As Qeverinë e as Konjufcën nuk duhet akuzuar, fajtor është Presidenti Thaçi - Bota Sot
As Qeverinë e as Konjufcën nuk duhet akuzuar, fajtor është Presidenti Thaçi

Opinione

As Qeverinë e as Konjufcën nuk duhet akuzuar, fajtor është Presidenti Thaçi

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 22 shkurt 2020 Në ora: 08:59
Hashim Thaçi

Qeveria, Parlamenti, spektri politik i gjerë i Kosovës, duhet ta këtë të qartë së, Presidenti Thaçi është pengesa kryesore për rrjedhat normale të institucioneve të Kosovës në të gjitha aspektet.

Ngutia e ( pa) qëllimshme për ta dhënë lajmin nga dora e parë për njohje nga Jamajka, sa është për përfitime politike, aq edhe për “komprometimin” e Qeverisë respektivisht Ministrisë së Jashtme në krye më zotin Glauk Konjufca.

Ky, pra Presidenti, edhe pas tërheqjes së vërejtjes nga Ambasadorja Çitaku së( nëse është e vërtetë), ende nuk ka Notë verbale zyrtaren por ka informata ( tani po lakohet edhe emri Kongresmenit Engel) i cili është jetësishtë i interesuar që Kosova të ecë përpara, megjithatë, nëse dikush duhet të shkarkohet, është Presidenti Thaçi.

Mos e dhashtë zoti që ai ta këtë informuar edhe Vuqiqin për këtë para të gjithëve, duke ardhur në përfundim të marrëdhënieve në mes tyre pasi kanë biseda, kontakte edhe jashtë publikut, ekziston mundësia që edhe Serbia qoftë edhe më ndihmën e Rusisë, të kenë ndërhyrë për ta stopue dhe njëherit komprometua shtetin e Kosovës. Qeveria e re që në start ja futi “ lepurin në bark Serbisë” më paraqitje dinjëtoze nga ana e Kryeministrit, më një filozofi të re Euroatlantike duke sugjeruar që çështjet e Ballkanit Perëndimor të zgjidhen në mënyrë të përbashkët duke i trajtuar të gjitha shtetet në mënyrë të barabartë, pra edhe Kosovën si shtet të pavarur që, në një mënyrë i bëjnë së, Serbia duhet definitivishtë të zgjedhe në mes të Evropës, NATO-s ose Rusisë.

Nuk mundë të ulët në dy karriga së, ekziston rreziku që të shqyhet dhe të rrokullisët.

Serbia, më siguri së donte të mbajë marrëdhënie më Rusinë por, nëse bëhet pjesë e BE-së, ahere, duhet ti merr obligimet dhe të sillet më përgjegjësi në zbatimin e politikave të sajë. Që, do të nënkupton edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Kosovës në një nga mbledhjet e sajë bile sa ma urgjent, duhet seriozishtë ti  trajtojë sjelljet e Presidenti karshi bisedimeve më Serbinë duke ja bërë më dije së, nuk është udhëheqës i bisedimeve më Serbinë i cili duhet të sillët konform politikave    të jashtme e miratuar në Parlament dhe e zbatuer nga Qeveria, janë obligative edhe për Presidentin, përndryshe, nuk mundë të paraqitën dy politika të jashtme, ajo e Qeverisë dhe ajo e Presidentit.

Kosova është Republike Parlamentare dhe funksionet janë qartë të definuar më Kushtetutë.

Nëse Presidenti nuk ka të ndalur më veprime destruktive, urgjentisht duhet të kërkohet përgjegjësia institucionale.

Dorën në zëmër, edhe Ambasadori Grenell që do të thotë edhe Presidenti Trump, janë kah ja rrisin” veshte” duke e paraqitur mendojë unë, si i “ përshtatshëm dhe ma fleksibilitet e i moderuar” në procesin e bisedimeve më Serbinë.

Së është i përshtatshëm për juve zotëri, ndoshta qëndron por, nuk është i  përshtatshëm për shtetin e Kosovës sepse, që nga viti 1911, 1913, lëshimet e tij ndaj Serbisë jashtë autorizimeve kushtetuese, e kanë sjellë Kosovën në pozitë të disfavorshme krahas Serbisë deri të ideja e treshës : Vuçiq, Thaçi, Rama më kuririn herë këshilltarin por e postierin, Baton Stanishiqin.

Qeveria dhe populli i Kosovës është i paluhatshëm dhe më çdo çmim së, korrigjim apo tregti më pjesë të Kosovës nuk ka, pa marrë parasysh çmimin që duhet ta paguajë. Besojë së ardhja në pushtet e zotit Kurti dhe zonjës Osmani më këtë diskurs, është garanca ma e fortë dhe e qëndrueshme së koncesione në këtë drejtim nuk do të këtë.

Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, zyrtarisht duhet të jau bëjë më dije shteteve të Quntit, së, qëndrimet politike të Presidentit janë në diskrepancë më politikat zyrtare shtetërore, prandaj, ju lutemi që të jeni në bashkëpunim më Qeverinë e Kosovës që mos te dalim joserioz para botës demokratike.

Presidenti, ma shumë udhëheq politikat e tij për interesa personale duke tentua që duke “ bashkëpunua “ më juve jashtë interesave të shtetit dhe të qytetarëve, për ti ikë  përgjegjësisë për akuzat e rënda që e ngarkojnë, po donë lëkurën e vetë me e shitë  ma shtrenjtë së Kosovën.

Jemi në proceset historike për të krijuar paqë dhe marrëdhënie reale afatgjatë më një shtet që më shekuj jemi në arëmiqësi, jo më fajin tonë sepse, Kosova nuk sulmojë askënd por u mbrojte që, tani po na kërkohet që si viktimë të lëshojmë për në çështje të cilat vijnë në kundërshtim më vullnetin e popullit dhe të sakrificës që e bëri që u çliruam edhe më ndihmën e juaj, për ti lënë në paqë gjenerata e reja.

Prandaj, institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë më urgjencë dhe vendosmëri që të dihet së kush dhe cilat kompetenca i ka në hierarkinë e Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat