Besëlidhja e Presidentit - Bota Sot
Besëlidhja e Presidentit

Opinione

Besëlidhja e Presidentit

Nga: Eglantina Mirashi Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 16:53
Eglantina Mirashi

Garanti i Kushtetutës mori në dorë fatet e Atdheut të tij. Presidenti i Republikës si kurrë më parë ftoi shqiptarët në një besëlidhje të jashtëzakonshme si koha që po kalon kombi shqiptar. Thirrja e presidentit për të lidhur besën është thirrje për të shpëtuar atdheun, për të shpëtuar institucionet kushtetuese dhe demokratike, për të garantuar qeverisje të drejtë, për ti dhënë pushtetin sovranit, për të ndergjegjësuar të gjithë shqiptarët për rrezikun në të cilën gjenden.

Si kurrë më parë Shqipëria është në rrezik ekzistencial. Shqipëria në rrezik institucional. Liria, demokracia, të drejtat e qytetarëve shqiptarë janë më në rrezik se kurrë. Edi Rama, lugati politik ka kthyer vëndin në diktaturë. Shqiptarët po ikin nga sytë këmbët. Shqipëria po zhduket si në vendet e luftës. Shqipëria po asgjësohet demografikisht.

Shqipëria dhe shqiptarët më në rrezik se kurrë prej arrogacës dhe etjës për pushtet, krimit dhe korrupsionit, oligarkisë, qasjes totalitare në administrimin e pushtetit, e bëjnë qytetarin shqiptar të ndjehet i poshtëruar nga regjimi i Edi Ramës i cili kërcënon shqiptarët më gjeneral Llesh kimikun, gjeneralin e ushtrisë së vdekur të rilindjes. Shqipëria po bëhet çdo ditë e më shume e pajetueshme, e pa aksesueshme për qytetarët e lirë dhe të ndershëm, për patriotët e atdhetaret.

Shteti është në funksion të rilindasve dhe krimit që mban në pushtet rilindjen.

Thirrja e presidentit Meta është jetike pasi Shqipëria gjendet në krizë politike, juridike, ekonomike dhe sociale. Shqipëria është në depresion institucional dhe parlamentar.

Qeverisja e Ramës është e zhytur në korrupsion gjigand galopant. Punët publike, tenderat, punësimet, aksesi i qytetarëve në shërbime janë kthyer në makth, ku të vetmit që kanë akses janë rilindasit të cilët shtetin e kanë pronë personale. Çdo shqiptar që e don të ardhmen e fëmijëve në Shqipëri, që e do atdheun e do lirinë e do vëndin e tij të begatë, të zhvilluar e më dinjitet, duhet ti bashkohet kushtrimit demokratik e institucional të Presidentit të Republikës në mbrojtje të kushtetutës e Atdheut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat