I madhi dhe i gjati! - Bota Sot
I madhi dhe i gjati!

Opinione

I madhi dhe i gjati!

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 20 shkurt 2020 Në ora: 14:33
Albin Kurti dhe Edi Rama

Një kryeministër i madh shqiptar, u takua me një kryeministër të gjatë shqiptar, ndonëse mund të personifikohet vetëm përmes pasaportës dhe gjuhës së flet.

Ta favorizosh një marrëveshje me Serbinë, para asaj me Kosovën, është një skandal që rrallë herë ndodh në historinë e kombit tonë.

Por këtë e bëri Edi Rama, ku shpërfaqi publikisht autokracinë e tij dhe ofendoi rëndë të gjithë popullin shqiptarë, nga të dy anët e kufirit.

Ndoshta ishte hera e parë që Edi Ramës i humbi inferioriteti karshi një politikani nga Kosova, gjithashtu Albin Kurti e bëri atë të dukej i vogël, ndonëse është i gjatë dhe u tregua i qetë i matur karshi “vëllait” nga Shqipëria.

Një Edi Ramë nuk do ta zbeh kurrë dashurinë e shqiptarëve të Kosovës për Shqipërinë, e as nuk do t’i humb asnjëherë shpresat për Bashkim Kombëtar. Fatkeqësisht, shqiptarët përgjatë viteve kanë pasur disa politikanë në krye të shtetit që nuk kishin zemër shqiptari, e as nuk mendonin si të tillë.

Esat Pash Toptani, pastaj Rrahman Morina e disa edhe në ditët e sotme, po e duan Kosovën nën Serbi, e jo nën shqiptari.

Albin Kurti shkoi në Tiranë i relaksuar, e i pashantazhuar, me qëllim të mirë, pa e parë Shqipërinë si Edi Ramë. Kurti e tregoi edhe njëherë që thellë në zemrën e tij është ngulitur bashkimi i Shqipërisë, kur tha- “Unë isha këtu më parë, unë jam këtu tani dhe do të jem këtu sërish sepse kam qenë këtu gjithmonë dhe kurrë s'jam larguar. Le të punojmë së bashku”.

Me të drejtë një opinionist në Shqipëri tha se, Albin Kurti e ka rritur nivelin në skenën politike shqiptare, e kjo padyshim që do t’i vej në siklet të gjithë të tjerët, përshirë edhe Edi Ramën, i cili do ta përjetojë më së rëndi këtë, pasi karriera e tij politike kishte qenë e mveshur me inferioritet ndaj tjetrit, e arroganca e tij ujitej e rritej nga këta të tjerë, që ndiheshin të vogël përball tij, pavarësisht “gjatësisë” së tyre.

Albin Kurti me tipare të politikanit si Ruzvelti, po i shkatërron kundërshtarët e tij me heshtjen e tij, e tash në vitet e fundit edhe me mirësjelljen.

Një “makro” e Albinit, e hodhi poshtë “minin” e Ramës, duke i treguar se marrëveshjet kalojnë nga Prishtina, e jo nga Beogradi, e ai “mini-fjalim” i Kurtit i bëri krenar “makro” shqiptarizmin, ndonëse kishte nuanca populiste, brenda popullit e për popullin.

Buzëqeshja i kishte hije Albinit, e ngrysja e buzëve të Edi Ramës i ngjasonte një takimi të sikletshëm e të papërgatitur, jo për çështje pozitive për shqiptarët, por për tendecën për ta bërë Albinin të vogël edhe me vepra, gjë që është e paarritshme.

“Kryeministri i shqiptarëve, takoi Edi Ramën”, thanë nga Shqipëria...!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat