A do të mund Albin Kurti t´i marrë tiparet e Rugovës?

Opinione

A do të mund Albin Kurti t´i marrë tiparet e Rugovës?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 17:25
Sherif Ramabaja

Albin Kurti gjatë është kritikuar se ka qenë një kundërshtar i Rugovës dhe asnjëherë nuk ia ka vizituar varrin. Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare në vitet e 90 e kishte kritikuar hapats politikën e Rugovës. Më vonë vet Kadare e korigjoi veten duke i kërkuar falje atij, kur i vërejti përmasat e një personaliteti çfar ishte Rugova.

Rugova i madh, kishte një stil të veçantë, punonte pa u lodhur, kryente obligimet që i kishte marr mbi atdheun. Nuk e zbriste veten në atë nivel që të merrej me kritikuesit e tij. Koha për te ishte e çmuar dhe energjitë e tij ai i orientonte aty ku i duheshin Kosovës. Shumëkush tallej me idetë e tij, iu dukeshin sikur ëndrra, po ai punonte për ëndrrën e tij, derisa Kosova u bë shtet.

Sot Albin Kurti kryeministri në detyrë i Kosovës e mbajti premtimin dhe së pari e vizitoi shtetin amë Shqipërinë. Në konferencën e shtypit mes dy kryeministrave shqiptarë, u vërejtën diferencat. Derisa Kurti fliste dhe i jepte prioritet  makroshengenit shqiptar, Rama së pari kërkoi minishengen ballkanik.

 Në këtë rast Rugova do të punonte me energjitë e veta për makroshengenin shqiptar, pa e rënduar vëllaun e minishengenit ballkanik. Rugova do t´i shmangej konfrontimit, por do të punonte me zell për qëllimin e tij.

Nëse Kurti tregohet largëpamës, ai duhet t´i largohet konfrontimit, sepse përfaqësuesi i minishingenit ballkanik ndjek tjetër strategji. Ai dëshiron që Serbinë ta ketë në anijen lundruese. Më se 90 përqind e shqiptarëve e dinë që Rama nuk ka të drejtë, po deri më sot s´arriti askush ta bind për të kundërtën.

Rama mendon se pa Serbinë shqiptarët janë të bllokuar dhe s mund të arrijnë asnjë qëllim të tyre. Sipas tij rruga nga Tirana dhe Prishtina kalon nëpër Beograd. Shtrohet pyetja: a mendon ai në interesin shqiptar apo vetem në interesin e tij personal dhe në pushtetin e tij, këtë mund ta vërtetojnë anketat politike që mund të zbatohen.

Rugova po të ishte në këtë pozitë, do të punonte ta thyente mitin serb edhe mbi minishengenin ballkanik. Do ta ndiçte cakun përfundimtar për t´u bërë pjesë e BE, pa hargjuar energji për minishengena ballkanik. Thjeshtë do ta injoronte dhe s´do të merrej me te fare.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po ashtu duhet të punoi për afrimin e spektrit politik Kosovë – Shqipëri, por pa u ndalur duhet të punoi në çështjet madhore që e presin Kosovën. Sipas Kurtit rruga nga Prishtina kalon nëpër Tiranë dhe nga Tirana vazhdon nëpër Shkup dhe Prishtinë, pastaj drejtimin e merr drejt Berlinit. Këto janë detyra kolosale që qytetarët presin nga Albin Kurti. Rama do ta gjej atë që kërkon. Çka mbjell korrë, thotë populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat