Mbështetje Qeverise Kurti, urime për Vetting-un në diplomaci - Bota Sot
Mbështetje Qeverise Kurti, urime për Vetting-un në diplomaci

Opinione

Mbështetje Qeverise Kurti, urime për Vetting-un në diplomaci

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 20 shkurt 2020 Në ora: 17:55
Qeveria e Kosovës

E kam mbështetur, z. Kurti dhe znj. Vjosa Osmani për të marrë fitoren e zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019. Këtë e kam bërë sepse besoja fort te sinqeriteti, pastërtia , korrektesia, te vizioni dhe te kapaciteti e dinjiteti patriotik dhe intelektual si të z. Kurti ashtu edhe të znj. Osmani.  Dhe duke qenë të tillë edhe votuesit në Kosovë ia besuan qeverisjen kualicionit LVV-LDK pasi populli kishin besim se me kualicionin LVV-LDK dhe me Kurtin Kryeministër Kosova do të clirohej nga korrupsioni, krimi, papërgjegjshmëria, nga nepotizmi dhe injoranca të cilat ia kishin marrë frymën shtetit, ligjit, drejtësisë, shoqërisë dhe patriotizmit e intelektualizmit.  

Ashtu sikurse po veprohet me administratën dhe me VETTING-un e vendimeve qeveritare të mëparshme dhe me atë në administratën shtetërore; ku fakt  është për t’u përshëndetur  edhe Ministrja e Drejtësisë  znj. Haxhiu me VETTING-un me     Ligjin të  Noterisë, ashtu edhe Ministri i Punëve  të Jashme z. Konjufca për fillimin e pastrimit të diplomacisë kosovare prej elementëve të paaftë, të pashkolluar dhe me lidhje partizano-partiake, miqësirash e nepotizmi të cilët kanë zënë vëndin si ambasadorë  e konsuj duke e diskredituar kështu diplomacinë e Shtetit të Ri të Kosovës.

Është për t’u përshendetur uniteti i kualicionit qeverisës LVV-LDK për reformimin e qeverisë dhe të administratës shtetërore, pasi me këto reforma që po bën qeverisja e sotme,perderisa  qeveria po kryen detyrat dhe funksionimin e saj konform , në zbatim dhe ne respekt të ligjit  dhe në shërbim të popullit atëhere kjo qeveri do ta ketë edhe mbështetjen e publikut.

Pra, ditët e fillimit të punës së qeverisë së re ashtu sikurse edhe pritej janë premtuese dhe japin besim e shpresë se Shteti i Kosovës, drejtësia dhe ligji do të funksionojnë, dhe fillimi nga funksionimi i shtetit ligjor e demokratik, efikasiteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit, dhe pra zbatimi i ligjit: këto detyrimisht janë edhe VETTING-u juridik qe i shërbejnë dekriminalizimit dhe cmontimit të  sistermit të korrupsionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat