Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të dhe virtyti i politikanëve - Bota Sot
Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të dhe virtyti i politikanëve

Opinione

Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të dhe virtyti i politikanëve

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 09:37
Qamil Gjyrezi

Në këta 30 vite të tranzicionit në Shqipëri dhe 12 vite në Kosovë jemi përballuar dhe konfrontuar shpesh me disa modele politikanësh, të cilët kanë prezantuar personalitete dhe karaktere të ndryshme. Në këto vite mungesa e virtyteve të politikanëve ka ndikuar tek ekonomia dhe stabiliteti politik në të dy shtetet.

Nuk pretendoj që politikani të jetë i përsosur, “i modelit Aristotelian”, por duhet të ketë disa virtyte bazë. Politikanët pa virtyte i bëjnë dëm të gjithëve. Ne këto 30 vite në Shqipëri dhe 12 vite në Kosovë, ka patur edhe politikanë që kanë patur një lloj burrërie, maturie, etike dhe mirësie dhe guximi.

Në 7 vitet e Rilindjes në parlament janë  prezantuar “modelet më të pista” në historinë politike në Shqipëri, hajdutë dhe kriminelë, narkotrafikantë, pa virtyt dhe të paburra.

Në qeverisjen e kaluar në Kosovë, u prezantuan disa modele politike ekstremisht pa virtyte, gadi shitën integritetin territorial të Kosovës dhe realizuan planet famëkeqe të Moskës dhe Beogradit.

Këta  modele kanë qenë në kundërshtim të hapur me termin jo vetëm shqiptar por edhe universal të virtytit njerëzor.

Prandaj Shqipërisë dhe Kosovës i duhen, biles mendoj se kanë nevojë për politikanë të virtytshëm për të ardhmen e demokracisë dhe zhvillimit.

Virtyti (lat. virtus, "burre",) është epërsia morale e një personi. Virtyti është veti e çmueshme e karakterit të mirë. Ai është prirja dhe aftësia e një njeriu të tejkalojë në (mbi) diçka, të kryejë një veprim të caktuar në mënyrën më të mirë. Fjala virtus (virtyt) lidhej në Romën e lashtë me aftësitë luftarake si, p.sh. guximi dhe trimëria.

Duke biseduar për këtë temë on-line me një mik timin të mirë, më shkruajti se: “Lulzim Basha ka një virtyt, që nuk e ka asnjë politikan që është sot në “lojë” në Shqipëri”. Dhe më renditi arsyet dhe argumentet me të cilat, Basha si kryeministër i ardhshëm, bën dallimin me politikanët e tjerë.

1.Lulzim Basha është i “papërzierë” me të shkuarën e largët “komuniste” dhe me periudhën e afërt “ramiziste”.

Miku im ka shumë të drejtë, mbasi Basha nuk asnjë lidhje në të shkuarën e largët komuniste me ish-komunistët enveristo-titistë, me krimet dhe shantazhet që i’u kanë bërë shqiptarëve.

Mbas viteve 1946 në Shqipëri ka patur një luftë të ashpër klasash, burgime dhe internime dhe klane ish-byroistësh të rrezikshëm për njëri tjetrin dhe shqiptarët që kanë punuar në favor të Moskës, Beogradit dhe e kanë shitur ceshtjen e Kosovës.

Lulzim Basha nuk është i përzierë gjithashtu edhe me mbështetësit dhe klanet “ramiziste”. Ne periudhën e Ramiz Alisë u zbut pak lufta e klasave, mbasi e kuptuan se po vjen fundi i tyre dhe mund t’i priste fundi si Caushesku. Në këtë periudhë u  bënë disa lëshime, por e shkatërruan Shqipërinë piskologjikisht dhe i varfëruan njerëzit shpirtërisht deri në vitin 90-të.

Klanet e të shkuarës së largët ish-komuniste dhe të periudhës ramiziste, në bashëpunim edhe me disa ish-të persekutuar lëshuan pushtetin politik dhe vazhdojnë të sundojnë në ekonnominë e varfër në Shqipëri.

2.Një prej virtyteve të Bashes është gjithashtu edhe shkollimi evropian në Hollandë në Utrecht, që Basha  e prezanton në të gjithë këta vite në politikë.

3.Padyshim qëndrimi moral është një virtyt që e bën Bashën, të bëjë dallimin me politikanët e tjerë.

Prandaj edhe sulmohet nga kundërshtarët politikë. Këtu mund të shtoj, se Basha jo vetëm që prezanton një model me virtyt, por ka aftësinë edhe të përzgjedhë bashkëpuntorë në të gjitha nivelet, politikanë me virtyt.

Edhe në Kosovë modelet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ndryshojnë shumë me të kaluarën politike në Kosovë në këto 12 vite. Albini dhe Vjosa ish kandidatët për kryeministër në Kosovë përfaqësojnë katër virtytet klasike kryesore të perëndimit, pjekurinë, urtësinë, drejtësinë, fuqinë dhe guximin, shkollimin perëndimor dhe moralin.

Albini dhe Vjosa nuk kanë të bëjnë gjithashtu me të kaluarën ish-titiste dhe me “enveristët dhe ramizistet” në Kosovë.

Albini dhe Vjosa kanë gjithashtu formim të vërtetë perëndimor në universitete perëndimore në Europë dhe Amerikë.

Katër virtytet klasike "kryesore" të perëndimit janë: pjekuria, urtësia, drejtësia, fuqia dhe guximi, plus edhe maturia, morali, etika, mirësia, sinqeriteti, mirëkuptimi dhe dashamirësia.

Basha ka një pjekuri të dukshme politike në krahasim me politikanët e tjerë, nuk ngutet as nuk “tutet” siç thotë populli. Këtë e ka treguar me fakte dhe prova kur ka qenë ministër.

Albini dhe Vjosa  kanë pjekurinë e dukshme politike në krahasim me politikanët e tjerë në Kosovë. Ata as nuk nguten as nuk “tuten” siç thotë populli.

Basha, Kurti dhe Osmani kanë gjithashtu edhe virtyte të tjera të perëndimit sic janë drejtësia, morali dhe etika.

Prandaj Lulzim Basha, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani prezantojnë politikanët që i kanë munguar politikës në Shqipëri dhe Kosovë, në formë dhe përmbajtje, me virtyte!

Koha do ta vërtetojë këtë opinion dhe kam besim se Basha, Kurti dhe Osmani do të jenë të njëjtë si në opozitë ashtu dhe në qeverisje, me virtyte!

Shqipëria dhe Kosova e shekullit XXI-të, e kanë të domosdoshme këtë frymë politike të sunduar nga virtytet dhe urtësia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat