Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali!

Opinione

Vdekja e përditshme e të rinjve shqiptarë në Itali!

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 09:03
Skënder Karaçiqa

Në shtypin e përditshëm në Shqipëri,lexojmë lajme të dhimbjes kur në qytetet e ndryshme në Itali,në mënyra të ndryshme vdesin të rinjët shqiptarë.Këto ngjarje të ditës,tashmë janë bërë të përditshme dhe kërkohet angazhimi i ambasadës së Shqipërisë dhe aktivistë të Komunitetit Shqiptar në Itali,që për dukurinë e vdekjes në rrugë,në lokalet e natës,me drogë dhe forma tjera të vdekjeve të afrojnë ndihmën për t`i thënë:Ndal vdekjes së të rinjve shqiptarë!

Ndonëse për shkaqe të gjendjes së rëndë ekonomike,Shqipërinë e lëshojnë me mijëra të rinj shqiptarë,që marrin udhën për në shtetin fqinj të Italisë dhe në vendet tjera të Evropës dhe tutje në vendet nëpër botë.Kjo vë në qendër të vëmendjes për të gjitha segmentet e shtetit shqiptar në Tiranën zyrtare,që dukuria e vdekjes së përditshme e të rinjve tanë të ndalët dhe për brezin e mërgimtarëve në këtë vend fqinj mos të bëhet varr kolektiv dhe i përditshëm për të rinjët nga Shqipëria!

Për këtë dukuri vdekjeje deri tash shteti shqiptar dhe institucionet relevante,Ministria e  Jashtme dhe Ambasada në Romë nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese në bashkëpunim me institucionet e shtetit italian,që të rinjët shqiptarë të rreshtohen mirë në këtë vend fqinj me punë dhe shkollim e jo në këndin e vdekjes!

E kohës,shteti shqiptar të afrojë ndihmë për të rinjët shqiptarë në Itali!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat