Mbështetja qytetare i jep fuqi shtetit - Kosova si as një herë më mirë!

Opinione

Mbështetja qytetare i jep fuqi shtetit - Kosova si as një herë më mirë!

Nga: Armend Halimi Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Armend Halimi

Fuqia e një vendi matet nga shumë faktorë. Prej kohësh janë të përmendur disa matës në bazë të së cilave konludohet për fuqinë e një shteti, sidomos kur vihet në pyetje reflektimit të fuqisë së tij në arenën ndërkombëtare. Këto njësi matëse nëse mund të themi tradicionalisht janë përmendur: hapsira territoriale, numri i popullësisë, kapacitetet ushtarake, etj. Mirëpo, rol kyq krahas tyre ka luajtur dhe luan mbështetja e politikbërjës së pushtetit nga qytetarët e atij vendi. Realisht, kjo e fundit sfidon edhe vendet më të mëdhaja me territor e popullësi, madje edhe me kapacitete e forta ushtarake.

Në kohën aktuale më tepër se kurrë vjen në shprehje ajo që është thënë në studimet e sigurisë, se vendet demokratike nuk bëjnë luftë mes vete, por keqmenaxhimet e brendshëme rrezikojnë shtetet, gjë që shpie në paknaqësi qytetare, revoltë e kryengritje, deri tek luftrat civile, gjë që kriza nga brenda, do bënte më pak të fuqishëm një vend për të u përballur me kërcënimet nga jashtë, sepse, atëherë kemi të bëjmë me dy kërcënime, të brendshëme dhe të jashtëme, ku kjo e fundit vije zakonisht nëpërmes stimulimit të revoltës së brendshëme me anë të luftës speciale, ngase terreni është adekuat për realizimin e qëllimeve të kërcënusëve të jashtëm. Konfliktet dhe luftrat në Azinë e sotëme, janë pikërisht i një modeli të tillë, ku vatra e një lufte të brendshëme arsyeton edhe aterimin e forcave të jashtëme me pretekse madje të paqbërjës.

Thënë më praktikisht, se mbështetja qytetare karshi politikbërjës së pushtetit ka rolin thuajse vendimtar dhe të rëndësishëm në përcaktushmërinë e tij, mund të marrim shembull edhe me fuqitë e mëdha, si SHBA, Rusi, Iran, të cilat pamvarësisht faktorëve tjerë (territorit, popullësisë dhe kapacitetit ushtarak) shpeshë me rastin e ndërmarrjës së një strategjie apo vendimi pa mbështetje qytetare, sfidohet fuqia e tyre pikërisht nga faktori i brendshëm, pra ai qytetarë, gjë që me automatizëm kjo gjë reflekton edhe në arenën e jashtëme si pozicion në realizimin e tyre, me ç’rast mbeten në dilemë dhe të pazotë.

Mbështetja e qytetare jep fuqi sidomos vendeve minore, të cilat në mungesë të faktorëve tjerë, kjo e bënë jetike fuqinë e një vendi. Në këtë rrafsh Kosova është shembulli më i mirë. Prej shpalljës shtet, e deri tek ndryshimet e fundit politike (me ardhjën e qeverisë së re), vendi është sfiduar vazhdimisht për arsye të mungesës fuqisë që jep populli, për rrjedhoj janë imponuar marrëveshje e strategji nga jashtë pa marrur bekimin qytetarë, edhe ato të cilat kanë prek interesat nacionale.

Duhet pranuar, se sot Republika e Kosovës, për dallim nga një e kaluar e afërtë, ka një pozicion me fuqi më të madhe se kurrë, sepse përfaqësohet nga një klasë politike me integritet dhe e pashantazhuar e cila ka mbështetje të fuqishëme popullore, duke qenë se në planin qeverisës ka të integruar interesin qytetarë dhe shtetror. Kjo mbështetje qytetare, si as njëherë më parë vrehet në opinionin e gjerë të shprehjës që vrehet lehtësisht në përditshmëri.

(Autori është studiues i studimeve të sigurisë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat