900 pas një konflikti të armatosur me forcat osmane. Më 1902, Haxhi Zeka u vra nga një agjent serb i mbështetur nga autoritetet osmane.

Kosova vijoi të luajë rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare, sidomos gjatë Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, kur luftëtarët shqiptarë çliruan pothuajse tërë vilajetin e Kosovës dhe marshuan ngadhënjimtarë në kryeqytetin e atëhershëm, Shkupin. Në këto kushte, Porta e Lartë osmane u akordua të njihte autonominë e shqiptarëve pa e njohur Shqipërinë si entitet politik, por menjëherë u tërhoq nga vendimi i marrë. Shpërthimi i Luftës Ballkanike dhe lojërat politike ua mohuan shqiptarëve përparësitë që u pritën nga fitorja e tyre ushtarake. Shtetet ballkanike, Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan me ushtritë e tyre territorin e Kosovës, përkundër kundërshtimit të udhëheqësve shqiptarë dhe letrave në formë proteste dërguar Fuqive të Mëdha. Më 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës që shpalli pavarësinë e Shqipërisë, delegatët e Kosovës votuan pro-pavarësisë duke e njohur Kosovën si pjesë së tërësisë tokësore shqiptare. Isa Boletini ishte pjesëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës, e cila nën presionin e madh të fuqive imperialiste — Rusisë dhe Francës — vendosi ta njohë pavarësinë e Shqipërisë me një territor vetëm sa një e treta e trojeve të banuara me shqiptarë. Territori i sotëm i Kosovës, i pushtuar nga Serbia dhe Mali i Zi, iu aneksua këtyre dy vendeve, të cilat ndoqën fushatë për shfarosjen e popullsisë shqiptare dhe kolonizimin e tokave të tyre.

Bashkimi me Shqipërinë veq është realizuar…

Qeveria shqiptare nuk eshte terhequr nga plani fillestar qe mundeson kalimin e Portit te Shengjinit ne sherbim te shtetit te Kosoves.

Pas qendrimeve te para në maj 2006, pala shqiptare duket se do te vendose perfundimisht shume shpejt per t’ia kaluar portin qeverisë së Kosovës. “Porti i Shengjinit do të jetë një port gjeneral për shkak sa ka lidhje me rrugën Durrës-Kukës, pra me aksin që e lidh me Milotin dhe me tej me Kosovën.

Ka një interesim nga qevert e Kosovës për të pasur një akses në Portin e Shengjinit, sikurse ka një vullnet pozitiv nga qeveria shqiptare për të bërë të mundur këtë akses.

Tani Kosova ka det –Serbia JO…

Kosova ka lidhje me detin nëpërmjet vendeve fqinj, Selanikut dhe Malit te Zi, si dhe nëpermjet Shqipërisë. Në këtë drejtim, Porti i Shengjinit është një  port shumë i pershtatshëm, i cili do të jetë i lirë për Kosovën Porti ka një gjatësi të kufizuar kalatash dhe perpunon anije mallrash me kapacitet deri 3000 tonë.

Problemin e kemi me viset tjera të shqiptarëve,të ndarë nga kjo Evrpë që na ndau në katër  shtete, Serbi, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi,tani Kosova ka detin e vetë, Porti i Shengjinit, në shërbim të Kosovës....

Po pra,askush nuk na pengon marredhënjet e mira dhe trektin,pushimet verore,biznese të ndryshme,politk,ekonomi,kultur,kufirin mundemi ta kalojmë sa here na kana,po a nuk i thonë kësaj bashkim?

Qeveria e re në krye me Albin Kurtin duhet ndjekur hapat kombëtarë,pasi veten po e paraqet shumë kombëtarë që Kosovën me ekipin e tij,por edhe nuk duhet anashkaluar opozitën,gjithë se bashku mundemi lirishtë shtetitin tonë,Kosovën ta adresojmë aty ku e ka ehe vendin….

Përkushtrim; Gjithë të rënëve për Lirinë e Kosovës- Vendimmarrësve për ndërhyrje të NATO-s në luftën e Kosovës, 1998- 1999- Herojnëve e patriotave kombëtarë të Kosovës e gjithë të tjerë,dhe Amerikës e aleatëve të saj -Falenderimi;  Strukturave udhëheqëse që i pranuan kërkesat  politike të Minatorëve,1989domëthënje patriotike -historike se si luftoi trimi,Komantanti Legjendar Adem Jashari dhe sakrifikoj veten dhe familjen për lirin e Kosovës,që hyri në historinë e kombit shqiptar,që do jetë shembull për tërë gjeneratave e gjeneratave,se shqipëtari kurrë e kurrës nuk trembet nga Plumi për atdheun e tij ,dhe në rastse është në pyetje edhe familja sakrifikohet,por atdheun e dojnë shumë....

Autori ish është  profesor i gjeneratës së prë të Fakultetit Filozofik,dega; Filozofi-Sociologji,themelues i se silës ishte profesori i nderuar, Akademiku Fehmi Agani, tani ish udhëheqës politik në disa pozita dhe drejtor e profesor shkolla e mesmes’’ Jeta e Re’’, Suharekë - tani Theranda. Tani si pensionist ka filluar të shkruaj libra dhe deri tani ju kane botuar disa vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat