Freskimi i policisë është domosdoshëm

Opinione

Freskimi i policisë është domosdoshëm

Nga: Milazim Maraj Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 06:36
Milazim Maraj

Policia vuan nga strukturat kriminale që i ka brenda. Pas vitit 2018 në Kosovë u vendosen struktura t reja politike. Puna e parë që u bë kuptohet pa dëshirën e Ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi dhe pa mundësinë e tij që të i pengoj u vodhën zyrat e dëshmive në PK. Këtu fillojë e mbrapshta e këtij vendi dhe fatkeqësia e këtij populli që ishte shumë optimist për të ardhmen e tij të lumtur në Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike. Disa dosje thuhej që i mori ish komisari i policisë së Euleksit Sallustro por këto që kishin mbetur u vodhën më vonë nga persona që as sot e kësaj dite nuk u zbuluan. Disa arrestime që u bënë një herë dhe pastaj u liruan të pa fajshëm, treguan se pati tendencë të mbulohen dhe jo të zbulohen këto raste vjedhjet që ndodhën brenda në Policinë e Kosovës nuk u trajtuan drejt.

U akuzuan njerëz të pa fajshëm dhe pastaj u liruan sepse nuk kishte prova për akuza. Krimet nuk u hulumtuan dhe nuk u zbuluan, dhe natyrshëm vazhduan krime te reja. Ashpërsia e këtyre krimeve për çdo ditë e më shumë po rritet. Siguria e qytetarëve për çdo ditë po behët më diskutueshme. Plaçkitjet e bankave, postave, vetëshërbimeve, bizneseve private dhe shtëpive, gati është bërë rutinë. Hapësira e “Kronika e Zezë” në gazeta të Kosovës, sa vije dhe shtohet. Parandalimet e krimeve nuk po japin rezultatet e pritura. Vrasjet dhe plagosjet që ndodhën gjatë dhe pas lufte mbetën të pa zbuluara. Kjo nuk ka të bëjë vetëm më një koalicion nga se Ministër i Brendshëm ishte një herë Skënder Hyseni nga LDK por as lavrën e minit (si që thotë fjala e urtë popullore), nuk e ka bërë në këtë drejtim.

Nuk pati as ndonjë fillim të vrasjeve të veprimtarëve patriot anëtarë të LDK dhe pjesëtare të policisë dhe ushtrisë së Kosovës.. Më këto veprime për çdo ditë e më shumë po shtohej pa siguria në Kosovë. Kjo pa siguri jo vetëm që ndali investimet në Kosovë por veniti pa masë shpresën e qytetarëve të Kosovës për jetë të lumtur. Kjo gjendje prodhoj një varg dukurish tjera kriminale të cilat dëmtuan imazhin e shtetit të Kosovës dhe lënduan ashpër shpresën e gjeneratës së re për të jetuar në Kosovë. Mungesa e shpresës prodhojë efektin tjetër negativ më pasoja të rënda kombëtare që është shpërngulja e të rinjve dhe ikja e trurit shqiptar nga Kosova.

Kjo gjendje stimulojë sukseset e Serbisë në luftë kundër shqiptarëve të Kosovës, bllokoj shumë procese politike dhe diplomatike të Kosovës. Nuk pati njohje të reja, por pati tërheqje të njohjeve, nuk pati anëtarësim në Interpol, dhe as në UNESKO, trashëgimitë tona kulturore u aneksuan dhe vazhdojnë të aneksohen nga Serbia. Kriminelet e të gjitha ngjyrave nga Kosova u lidhën më kriminelet e Serbisë dhe vazhduan aktivitetet e tyre kriminale. Depërtimi i shërbimeve sekrete ruse e serbe në Kosovë po behet gjithnjë edhe më i lirshëm, më i zakonshëm. Tendenca që të behet ndryshimi i përcaktimit të shqiptarëve nga populli më pro amerikan në popull pro rus është shumë aktive.

Këtë gjendje në Kosovë duhet ta ndryshojë vetëm një gjeneratë e re në Policinë e Kosovës dhe në të gjitha institucionet tjera shtetërore. Policia e Kosovës duhet që sa më shpejt që është e mundur të kalojë në udhëheqje të intelektualëve të rinj, profesional, të guximshëm dhe të përcaktuar për shtet të së drejtës në Kosovë. Kemi humbur shumë kohë dhe vetëm me punë të organizuar, profesionale mund të zbusim dhembjet dhe humbjet që i kemi pësuar për këto dy dekada. Besojmë në gjeneratën e re dhe në të ardhmen e lumtur në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat