I keni parë vajzat e bukura në Tiranë që pa punuar fare ngasin makina nga 300 mijë Euro?

Opinione

I keni parë vajzat e bukura në Tiranë që pa punuar fare ngasin makina nga 300 mijë Euro?

Nga: Mentor Kikia Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:50
Mentor Kikia, foto ilustrim

Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dyshues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij operacioni kësaj radhe. Pa pjesën e showt, patjetër.

Unë nuk i kam inat të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje luksi, duke shitur dr.ogë, duke shfrytëzuar vajzat si pro.stituta, duke vr.arë e gra.bitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj penale (nëse është bërë). Unë nuk i kam inat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e dro.gës, prostitucionit apo krimeve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të drogës dhe krimit.

Unë se kam inatin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta plasin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e krimit ka shkatërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e krimit shkatërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në arparmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e krimit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e ko.rruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat