Jo opozitë e dashur, me mini-koalicionin ASH-Alternativa nuk mundet BDI-ja - Bota Sot
Jo opozitë e dashur, me mini-koalicionin ASH-Alternativa nuk mundet BDI-ja

Opinione

Jo opozitë e dashur, me mini-koalicionin ASH-Alternativa nuk mundet BDI-ja

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:44
Sulejman Mehazi

Jo, jo kurrë në këtë mënyrë s’keni për të fituar, ju opozitë shqiptare, siç shihet, qëllimi i juaj nuk është fitorja ndaj BDI-së, po fitorja e dy tre deputetëve sa për t’u bërë parti e legjitimuar parlamentare, dhe kaq. A dhe ju për interesat tuaja të ngushta partiake luani me popullin e ngratë.

Po hajt ta shohim, si, me mini-koalicione opozitare, të ndarë e të përçarë do ta fitoni partinë e fuqishme BDI-në, 19 vjet rradhazi në pushtetin qendror e lokal, po a se mendoni fare se afër dy dekada  kanë punësuar me mijëra e mijëra njerëz në ministritë e drejtoritë e ndryshme qeveritare e lokale, po sa arsimtarë në fillore e të mesme kanë punësuar, po sa profesorë universitarë, po 2700 punëtorë administrativë që rrinë në shtëpi e marrin rroga. Po nëse qytetarëve të varfër partia në pushtet ju jep nga 500-1000 denarë për hirë të votës, ua paguan çekat e rymës, telefonave e tatimeve të obliguara shtëpiake!? Po ju opozite e dashur, por e përçarë keni punësuar ndonjë, keni para për të blerë votat? Jo. Po ja do thoni se s’ia japin votën pozitës për shkak ngjarjeve të pahieshme; Do arsyetoni për korrupcionet dhe skandalet e bëra, po dhe për shkak të rrahjeve të nxënësve, burgosjeve e bombave telefonike  nuk do t’ia japin votën BDI-sè, ani ne mos ia japin. Po prapë i kanë të sigurtë minimum 70,000 votues, 8 deri 12 deputë, po ju opozitë sinqerisht me mini-koalicionin tuaj sa deputetë do merrni?

Pastaj e nderuar mini-koalicion shqiptaro-opozitare, ASH-Alternativa, çfarë oferta do i afroni popullit, ofertat e BDI-se do jenë: NATO kërkuat, ju dhamë, rritjen e rrogave kërkuat, ju dhamë, ndryshimin e emrit dhe kushtetutës nga Maqedoni në Maqedoni Veriore kërkuar,, ua dhamë, punësimin e mbi 50,0000 shqiptarëve kërkuar, ua dhamë etj.etj.

Shtojcë:

"Thuania të vërteten sikur të ishte edhe në dëmin tuaj."

Profetike, "do vijë një kohë kur e vërteta do të jetë e vetmuar e do sulmohet prej të pavërtetëve."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat