Dueli i Despotëve

Opinione

Dueli i Despotëve

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 16 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Kremlinit Vladimir Putin, shkaku i Idlib -it ndodhen në një kurs konfrontimi. Turqia po zgjeron operacionet ushtarake në provincën siriane. A do ta thërras së shpejti Turqia Naton në ndihmë ?

Lufta me fjalë midis Rusisë dhe Turqisë ka filluar prej kohësh në Siri. Ankaraja, kohët e fundit, është përgjegjëse për përshkallëzimin e dhunës në provincën Idlib, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

Presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan pak a shumë e kërcënoi me luftë homologun e tij rus Vladimir Putin : „ Ose Rusia do të ndalojë bombardimet në Idlib ose ne do të bëjmë atë që është e nevojshme„.

Pyetja që njerëzit në rajon shtrojnë është, nëse trupat turke dhe ruse së shpejti do të përballen me njëra - tjetrën në Idlib. Putin dhe Erdogan në të vërtetë, vitet e fundit kanë kultivuar një miqësi të veçantë mes vete :

Që nga përpjekja e dështuar nga grushtë shteti në Turqi në korrik të 2016, që të dy kanë biseduar me njëri- tjetrin më se 70 herë.

Erdogan përpos Putinit, nuk ka asnjë kontakt më të ngushtë, me asnjë kryetar tjetër të shtetit.

.Ankaraja bleu sistemin rus të mbrojtjes raketore S – 400, pavarësisht protestave nga Shtetet e Bashkuara.

Rusia po ndërton një central bërthamor në Turqi.

Por, sa më shumë që Erdogan dhe Putin proklamojnë afërsinë e tyre, ata janë me milje larg, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështjet thelbësore të politikës së jashtme. Të dy autokratët kanë pikëpamje të ndryshme për Libinë, Qipron dhe konfliktin në Karabak. Karabaku ndodhet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Por më e rresikshmja është rivaliteti i tyre në Siri.

Ne e duruam njëri tjetrin një kohë të gjatë

Më parë, më 2015, Rusia dhe Turqia ishin në prag të luftës, kur ushtarët turq qëlluan një aeroplan rus mbi Sirinë. Vetëm një kërkimfalje nga Erdogani ndaj Putinit e zbuti konfliktin. Që atëherë, të dy vendet kanë koordinuar politikën e tyre mbi Sirinë. Turqia ka ulur mbështjen e saj për rebelët anti - Asad. Putini i la Erdoganit dorën e lirë për pushtimin e Sirisë verilindore.

Por tani mospajtimet përshkallëzohen sërish. Përparimi i regjimit të Asadit dhe Rusisë në Idlib, po e vë Turqinë nën presion. Sipas KB, më shumë se gjysmë milioni refugjatë sirianë janë ngulitur në kufirin me Turqinë. Vetë Erdogani flet për një numër, një milion refugjatë. Turqia, e cila tashmë ka pranuar rreth 3,5 milion refugjatë sirianë, ka frikë nga një krizë tjetër e refugjatëve. “ Situata në Idlib është e papranueshme, “ thotë Erdogan. “ Ne jemi duke duruar kohë të gjatë “.

Erdogan i vë Asadit ultimatum

Sulmet e trupave të regjimit sirian mbi ushtrinë turke në Idlib, kanë vrarë ditët e fundit dhjetëra ushtarë turq. Ankaraja u përgjigj me kundërsulme që vranë, siq thotë qeveria turke, më shumë se 100 ushtarë sirianë. Që atëherë situata është përkeqësuar.

Ushtria turke ka vendosur më shumë trupa në zonën e luftës. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut raporton se Turqia ka sjellë më shumë se 600 automjete ushtarake përtej kufirit. Regjimi sirian në Idlib tani po rrethon disa poste të vëzhgimit ushtarak turk.

Erdogan i ka vënë Asadit një ultimatum. Ankaraja do të reagoj, nëse ushtria siriane, deri në fund të këtij muaji, nuk tërhiqet nga postet e vëzhgimit turk. Tashmë partneri i koalicionit qeveritar, ekstremisti i krahut të djathtë Devlet Bahceli, po harton planin për ta pushtuar Damaskun, “për ti dhënë fund tiranisë”.

A do ta mbështes NATO - ja Turqinë?

Erdogan, duket sikur akoma dëshiron të ndërtojë një sfond kërcënues, në mënyrë që të arrijë një rezultat më të favorshëm negociues. Burhanettin Duran, drejtor i qendrës së mendimit turk Seta, e lidhur me qeverinë, sugjeroi për gazetën Daily Sabah që Turqia dëshiron në Idlib të krijoj një „tampon zonë“, të ngjashme me atë që bëri në veri - lindje të Turqisë. Rusia kontrollon hapësirën ajrore mbi Idlib. Erdogan duhet të jetë shumë i vëmendshëm sepse, pa pëlqimin e Putinit, ai do të jetë i kufizuar në Siri. Sidoqoftë, ekziston rreziku që situata lehtë mund të dal jashtë kontrollit, shkaku i pranisë së lartë ushtarake dhe retorikës militante.

Në një rast të tillë, qeveria turke gjithashtu duket se llogaritë në ndihmën e perëndimit. Komisioneri i lartë për Sirinë i qeverisë së Shteteve të Bashkuara, James Jeffrey, e vizitoi Ankaranë këtë javë. „ Aleati ynë, Turqia, ndodhet në rrezik. Dhe ky rrezik vjenë nga Rusia dhe regjimi i Asadit“, tha ai. “ Po sikur konflikti midis Turqisë dhe Rusisisë të vazhdojë të përshkallëzohet “ pyeti kohët e fundit një gazetar turk. “ A do ta mbështesë NATO - ja Turqinë “ ? Kjo pyetje do një përgjigje të shpejtë.

Maximilian Pop dhe Anna Sopfie Schneider. Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat