Duhet të përgjigjet dikush për lajmin e “njohjes” nga Xhamajka - Bota Sot
Duhet të përgjigjet dikush për lajmin e “njohjes” nga Xhamajka

Opinione

Duhet të përgjigjet dikush për lajmin e “njohjes” nga Xhamajka

Skënder Sadri Kapiti Nga Skënder Sadri Kapiti Më 23 shkurt 2020 Në ora: 08:19
Ilustrim

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për njoftimin sikur Xhamajka e kishte njohur Kosovën. Përgjegjësinë duhet ta mbajë ai i cili ka njoftuar instancat më të larta shtetërore të Kosovës dhe sidomos Presidenti i Kosovës. Pse u dha ky lajm që rezultoi i rremë.

Pse kjo “nguti” që rezultoi pavërtetësi. Apo mos vallë i duhej Presidentit të Kosovës si trofe, pas dështimeve të rënda të tij dhe të diplomacisë së Kosovës gjatë dy viteve të fundit me njohjet e Kosovës?

Pse kjo ngutje pavërtetësie dhe pasigurie kur nuk është se Xhamajka as nuk ka ndonjë potencë kushedi se çfarë si shtet për të bërë bujë dhe potere kaq të madhe edhe sikur ajo edhe ta kishte njohur Pavarësinë e Kosovës? Pse i dhatë shansin Serbisë që tashmë ta interpretojë këtë fakt si të dojë ajo? Kur tërhoqën njohjen disa shtete pa peshë politike e diplomatike pas lobimeve që kishte bërë Serbia, Serbia sa e stërmadhonte dhe e festonte si fitore diplomatike të madhe të saj. Por rasti i asaj që rezultoi se Xhamajka nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës, ka të bëj me prestigjin e shtetit dhe me seriozitetin e diplomacisë kosovare. Dhe ky skandal le të shërbejë si inkurajim për Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për një reforme të thellë e rrënjësore në diplomacinë e shtetit të Kosovës, për një VETING urgent në diplomaci gjë e cila është më se domosdoshmëri aktualisht në Kosovë. Rasti në fjalë si skandal nuk duhet kaluar pa vënie para përgjegjësisë të atij i cili e dha këtë informacion të pasaktë dhe pa pritur notën verbale zyrtare të njohjes.

Në politikë, në qeverisje dhe në demokraci kush gabon përgjigjet, jep llogari por edhe “ndëshkohet”.

Ashtu sikuse që duhet bërë VETING në administratën publike dhe në drejtësinë të cilat janë të kapura politikisht, ashtu edhe duhet vepruar në diplomaci, që edhe në Ministrinë e Jashtme dhe në ambasada të bëhet VETING për pastrimin e tyre nga individë që nuk e kanë idenë se çfarë është diplomacia, as shteti dhe as përgjegjshmëria, por vetëm sa janë shumë prej tyre militantë e partiakë, miq e shokë dhe të afërm e me lidhje nepotike e patizane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat