75 vjet nga botimi i parë i gazetës “Rilindja”

Opinione

75 vjet nga botimi i parë i gazetës “Rilindja”

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:03
Mr.Donika Hoti

Një vit pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit, e cila solli si rezultat të saj, rezolutën e së drejtës mbi parimin e vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje dhe realizimin e dëshirës së popullsisë shqiptare të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit për bashkim me Shqipërinë, parim ky i bazuar te Karta e Atlantikut, e cila në mënyrë solemne u shpallë nga aleatët e koalicionit antifasisht.

Kjo ngjarje e Kosovës intelektualët tanë i avancoi përmes një angazhimi të përsosur të intelektualëve drejt hapjes së gazetës së parë në gjuhën shqipe këtu në Kosovë, e cila do të shtypej në Tiranë pasi që shtypshtronja “Rilindja” në Prizren nuk kishte shkronja të mjaftuara të dredhjes në plumb për shkrimin në gjuhën shqipe.

Si filloi botimi i gazetës “Rilindja”? Gazeta “Rilindja” për herë të parë doli me 12 shkurt të vitit 1945 në qytetin e Prizrenit dhe është shtypi i parë në gjuhën shqipe në ish-Jugosllavi. Gazeta shtypet nga shtypshkronja shtetërore e cila selinë e saj e pati në Prizren nga numri 1 deri në atë të 60-të. Ndërsa, nga numri i 61 gazeta shtypej në Prishtinë nga Shtypshkronja Krahinore të Frontit Popullor.

Në fillim ishte gazetë e përjavshme vetëm me katër faqe deri me 27 qershor të vitit 1948 kur edhe filloi të dalë dy herë në javë, të dielëve dhe të enjtëve. Nga data 29 nëntor e vitit 1958 filloi të dalë gazetë e përditshme, duke përjashtuar vetëm ditën e premte. Nga viti 1964 del standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.

Numri i parë i gazetës kishte vetëm katër faqe, e cila u rradhit me dorë për 72 orë dhe për këtë janë dashtë katër arka të shkronjave shqipe të dredhura në plumb, që u sollën nga Tirana. Numri i parë u veçua me kryetitullin “T’i përvishemi punës”, e cila doli me 12 shkurt të vitit 1945 në qytetin e Prizrenit dhe sipas shkrimeve në rubrikën “Jehona e vendit”. Në kuadër të rubrikës “Jehona e vendit” u botuan katër lajme informuese nga Kosova, e të katër lajme të tjera përkonin jashtë vendit nga fronte të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore, që në atë kohë ende lufta e tyre diplomatike (Fronti i Lindjes, Perëndimit, i Jugosllavisë dhe ai i Italisë) po vazhdonte.

Një karakteristikë për gazetën “Rilindja” është se shtypi ishte në një tirazh prej 3000 ekzemplarësh dhe u shpërnda në të gjithë Kosovën. Në fillimet e saj në rrethanat kur në Kosovë mbizotëronte vala e shkallës së lartë të analfabetizimit. Gazeta “Rilindja” luajti një rol shumë të rëndësishëm për mësimin e shkronjave shqipe dhe njëkohësisht për shkrim dhe lexim.

Kërkesa e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja”, Esad Mekuli në shënimin e njëvjetorit të daljes me 12 shkurt të vitit 1946, ndër të tjera theksoi se: “Rilindja duhet të dalë çdo javë rregullisht, duhet të bëhet pasqyre e veprimtarisë tonë”. Katër vite me vonë me 11 qershor të vitit 1950, Rilindja e cila dilte vetëm një herë në javë u njoftua se: “tani e mbas do të del dy herë në javë në ditën e enjte dhe të shtune”.

Evolimi i gazetës “Rilindja” filloi me një fizionomi të re, me ngjyrë të kaltërt, që iu shtua faqja bardh e zi dhe filloi të dalë të dielave që nga 17 prill të vitit 1966.

Lajmi më i rëndësishëm i cili u botua në gazetën “Rilindja” është lajmi i 19 nëntorit të vitit 1946 për botimin e abetarës së parë në Kosovë, ku thuhet se: “Sot duel nga shtypi abetarja e parë në gjuhën shqipe, e cila me punën vetëmohuese të punëtorëve grafikë u shtyp për një kohë relativisht të shkurtër”. Abetarja përmbante 58 faqe dhe asht shtypë në 5.0000 ekzemplarë.

Gazeta “Rilindja” kishte lindur në një kohë kur Kosova filloi të luftonte analfabetizimin ku me 23 janar 1946, kjo gazetë botonte artikullin nga redakësia e gazetës “Analfabetizimi asht armiku i popullit”. Ndërsa, më vonë botohet shkrimi me titull “Afër 20000 burra dhe gra marrin pjesë kurset për luftimin e analfabetizimit”.

Gazeta “Rilindja” e 1 janarit të vitit 1949 publikoi artikullin e saj me angazhimin për të drejtën e avancimin të shqiptarëve, në “përdorimin e gjuhës së tyre anmore” dhe shënon faktin se gjatë viteve 1945-1949 në Kosovë, “Kosovëkan’mësue shkrim-këndim mëse 100.000 analfabetë”.

Ndërkohë, krahas luftës kundër analfabetizimit është zhvilluar aksioni për zgjermin e rrjetit të biblotekave. Sipas gazetës “Rilindjes” në fillim të vitin 1949 në biblotekat e Kosovës kishin 8.230 libra e broshura në gjuhën shqipe. Në kuadër të kësaj filluan kurset kundër analfabetizimit nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës kanë qenë me qindra shkrime në shumë numra faqe të gazetës Rilindja. Fushata e Aksionit të gazetës “Rilindja”, për zhdukjen e analfabetizimit filloi qysh në vitin 1945 dhe zgjati rreth 7 vjet.

Inciativës së gazetës “Rilindja” në vitin 1946 dhe 1947, iu bashkuan aksioni për emancipimin e femrës shqiptare, ndërsa në vitet 1972 dhe 1975 është ndërmarrë aksioni për shkollimin e femrës shqiptare.

Gazeta “Rilindja” me 6 gusht të vitit 1947, shkruante se: “Lufta kundër çarshafit duhet të vazhdojë deri të zbulohet edhe femra e fundit. Tridhjet mijë femna shqiptare të zbulueme, në interes të popullit shqiptar kërkojnë që lufta kundra çarshafit të vazhdojë deri në fund”.

“Hapja e Universitetit të Prishtinës do të jepte dritë, shkencë dhe kulturë” ishte kryetitulli në gjithë ballinën e gazetës “Rilindja”, me datë 16 shkurt të vitit 1970. Kështu gazeta historike dhe e vetmja shqiptare e kohës raportonte në mënyrë më të detajuar lidhur me themelimin e Universitetit të Prishtinës.

Gazeta “Rilindja” konsiderohet si një lloj abetare e parë në Kosovë, e cila shërbeu si bazament dhe motivacion për të gjitha institucionet e Kosovës, si Instituti Albanologjikë, Instituti Historisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vlenë të theksohet se gazeta “Rilindja” në ballinën e saj me 6 tetor të vitit 1969, pati lajmin e shumë pritur të popullit shqiptarë “Përdorimin i lirë i flamurit”.

Gazeta “Rilindja” ende pa u mbajtë mbledhja e Brionëve në vitin 1963, ajo në një artikull të datës 6 korrik të vitit 1962, shkruante se: “Kosova fitoi këto ditë banorin e njimilionit”. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 1961, shënoi se: “Kosova në territorin e saj ka pasë 963.551 banorë” dhe duke theksuar se “asht interesante” se në Kosovë “ka afër 40 mijë mashkuj ma shumë se femra”.

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit, gazeta “Rilindja” filloi të botohet në gjuhën e njësuar letrare, pasi deri para mbajtjes së Kongresit për Drejtshkrim, gazeta “Rilindja” botohej në dialektin e gegënishtës. Me këtë rast botoi artikullin e parë në gjuhën e njësuar “Të mësojmë me vullnet gjuhën letrare”, ku bënte një thirrje që gjuhës letrare t’i kushtohej një vëmendje më e lartë.

Një artikull tjetër të cilin e kishte plasuar gazeta “Rilindja” ishte me 20 nëntortë vitit 1971, ku informonte se një ditë më parë në afërsi të Stadiumit të Prishtinës me një soleminitet rasti filloi të ndërtohej Pallati i Shtypit.

Gazeta “Rilindja” në muajin tetor dhe nëntor të vitit 1972, shkruante për zgjerimin e bashkëpunimit të Kosovës dhe Shqipërisë në rrafshin kulturor dhe për këtë u nënshkrua në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, protokolli në mes Universiteti të Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës, pastaj filluan bashkëpunimet në mes drejtuesëve të “Kosova Filmit” dhe delegacionit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, ardhja e shkrimtarëve nga Shqipëria në Gjakovë e Prishtinë, shfaqja e “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, që e solli autori i dramaturgjisë dhe regjisor Piro Mani.

Zhvillimet e politikëssë Kosovës, drejt miratimit të Kushetutës së vitit 1974, e cila i siguroi mëvetësinë organizative si “njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme nga shpërbërja e së cilës dolën shtetet të reja të rajonit”.

Si erdhi momenti i mbylljes së gazetës “Rilindja”? Masat të dhunshme sërbe e goditën mendiet shqiptare në Kosovë, gazeta “Rilindja” e cila po njoftonte opinionin e gjerë lidhur me situatën e krijuar në Kosovë nga zhvillimet e Grevave Minatorëve deri te mbyllja e Radio Televizionit të Prishtinës. Një ditë më pas 6 korrik 1990, të mbylljes së mediumit të publik në Kosovë, gazeta “Rilindja” doli me kryetitullin në ballinën e saj “Okupimi klasik” ishte reagimi i parë rreth kundërshtimit të fuqishëm të suprimimit të institucioneve të Kosovës, atëherë politika e Beogradit pretendonte ta kthente atë si gazetë tradicionale sërbe dhe të kontrollonte nga Kuvendi i Serbisë, një gjë të tillë e kundërshtuan gazetarët dhe punëtorët dhe nuk e pranuan asesi këtë kusht.

Në prag të ditës së shpalljes së deklaratës së 2 korrikut 1990, të dielën me 1 korrik, gazeta “Rilindja” e përcjellte të gjithë ngjarjen e ditës dhe në këtë mori sulme nga Kuvendi i Serbisë kundër shqiptarëve, e cila ishte për marrjen e inciativës të një referedumit të ri ku parashihte një “Kushtetutë të re sërbe”, të kundërshtuar nga shqiptarët, si dhe shpallja e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për datën e 2 korrikut dhe për të cilën përfaqësuesit e popullit – delegatët shqiptarë në shumicë dhe komunitetet pakicë kishin bërë të gjitha parapërgatitjet për Deklaratën Kushtetuese.

Për situatën e krijuara para dyerëve të Kuvendit të Kosovës me 2 korrik të vitit 1990, gazeta “Rilindja” raportoi në faqen e parë të saj, u publikuan shkrimet me titujt “Kosova duhet të ruajë subjektivitetin e vet në federatë”, “Populli vendosë në Kuvendin e vet” dhe “Kosova e re – sipas vullnetit të popullit”.

Gjithashtu, ka raportuar se në qytetin e Gjakovës përfundoi Kongresi i Parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Kosovës, i cili i ka përkrahur delegatët e Kuvendit të Kosovës për inciativën për shpalljen e Kushtetutës së re të Kosovës, e cila do të bëhet kushtetutë e Republikës së Kosovës e miratuar me 7 shtator të vitit 1990, që pasoi pas Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut.

Gazeta “Rillindja” ishte në përkrahje të të delegatëve të Kuvendit të Kosovës në zhvllimet politike të kohës për të cilën raportonte në mënyrë më të detajuar përmes ekipit më të përsosur të saj dhe botoi artikullin me 3 korriku të vitit 1990, me titull “Fillimi i së nesërmes”, ku deklarata kushtetuese u vlerësua si “deklarim i popullit për barazi të subjektivitetit të plotë të Kosovës, e cila konsiderohet si një fitore e aktit historik të shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, ku u vlerësua si fillimi i fundit të pabarazisë dhe padrejtësisë”. Kosova e re, ajo me rregullimin e saj kushtetues sipas Deklaratës të sapo miratuar do të bëhej djepi kombëtar dhe i bashkëjetëses për të gjithë me të drejta të plota.

Mbyllja e gazetës “Rilindjës” nuk arriti që të ndalonte fushëveprimtarinë e saj edhe kur u ndalua me ndërhyrjen ushtarake policore në shtypëshkronjë nga forcat policore sërbe me 7 gusht të vitit 1990 dhe një muaj më pas me 5 shtator të vitit 1990 u ndalua botimi dhe u pëmbyllja e saj. Pas mbylljes së saj kryeredaktori, redaktorët dhe gazetarët në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës me 18 janar të vitit 1991, e rihapen shtypin kryesor informues në gjuhën shqipe dhe të vetme “Bujkun”, e cila ishte gazetë e rezistencës kombëtare, pavarësisë dhe demokracisë me përcaktimin dhe orientimin e fuqishëm pro-perëndimor dhe euroatlanik.

Pas hyrjes së forcave të NATO-së, me 12 qershor të vitit 1999, gazeta “Rilindja”, doli në shtyp përsëri kësaj rradhe me faqet e saj të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra. Një karakteristikë që duhet veçuar për gazetën “Rilindja” padyshim se ishte gazeta më e kërkuar dhe e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal gjatë festave të funditvitit arrinte deri në 234.000 ekzemplarë. Gazeta “Rilindja” ka pushuar në vitin 2009.

Gazeta tradicionale “Rilindja”, doli me datën 17 shkurt 20008, me numrin e saj të veçantë festiv me kryetitullin dhe shkronjat e saj me ngjyrë ari “Kosova shpalli pavarësinë, bota e njeh shtetin më të ri”. Gazeta “Rilindja” gjatë historisë së saj ka luajtur rol të veçantë rreth zhvillimit politik të Kosovës dhe doli me botimin e saj special për ngjarjen historike të Kosovës për shpalljen e pavarësisë dhe njohjet ndërkombëtare që pasuan me daljen e numrit të dyzet të saj të datës 30 dhjetor 2008 dhe numri festiv i gazetës të vitit të ri 2009, e cila doli me kryetitullin “E endërres dhe të ardhmës Kosova shtet në OKB”.

Si konkluzion mund të thuhet se gazeta “Rilindja” ka qenë “foleja“ e ngritjes intelektuale, pasi në gjirin e saj ka tubuar intelektualët më të përsosur, që kanë lënë gjurmë në letërsi, art dhe shkencën e Kosovës e më gjerë se kaq; padyshim se “Gazeta Rilindja ” duhet të hyjë si pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat