Lisi nuk thahet duke ja prerë degët por duke ja prerë rrënjët

Opinione

Lisi nuk thahet duke ja prerë degët por duke ja prerë rrënjët

Nga: Hafiz Shala Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:21
Hafiz Shala

E kush është rrënja e të keqës që po e mbanë lisin ende në jetë? Ai i cili ja ndërrojë vendin e fotos nga nji mur në tjetrin në të njejtin nivel të lartësisë por që, si dukët më arësye i pengonte zonjës Osmani si inspirim për të keqe ose humbje disponimi më të nisur punëspër ditë të mbar.

Hashim Thaçi si themelues i PDK-së tani fatëkeqësishtë në krye të shtetit, është ai që i ka në dorë frenjët e PDK-së,partia të cilin e rriti e ngriti e tani, kjo e fundit si gurë themeltar, nuk po mundë të pajtohet më fatin edhe të partisë të cilën sovrani e qiti në opozitëpor, edhe të Presidentit i duhet të largohen nga politika. PDK, duel në opozitë, presidentit po i luhatët karrika që nji kohë të gjatë e tani më levizjën e fotografisë, simbolizon dhe paralajmërimin e tijë largimin e tijë nga pushteti duke ja kërkuar përgjegjësinë institucionale për gabimët e bëra, për të qendrue në pushtet, për t’i ikur përgjegjësive ndaj akuzave që e ngarkojnë në shumë aspekte.

Zonja Osmani si nji Margaret Thaecher e Kosovës, do ta quaja une, e dijeshme, e guximshme dhe e sigurtë në vendimmarrje të ligjshme, ajo, edhe mundë të ndermerr hapa tjerë kushtetues për incimin e përgjegjësisë ndaj Presidentit të vëndit për të ja ndërprerë rrugën në veprimet e tijë të dëmshme për Kosovën ende të pa sanuara ato të deritanishme, sipas direktivave të Beogradit.

Votimi i Qeverisë së re, do të thoja Kurti -Osmani, jep shpresë dhe kurajo aë ndryshimi do të ndodhe që po vërehet qysh në start.

Urimi i sinqertë, dashamirës dhe vëllazërore i zonjës Osmani më të votuar të Qeverisë Kurti dhe Kurtit për Kryeministër, përqafimi i sajë më zotin Kurti, ngjalli shpresë të populli dhe i dridhi ish pushtetarët së koha e tyre përfundojë në mënyrë të turpshme që do të shenohet në historinë e demokracisë së re për të keq.

Sfidat kanë filluar të shfaqën qysh në start dhe atë jo të lehta. Jamë i bindur së, për dije, guxim dhe përkushtim që të dyve, nuk do ti ju mungojë.

Bashkësia nderkombëtare, nuk është e pa njohur më zhvillimin e fushatave elektorale, që ishte nji bashkëbisedim më popllin, rreth halleve të tyrë ditore por, edhe për sfidat të cilat e presin shtetin e ri Kosovën në raport më Serbinë dhe miqt tanënderko bëtar.

Edhe Amerikës e edhe Evropës duhët bërë më dije së që nga formimi i shtetit të Kosovës, asnji koalicion deri më tani nuk ka qenë i votuar përmbi 50% të votave në mënyrë demokratike, më deshirë, vullnet dhe besim si në zgjedhjet e fundit.

Po që së dojnë më e patur nji Qeveri të popullit më këta dy politikan të ndershëm, të guximshëm dhe të përkushtuar, athere, nuk guxoni ti sillni para asnji akti të kryer sepse, rrezikohet shteti dhe qytetaret e tijë të cilët, e dhanë votën për ta quar Kosovën përpara duke u bërë pjesë e Evropës të cilës i takojnë si populli ma i vjetër, paqësor e bashkpunues për të krijuar paqë e stabilitet në rajon e më gjërë. Zoti Grenell, duhet ta ketë të kjartë së, nuk po bisedonë më Hashim Thaqin, Edi Ramën e Aleksandër Vuqiqin për fatin dhe të ardhmen e Kosovës. Janë zoti Kurti dhe zonja Osmani, shpresa dhe ardhmëria e Kosovës. Mos I dekurajoni që në start. Këta, nuk kthehen prapa ose do tëlargohen. E, largimiështë qrregullim i rrezikshëm.

Zoti Grenell, pra Presidenti Trump, për pa ja dhenë karakteristikën e vërtetë shtetit tëSerbisë si agresore, shkaktare e tri luftave në ish Jugosllavi, krimët dhe masakrat në Kosovësi destabilizuese e paqës dhe sigurisë, së pari të Ballkanit e pastaj të Evropës dhe përmasave ma të gjëra, do ta dëmtoni Kosovën, do ta inkurajoni Serbinë dhe Rusinë dhe do të vijë në pikëpyetje autoriteti i juaj jo vetëm ndaj shtetit dhe qytetarve të Kosovës por edhe të Evropës në tëresi.

Populli shqiptar kurrë nuk e ka harrue e as që donë ta hartojë rrolin e juaj historik për kombin shqiptar në tërësi e për Kosovën nę veqanti. U është mirënjohës I përjetshëm, por ti beni lëshime Serbisë kriminale e cila edhe në ditët e sotit ka mbetë në mentalitetin e kohës së Car Dushanit, na falni, por për kosovarët do të jetë e pakapërdijëshme. Ma në fundë, ka ardhe koha pas alitimit nga Serbiadhe nga pushtetarët e deritanishëm që e kapen, e vodhen e e vranë, të ndinë pakëz kënaqësi si qytetar të barabartë brenda shtetit të Kosovësdhe të Evropës.

Ndoshta më Thaqin, mundë të bëni kësi aranxhmaneve sepse, ky ka qenë dhe është pengesa pse Kosova ka ardhur në këtë ku gjindet sot.

Derisa ky njeri të qendrojë në pushtet, Serbinë do ta keni shumë ma agresore, të pa degjueshme, kryeneqe dhe jo bashkpunuese. Do ta pengojë Kosovën në të gjitha aspektet. Kosova, ose duhet ta gëzojë pavarësinë të fituar më gjak, ose, do të mbetët nën “protektorat” nuk e dijë të kuajtë. Por, të Serbisë, jo kurrë.

Ky njeri duhet të largohet urgjentishtë që Kosova të qlirohet nga sindromi i quajtur Serbi dhe të ecën përpara.

Zoti Grenell, nese nuk jepni sqarime rreth qendrimit tuaj, rreth taksës dhe statusit të Kosovës karshi Serbisë në bisedimet e ardhshme, gjendja do të përkeqëdohet, ndërsa Serbia do të inkurajohet.

Nese mendoni që heqjën e taksë ta beni trump më vizat( kushtin të cilin Kosova e ka plotësuar kahere), ky qmim është i papranueshmë për kosovaret. Ëdhtë shumë I ulët.

Reciprociteti që në të vërtetë duhet të jetë “ next step “ të njohja reciproke e këtyre dy shteteve, nese nuk pranohët, athere kjo bjenë siq thonë kosovarët, po mbaroni petlla më ujë.

Kosova është shitë e stërshit deri tani por, në këtë moment, ky qmim damping për Kosovën është i papranueshëm.

Une pajtohem së, në nuk ngutemi për të bërë marrëveshje të gabuara, por, edhe jemi të gaqem të shkojnë përpara për mos u vonuar, vetëm që të krijohet paqë e qendrueshme për këto dy shtete dhe këta dy popuj për qka keni investue shumë..

Pra,Kosova first, msr. Grenell.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat