Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë

Opinione

Gëzuar 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë

Nga: Nuran Xhumshiti Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:09
Ilustrim

Sot Kosova feston përvjetorin e dymbëdhjetë të Pavarësisë. Pas një rrugëtimi të vështirë, e pushtuar nga mbretëri e shtete sllave në Ballkan, e ndarë dhunshëm nga pjesa tjetër e Shqipërisë më 1913, sundimit të huaj mbi 100 vjeçar i erdhi fundi edhe de jure. Nëntë vjet pas çlirimit nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ndihmuar nga NATO, Kuvendi, në një seancë solemne të organizuar më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet dhe nuk kishte njohur asnjë shtet dhe as shteti i Shqipërisë, në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999).

Me politikë paqësore vendi assesi nuk lirohej nga okupatori. Grupet guerile kishin filluar organizimin për luftë në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Duke kryer disa aksione dhe aksionet kishin sukses. Më 26 nëntor 1997, pas luftimeve në Rrezallë ushtria serbe kishte pësuar humbje dhe ishte duke u tërhequr dhe në fshatin Llaushë, sulmon shkollën e fshatit dhe plagoset mësuesit Shaban Rreci (plagoset më pak në dorë), Halit Geci, i cili nuk mund ti mbijetoj plagëve dhe vdes në spital. Sipas të gjithave gjasave me urdhër të Adem Jasharit, është marr vendim që mësuesi të varroset më 28 nëntor që edhe UÇK-ja të dal në skenë. Më 28 nëntor UÇK-ja, doli në skenë aty ishin tre pjesëtarët e saj: Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Muj Krasniqi. Gjithashtu nuk mund ta harrojmë edhe epopejën e 5, 6 dhe 7 marsit 1998. Ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 iu dhanë fund krimeve të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës

Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës.

Në nëntor 2005 filloj zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës, por bisedimet për të arritur një zgjidhje me pajtim të të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, dështuan. Këto përpjekje u drejtuan nga ish-kryenegociatori i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, i cili në vitin 2007 doli me propozimin e tij për statusin e Kosovës, pavarësi të mbikëqyrur. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila ë 22 korrik 2010, konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, në këtë seancë nuk morën pjesë deputet serb Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Kosovën menjëherë filluan ta njohin shumë shtete të botës. Shteti i parë që e ka njohur Kosovën është Afganistani pastaj Kostarika, Shqipëria, Anglia, SHBA, Franca etj.

Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat