Çka po ndodh me Kosovën, e dinë veç Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Opinione

Çka po ndodh me Kosovën, e dinë veç Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Nga: Kimete Berisha Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 10:22
Kimete Berisha

Republika e Grenellit.

1. Me Serbinë po arrihen marëveshje pa dialog.

Prej se e mori në dorë Richard Grenell, dhe BE doli prej mode, s'ka më 'nevojë' për dialog për t'u arritur marrëveshje të ndryshme me Serbinë.

Kjo është arritje e shekujve, kur merresh vesh me armikun pa pasur nevojë me bisedu me të, e bile as me mendu.
Ka kush mendon për Ne. Mendon Richard Grenell.

Të gjithë flasin për dialogun që patjetër duhet të ndodh, kurse të gjitha këto marrëveshjet me Serbinë po arrihen pa dialog, tinëz.
Grenellit i mjafton prezenca e Hashim Thaçit si 'figurë', për t'i arritur marrëveshjet me Serbinë, e për t'i nënshkruar shqiptarët që as nuk i kanë lexuar ato marrëveshje.

2. Ish Qeveria Haradinaj ende nuk 'ka pushuar' aktivitetin, ende po vepron ilegalisht në Institucione, nëpërmjet sekretarëve dhe kriminelëve të tij në Institucione, po ndërhyn dhe po vepron si pushtet paralel.

Kështu ish ministri Pali (i cili ende vepron si ministër nga 'nëntoka'), e njofton kryeministrin e tij personal Ramushin për marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradën me Serbinë, por nuk e njofton Kryeministrin Kurti.

3. Si duket e dinë çka po ndodh me Kosovën veç Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq.

Dhe normal kryeshoku i tyre Sorosi...kur po thotë Hashimi 'e kam shok Sorosin dhe djalin e tij' ?.

P.S. Tash për tash Kosova nuk vepron si shtet demokratik, por si shtet vullnetarisht i okupuar nga Richard Grenelli dhe si shtet personal i Hashim Thaçit.

Askush tjetër nuk e di çka po ndodh. Ndoshta po ndodh diçka mirë, por sikur të ishin marrëveshjet e mira nuk do t'i kishin mbajtur fshehtë, do t'i kishim parë të gjithë.
Veç e keqja mbahet sekret.

S'di kush ua paguan arrogancën. Arroganca e Hashim Thaçit dhe Richard Grenell, kushton shtrenjtë.

Veç çka s'e kanë arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

Por kryesore, Donald Trump e ka parashikuar të ardhmën e Kosovës si shumë 'të ndritshme', marojë miliarderi 'i shkretë' tuj e shfrytëzu Kosovën varfanjake, për fushatën e tij politike.

Ne nuk jemi 'të vegjël', por jemi lodër.Ai që luan me 'lodër' është i 'vogël', bre, mbetshim pa të ?.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat