Opozita primitive sjell në skenë llojin e vet primitiv

Opinione

Opozita primitive sjell në skenë llojin e vet primitiv

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 shkurt 2020 Në ora: 13:24
Kuvendi i Kosovës

Në vendet e zhvilluara demokratike opozita ka një vend të rëndësishëm në rrolin e vendimeve dhe plotësimin e detyrave që e kontrollojnë pushtetin. Në thelb opozita do të kishte rrolin për të vepruar të trajtojë shumë çështje në parim dhe ato, të cilat janë gjithnjë e më të ekspozuara ndaj predentimeve gllabëruese të pushtetit ekonomik dhe politik të shtetit të vet, duke përdorë metoda të sakta dhe formula efektive.

Por, do të ndodhte e kundërta, nëse opozita nuk e luan rrolin e vet aktiv dhe pozitiv, dhe gjërat e humbasin vlerën e vet nën ndikimin e saj, duke u kthyer në antivlera, që afirmojnë mungesën e favorshme dhe lozin me fatin e një populli, i cili ia besoi votën e vet sovranit dhe atyre që i premtuan për ta nxjerrë dhe çliruar nga rrethanat e prekshme, që e prekin qenjën njerëzore dhe e ngacmojnë shpirtin e tyre në çdo hap të jetës.

Deri më tani Kosova, akoma nuk e ka marrë formën e një shteti praktik dhe të kuptimtë, që përforcon shtetin dhe vulos qëndrimet ndaj vlerave të veta, dhe së paku të mbajë një përgjegjësi për mirëqenjën e popullit të vet, por ky popull i pa përspektivë, sikur mbetët i nënshtruar nga politikat e dëmshme të pushtetëve të pa afta dhe të dobëta për të menagjuar shtetin e tyre.

Pa përspektiva e qytetarëve dhe mungesa e kësaj mirëqenje në Kosovën, nuk është një fat që zbret nga qielli, por thjeshtë nga udhëheqja e një pushteti të krijuar nga njerëzit e pa ndërgjegjshëm përmes politikave partiake e klanore, duke përfituar shuma marramendëse në kurriz të popullit, ku gjendja e tij do të ishte shçetësuese nga pasojat që i shohim dhe i prekim në jetën e përditshme, ndërsa shkaqët janë të pa arsyeshme, nëse tani e kemi vetë në dispozicion shtetin tonë.

Sikur asnjëherë tjetër, dëshmon se do të kemi një opozitë primitive, po edhe aq dekonstruktive, me të cilën e ka vështirë të ushtrohet dhe trajtohet pushteti i cilit do që do jetë në krye të saj. Duhet t’ia shtojmë edhe këtë se, një pjesë e madhe e kësaj opozite (me një përjashtim të vogël) sikur e kanë humbur arsyen e tyre, shkaku se nuk janë mësuar ta shohin vetën në opozitë, të cilët me sjelljet e tyre primitive dhe arrogande, sikur e humbin kuptimin dhe rrolin e vet opozitar në ecurinë e një Kuvendi të mirëfilltë, duke e ndjerë vetën sikur të nënshtruar nga dikush tjetër.

Kush është opozita e sotme në Kosovë, së cilës i prinë PDK, AAK, dhe NSMA, por kjo e para e ka një bagazh të përvojës së hidhur në lojën e sëcilës kanë hy edhe partitë tjera opozitare, për të kompletuar realitetin e «madhështisë « së tyre që ia sjellën vendit me pushtetin e tyre të «modernizuar» nga korrupsioni, nepotizmi, klanianizmi, krimi i organizuar dhe shumë e shumë prapavija të tjera të mistershme, dhe sot bëjnë përpjekje për të mbijuar dhe për të krijuar teren brenda një ekzistence të tronditur pa u ndjerë fare fojtorë dhe të turpëruar.

Asnjë një shtet, por në këtë rat as Kosova, nuk nuk e përfaqëson madhështinë e vet pa organizimin e pushtetit, që do të bëhët shërbëtorë dhe do të kujdeset për mirëqenjen e popullit të vet, i cili e ka ngritë në këtë funksion për t’a brojtur dhe për t’u kujdesur për jetën e tyre shoqërore, por pa shpërdoruar vlerat dhe tërësinë e kësaj qenje njerëzore.

Nxitimi ndjellakeq i opozitës në Parlamentin e Kosovës, që po vrapon të zbrazët me gjithë mllefin e akumuluar, vetëm pse i ka ndërruar rrolet në Kuvend me pozitën e tanishme nga LVV dhe LDK, dhe përpjekja e tyre për të penguar punimet e këtij Institucioni, është më tepër se një ligësi e njerëzve që energjitë e tyre i shfrytëzojnë në këtë mënyrë dhe pa ndonjë kauzë progresi, por vetëm për ti bërë keq këtij populli dhe këtij vendi, të cilët nuk shkojnë më largë se në një pikë, që rrezullton me një ndërgjegje të llojit primitiv, duke treguar rënien e përgjegjësisë e njeriut të vetëdijshëm, apo e atyre që Kosovën e degraduan me këtë gjendje të pa lakmueshme.

Para së gjithash , ne duhet të krijojmë ide që të tejkalojmë krizat e kësaj shoqërie, të cilat janë të pa arsyeshme dhe i kemi mundësitë që ti tejkalojmë ato çfarëdo qofshin, falë lirisë dhe demokracisë së vendit tonë dhe duke pasë parasysh, se nuk na ndanë shumë kohë që jemi dalë nga lufta, e cila ka lënë shumë trauma në njerëzit e këtij vendi, dhe pasojat i kemi para syve, por nganjëherë, sikur nuk po i vërejmë nga vërbimet lakmitare për pushtet dhe përfitimet kapitale.

Do të ishte absurde dhe e pa arsyeshme të flasim për diçka, e cila është në hapat e parë të ecjes dhe udhëheqjes, sikur tani qeveria e re Kurti, por mund të nxjerrim në pah disa elemente të rëndësishme të saj, imazhi i sëcilës është përpjekja për të shprehur guximin dhe synimin e një imazhi të ri për Kosovën, si prioritet, që do të kishte tiparin e një pushteti të mirëfilltë, që i përgjigjet domethënjës së ekzistencës së kësaj shoqërie njerëzore, nga një vendosmëri e sinqertë dhe e përshtatshme për të zbutë vrazhdësinë e dukurive negative, që kanë zënë rrënjë në pushtetët e mëhershme në këtë vend.

Megjithatë, kryeminstri Albin Kurti, së bashku me kualicionin bashkëqeverisës LDK, edhe sikur të kishin forcën dhe kapitalin e Donald Trumpit amerikan, nuk do ia arrijnë çëllimit aq shpejtë, që Kosovën ta vendosin në binarët e vet, sepse lokomotiva e këtij vendi, deri më tani nuk ka ndodhur mbi binarët e duhur, por ka vepruar nëpër tehun e tyre, mos të thëmi edhe në buzë të një përplasje të mundshme të vagonave të vet…

Prandaj, në kuptimin e fjalës si fillestar, kryeministri Kurti, nuk është ai i cili çdo gjë që e ka marrë tatpjetën dhe të mbrapshtën në Kosovë, nga pushtetet e dobëta, nuk do të thotë se do të mundet i vetëm ta kthejë për së mbari këtë vend pa ndihmën e opozitës dhe të tjerëve, por kryeministri në fjalë, duke marrë detyrën e shërbëtorit të shtetit përbënë një virtyt të lartë dhe ka ndjenja guximtare të sjell një ndryshim pozitiv për të mirën e këtij populli dhe këtij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat