Koordinimi i Kurtit me Thaçin, vetëm kur të ratifikohen politikat e jashtme në Parlament

Opinione

Koordinimi i Kurtit me Thaçin, vetëm kur të ratifikohen politikat e jashtme në Parlament

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 10 shkurt 2020 Në ora: 08:23
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Me miratimin e çdo vendimi rreth bisedimeve me Serbinë, së pari duhet të shqyrtohen e vlerësohen marrëveshjet e arritura të deritanishme, duke i shqyrtuar së për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, deri ku është arritur me zbatimin e tyre, e pastaj, mund të caktohen kornizat temat e ardhshme politike bilaterale lidhur me bisedimet më Serbinë.

Bisedat e Thaçit skutave të Brukselit, Parisit, Romës e Berlinit, private, gjysmëzyrtare dhe zyrtare, nuk duhet konsideruar legjitime, sepse me sa më kujtohet nuk kanë kaluar në Parlament temat specifike të aranzhuara nga Vuçiq, Thaçi e Rama, të cilat përmbajnë rreziqe krahasuar me esencën e tyre për interesat e Kosovës.

Nuk e konsideroj si komplet legjitime Thaqin në kuadër të bisedimeve më Serbinë, nese në të njejtën kohë nuk ka pasë autorizim për tema specifike. Kjo, për arsye se në fillim janë nisë si bisedime teknike e më vonë me pëlqimin e Thaçit, janë shndërruar në bisedime politike që rezoltuan deri të iniciativat për korrigjim apo ndarje të territorit të Kosovës.

Kjo, përpos që janë të papranueshme, janë pjesë e përgjegjësisë së Presidentit për tejkalimin e autoritetit jashtë kushtetues pasi bisedimet me Serbinë është deshtë t’i udhëheq Kryeministri.

Në pazaret politike për të krijuar koalicionin e territ, përfshirë edhe Listen serbe, u arrit marrëveshja që kjo detyrë t’i kalohet Presidentit.

Opozitë e nderuar, sot iu po e “bombardoni” Kryeministrin se po bashkëpunon me Listen serbe, me të cilët nuk bëri koalicion, por detyrimisht sipas Kushtetutës, atyre iu takojnë ministrit përndryshe po që se ankohen në Gjykatën Kushtetuese, ata, do ta fitojnë rastin dhe përseri detyrimisht është desht të futën si pjesë e Qeverisë.

Zoti Kurti, edhe gjatë fushatës elektorale i ka premtuar elektoratit se para së të fillojnë bisedimet me Serbinë së pari do ti shqyrtojë ato marrëveshje, për të cilat duhet të debatohet në Parlament e pastaj të caktohen kornizat për bisedimet e ardhshme më Serbinë.

Kjo është e vetmja mënyrë që ti ndalen Thaçit veprimet krye në vete dhe t’ia caktojnë rolin kushtetues që në të vërtetë e ka. Unë, jam shumë i bindur që zotin Kurti në krye të Qeverisë dhe zonjës Osmani në krye të Parlamentit, politikat e skutave dhe marrëveshjet e fshehta të treshës famekeqe, kanë vdekur.

Sepse, as njëri e as tjetri nuk janë të shantazhuar, të korruptuar as që janë në dosjet e Serbisë për bashkëpunim në interes të Serbisë e në dëm të Kosovës.

Në të vërtetë, zoti Kurti është në dosjet e Serbisë por si kundërshtar i rreptë dhe paluhatshëm ndaj tyre, si i dënuar më 15 vjet burgim si denoncues dhë mosnjohës i gjykatës së Serbisë dhe diktatorit Millosheviq thënë publikisht mediave ndërkombëtare si i burgosur, i cili jo që rrezikoi vazhdimin e burgosjes, por edhe rrezikimin e jetës.

Serbia, me siguri së, nuk e ka lehtë të bisedojë me Kurtin jo vetëm si intelektual me njohuri politike e universal, por i vendosur dhe i pa luhatshëm në kërkesat legjitime për të gjitha temat, për të cilat Serbia duhet t’i përmbush para çdo marrëveshje qoftë taksa 100% qoftë reciprociteti deri te njohja reciproke.

Është shumë me rëndësi se çka po kërkon, gjithnjë duke u bazuar në atë se Serbia ishte agresore, së Serbia është e papërmirësueshme nëse nuk je i vendosur dhe i paluhatshëm në kërkesa. Atë e lazdroi Thaçi, prandaj ajo ende mendon se politikat e Thaçit janë fuqi. Jo, Vuçiq, ato kanë ndërruar jetë sepse, sovrani ashtu deshti dhe ai, këtyre dy personaliteteve, zotit Kurti dhe zonjës Osmani ua dha besimin për t’i mbrojtë interesat e tyre dhe të Kosovës në përgjithësi.

Pra, duhet ta keni të qartë edhe ju e edhe opozita se politikat e deritanishme kanë përfunduar dhe atë në mënyrën më të turpshme.

Është shumë e rëndësishme që miqve tanë ndërkombëtar t’u thuhet e vërteta dhe e drejta e shtetit të Kosovës.

Jo pse ata nuk e dinë dhe nuk kanë njohur, përndryshe, ata na çliruan, ata na bënë shtet dhe ata, po mundohen që të na vëjnë në binar normal politik, ekonomik dhë diplomatik.

Problemi ka qenë se Hashim Thaçi ka fol e propaguar në interes të Serbisë dhe të vetin për shumë arsye. Ndër të tjera, Serbia i ka dosjet e tij si bashkëpunuese, deri te krimet e bëra ndaj shqiptarëve për çka, në bazë të akuzave publike thuajse të përditshme ose në çdo lloj paraqitje të familjarëve të vrarë në mënyra enigmatike, duhet të dalë para drejtësisë jo pranë gjykatave Kosovës të kapura e të kontrolluar nga ai pushteti, por nga Tribunali i Hagës për krimet në Kosovë, para lufte, gjatë lufte dhe pas lufte.

Shtrohet pyetja e thjeshtë dhë legjitime: a ka qenë dhe a është Hashim Thaçi personi i duhur për të zhvilluar bisedime me Serbinë? A duhet të ngritët përgjegjësia institucionale për konqesionet dhe dëmet e shkaktuara në bisedimet më Serbinë?.

Këto kërkesa janë të paanashkalueshme si kusht për t’i vazhduar bisedimet me Serbinë. Këtë, duhet bërë me dije edhe miqve tanë ndërkombëtar amerikan e evropian të angazhuar pëe përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë si kusht për njohje reciproke.

Taksa, këtë e kishte edhe qëllim parësor, pra politik para atij ekonomik.

Nuk mund të ketë bisedime të suksesshme dhe të qëndrueshme nëse këto çështje nuk janë më parë të definuara dhë të garantuara nga faktori ndërkombëtar.

Kosova nuk ishte agresore, por Serbia. Prandaj, kjo është pikënisja para çdo marrëveshje për marrëdhënie bilaterale si dy shtete sovrane.

Pra, nuk ka bisedime pa pranimin e shtetit të Kosovës i barabartë si shtet sovran për ndryshe bisedimet dhë marrëveshjet, nuk do të zënë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat