E pazakontë: Albini kundër Albinit

Opinione

E pazakontë: Albini kundër Albinit

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 14 shkurt 2020 Në ora: 10:18
Albin Kurti

Në ditën e parë të kësaj jave që veçse i erdhi fundi, më ra në dorë libri me kujtimet e Nexhmije Hoxhës, gruas së diktatorit famkeq Enver Hoxha.

Më mjaftuan dy faqet e para të librit për të kuptuar se, në librin të cilin e kisha në dorë, po tentohet të glorifikohet dikush që s’arriti të bëhet njeri deri në fund të jetës së vet. Një dështim total i një jete të gjatë tetëdhjetë e kusur vjeçare.

Dhe këtu, në moment, në ndërdije, më erdhi një keqardhje e thellë kur më shkoi mendja se, mbase, mbase dikush, do të del e të thotë: kadal pak, se edhe Enveri bëri diçka të mirë.

Ka njerëz në botë të cilët për Mao Ce Dunin nuk kanë dëgjuar kurrë (Sa mirë për ta!); ka të tjerë të cilët e quajnë burrë shteti të madh që modernizoi Kinën; të tjerë akoma e konsiderojnë si kriminel masiv, përgjegjës për vdekjen e 70 milion kinezëve; më në fund, ka edhe njerëz që e mbajnë për autoritet në lëmin e filozofisë marksiste dhe të sociologjisë.

Me pak fjalë: Enveri, si Mao Ce Duni, nuk ka bërë asgjë të mirë. Enveri do të mbahet në mend për torturat ç’njerëzore të njerëzeve që kishin vetëm një faj: u lindën në kohë të gabuar.

Për fatin e keq, me vdekjen e tij, nuk vdiq edhe mendësia.

Enverizmi vazhdoi. Vazhdoi në mënyrë të sofistikuar.

Në një farë mënyre, fara e Enverizmit, e morri pushtetin fatkeqësisht pas vdekjes së Ibrahim Rugovës.

Dhe si rezultat kemi këtë situtatë: Morali për tokë, më shumë korrupsion, më shumë varfëri, më shumë pamundësi e më shumë gjithçka e zezë.

Megjithatë, është folur shpesh për këto vite qeverisje nga PDK, madje gjithkush ka një mendim mbi to. Duke mos bërë përjashtim, edhe unë kam njëfarë ideje.

Çfarë ka ndodhë në këtë periudhë? Ka ngjarë ajo që mund të quhet maskarada e një shoqërie të tërë. Por fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, ka ende njerëz që mendojnë s’ishte asgjë keq, dhe se ska asgjë për t’u qortuar, asgjë për t’u penduar. Prandaj edhe u votuan. Që kjo gjë të vijë nga ana e servilëve që iu ngjitën mrapa Thaçit, kjo mund të kuptohet deri në njëfarë mase. Por megjithatë….

Të kthehemi tek e sotmja: Albin Kurti kryeministër.

Kush do ta besonte?

Kurkush pothuajse. Ose një numër fare – fare i vogël. Por qyshdo qoftë, ndodhi. Eh shyqyr që ndodhi.

Më në fund, u çlirua vendi: vdiq Enverizmi e vdiqën enveristët.

Vdiq e keqja. E keqja morri fund o njerëz: gjallërohuni….

Por tash, nuk është gjithçka aq e kollajt sa ç’mendohet.

Albini, sigurisht që, ka të metat e tij. Ka mundësi që të bëj dhe gabime. Sic natyrisht bëjnë çdo krijesë e gjallë mbi tokë.

Por kush ta kritikojë Albinin?

Po e mendoj një emër konkret që t’i del ballë Kurtit e t’i thotë kështu e kështu e kështu, këtu është keq, aty ke bërë atë që s’duhet bërë???

Kush, hajt?

A i ka mbet kujt pikë ftyre që t’i thotë Albinit po vjedh, po rren, po manipulon e po mashtron?

Jo nuk ka mbetë. Nuk ka hiq. Asnjë.

Nuk përjashtohet fakti që, në opozitë, mund t’ketë edhe njerëz të mirë, fisnik dhe që punojnë me përkushtim e nder. Por kokat e partive opozitare që janë të zhytur me llum gjerë tek hunda, e mbulon edhe atë të mirën që ka tak – tuk opozita.

E merrni me mend Hashim Thaçi të akuzojë dike për vjedhje, korrupsion apo nepotizëm respektivisht Albin Kurtin?

Do t’ishte tragjikomike.

Çfarë në këtë situatë?

Në këtë situatë, duhet Albini që ta shpëtoj vetën duke kritikuar vetën.

Nuk ka rrugë tjetër. Nëse do të ketë ky vend një opozitë funksionale, duhet që opozita të flejë gjumë, hallall paret. Më mirë në gjumë se zgjuar veç sherr.

Le ta bëj opozitën Albini: Albini kundër Albinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat