Tridhjetë vjetori i LDK-së në Skenderaj

Opinione

Tridhjetë vjetori i LDK-së në Skenderaj

Sabit Istogu Nga Sabit Istogu Më 11 shkurt 2020 Në ora: 23:32
LDK

Deri sa në vitet e okupimit serb në Skenderaj Lidhja Demokratike e Kosovës luajti rolin e një pushteti moral, pas lufte, ky subjekt politik ndër më të hershmit, nuk arriti të reformohet e ta loz rolin e vet në trevën e Drenicës, për shkak të presionit mbi të që i bënin nga një numër i vetë anëtarëve të saj më herët, që gjoja iu kishin bashkangjitur luftës së UÇK-së.

Me 12 shkurt të tridhjetë vjetëve më parë, edhe në Skenderaj u themelua këshilli nismëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila atë kohë nisi veprimtarin e saj në kuadër të pluralizmit politik në ish Jugosllavi. Edhe pse ishte e ligjshme, themelimi i kësaj lëvizjeje, nuk u shikua mirë as në nivelin qendror, e as në nivelin lokal nga ish regjimi komunist-konkretisht nga ana e serbëve të instaluar në pushtet, sepse nuk e shihnin si lëvizje politike paqësore, por si një armike qe në një kohë do ta orientonte popullin ndryshe nga si  donin e dëshironin serbët që përgatiteshin ta instalonin  pushtetin e dhunshëm në Kosovë.

Të prirë nga veprimtari Idriz Rreci, Beqir Lutfiu, Hamëz Jashari e të tjerë, atë ditë me disa vetura morëm rrugën për në Prishtinë, drejt selisë se Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta themeluar Këshillin Nismëtar. Në këtë seli, me kujtohet se na priti Jusuf Buxhovi e disa të tjerë, dhe ne prezencë të tyre, nga rreth 20 vetash së ishim prezent, i caktuam 7 veta që ta drejtonin Këshillin Nismëtar deri në mbajtjen e Kuvendit të kësaj lëvizje në Skenderaj. Ndër ata që u propozuan aty ishte ndër të parët Idrez Rreci, Beqir Lutfiu, Hamëz Jashari, Haxhi Deliu, Emin Halimi, Sabit Istogu, dhe një tjetër qe  në këtë moment nuk po me kujtohet emri i tij. Aktiviteti jonë prioritar ishte që ta drejtojmë e orientojmë popullin të heq dorë nga organet e ndryshme të ish pushtetit, Lidhja Komuniste, Lidhja Socialiste e të tjera, dhe të i bashkëngjiten lëvizjes së LDK-së. Ishte ditë e premte, dhe me të u kthyer në Skënderaj, ishte bërë e ditur se edhe në këtë komunë me presionin më të madh nga okupatori, u themeluar Këshilli Nismëtar i LDK-së, kurse të nesërmen shkrujati edhe shtypi i ditës”Rilindja”. Ditën e hënë, ne si kryesi u takuam dhe morëm vendim qe tre veta, Idriz Rreci, Hamëz Jashari dhe unë Sabit Istogu,të shkojmë në ish komitetin komunal, me pretekstin për ta kërkuar që të na lirohet një zyre pune dhe aktiviteti, edhe pse ishim të bindur se kjo nuk do të ndodhte, por  qellim kishim të i njoftonim me anëtarët e kryesisë, si dhe të ua dorëzuam programin e kësaj lëvizjeje.

Më kujtohet se në zyrën e tij na priti Hamdi Malaj-djali i një patrioti në Luftën e Drenicës, si dhe profesor i gjuhës angleze. Biseda me Hamdiun ishte e këndshme, dhe sipas tij themelimi i këtij subjekti politik është i ligjshëm dhe i lejuar. Ne i lamë listën e anëtarëve të Këshillit Iniciues dhe programin e LDK-së.

Nuk prisnim të merrnim përgjigje për realizimin e kërkesë, sepse ishim të vetëdijshëm se nuk do të ndodhte, por për ta zhvilluar aktivitetin tonë, na e ofruan një lokal vëllezërit Geci. Edhe pse ishte i pa meremetuar sa e si duhet, ne u vendosëm aty. Me kujtohet se Hamëz Jashari i dhuroj tezgat e dyqanit të tij si tavolina pune, unë i dërgova katër karrige, e edhe të tjerët pastaj na sillnin ndonjë gjë. Rreshti i qytetarëve për të u anëtarësuar ishte shumë i gjatë, e në ndihmë na vinin edhe aktivist tjerë, kurse puna jone ishte e gjatë dhe e pa ndërprerë. Çdo ditë i njoftonim mediat dhe qendrën e LDK-së, për të i sensibilizuar qytetarët të shkëputën nga ish sistemi dhe të i bashkëngjiteshin LDK-së, si lëvizje.

Pas një muaj aktiviteti, u grumbullan shumë fletë anëtarësime, dhe një ditë me veturën e familjes së Hamëz Jasharit”Opell Askona” i dërguam fletë anëtarësimet në qendër. Në derë te qendrës së LDK-së ne të dalë, takuam ish kryetarin e kësaj lëvizjeje dhe ish presidentin e Kosovës Ibrahim Rugove. Na foli e përshëndeti ngrohtë, dhe e njoftuam nga jemi, e ai na ftoj në zyrën e tij, dhe na shërbeu me nga një kafe. Ato ditë ishte vizita e parë jashtë vendit e Ibrahim Rugovës, nëse nuk gabohem në Osllo, dhe po ashtu na njoftoj për qëllimin e vizitës, pritjen e atjeshme e po ashtu edhe aktivitetin dhe sensibilizim e çështjes së shqiptarëve në Kosovë, dhe vërtet ia arriti ta bënte këtë në vazhdim.

Më erdh keq që në Akademinë e Organizuar për veprimtarin e veprimtarit Idriz Rreci,në dokumentarin e prezantuar për të nga Nuhi Bytyqi këtë të martë me 11 shkurt, nuk ishte i ftuar askush nga ata me të cilët Idrizi e  kishte nisur veprimtarin e tij atdhetare e politike, por asish që më së shumti e kishin penguar aktivitetin e LDK-së në Skënderaj. Kaq ka ditur Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat