Bravo Z. Kurti për shkuarjen tuaj në këmbë deri në Kryeministri - Bota Sot
Bravo Z. Kurti për shkuarjen tuaj në këmbë deri në Kryeministri

Opinione

Bravo Z. Kurti për shkuarjen tuaj në këmbë deri në Kryeministri

Nga: Ejup Berisha Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 00:04
Albin Kurti

Kryeministri i ri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti sot deri në zyrën e së paska shkuar në këmbë. Bravo Z. Kryeministër ashtu duhet të silleni ju si politikan bashkëkohor dhe pa komplekse.

Të gjithë politikanët e mirë dhe të sinçertë ashtu siç keni vepruar sot ju ashtu veprojnë edhe ata. Kështu bëjnë politikanët pa kurrfar hipotekash këta pra shkojnë në punë në këmbë dhe gjatë rrugëtimit të tyre takohen me njerëz dhe përshëndeten e flasin me ta për halle derte probleme dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohen qytetarët. A ka më kënaqësi sesa si kryeministër të takoheni me qytetarët, nuk ka.

Z.Kryeministër a e dini pse sepse në mesin e tyre ka prej atyre që ju respektojnë e çmojnë, ka prej atyre që ua kanë dhënë edhe votën në zgjedhje, por ka edhe prej tyre që sju duan. Ani kjo nuk duhet të prish punë sepse të gjithë njerëzit nuk janë të njëjtë pra të gjithë nuk mund të ju duan njësoj ka edhe prej tyre që edhe nuk ju duan.

Pra kjo që sju duan nuk është aq tragjike sepse ata mund të mos të ju duan për faktin se nuk ju njohin mirë apo kanë dëgjuar thashetheme të ndryshme për ju prandaj ky gjesti i të ecurit në këmbë deri te vendi i punës mund të jetë edhe një mundësi që tua ndryshoni bindjet, perceptimet dhe mendimet negative disa qytetarëve që i kanë për ju. Kur jemi te fakti që dikush mund edhe të mos ju dojë kjo ndoshta edhe nuk është në rregull por ju Z.Kryeministër duhet ta pranoni si fakt dhe meqë jeni edhe demokrat atëher duhet të mundoheni që tu futeni në palcë apo në lëkurë njerëzve dhe ti bindni se nuk jeni ai siç ju perceptojnë apo siç ju kanë prezentuar të tjerët me qëllime të këqija dhe tendencioze.

Kur jemi te këta të fundit pra te ata të cilët me qëllim mundohen që tu nxijnë apo dhe poshtërojnë këta janë kundërshtarët e juaj politik të cilët nuk ju kanë dashur, nuk ju duan, dhe nuk do të ju duan kurrë meqë ju me Vjosa Osmanin i mundët në mënyrë meritore në zgjedhjet e muajit tetor të vitit të kaluar. I mundët edhe për faktin se këta përveç gjat periudhave parzgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve asnjëher më nuk janë takuar me qytetarët e Republikës së Kosovës.

A e dini pse sepse ata i kanë gënjyer qytetarët i kanë poshtëruar nga fudullëku lexo mendjemadhësia e tyre, i kanë nënçmuar i kanë sharë i kanë keqtrajtuar i kanë varfëruar disa i kanë rrahur e disa bile ka mundësi që disa edhe i kanë ekzekutuar.

Prandaj këta nuk dalin faqebardhë dhe ballhapur si ti Z.Albin që del para popullit. Z.Kryeministër dilni dhe ecni e shkoni në zyrë në këmbë kjo nuk është as turp e as gjest i shëmtuar por as akt i ndaluar me Kushtetutë dhe me ligjet e vendit.

Njerëzit që nuk i kanë borxh askuj si ju dalin në rrugë dhe nuk i frikohen askuj ata janë të lirë me popullin dhe mundohen që ti dëgjojnë hallet, dertet dhe vështërsitë me të cilët ballafaqohen qytetarët bile në saje të kompetencave dhe detyrimeve ligjore dhe Ministrat e tjerë të Qeverisë duhet të mundohen që tu ofrojnë zgjidhje meritore dhe të domosdoshme.

Unë Z.Kryeministër e ndaj mendimin dhe bindjen se Politikanët e zgjedhur zyrën kryesore e kanë në rrugë e jo në apo në Ministri këta pra atje i kanë zyrat alternative apo dytësore. Z.Kurti Politika e vërtetë bëhet në rrugë e jo nëpër zyra sepse ju si Kryeministër dhe anëtarët e tjerë të Qeverisë nuk jeni administratorë klasik shtetërorë të obliguar që të lidheni për vendin e punës nëpër zyra. Pra ku do ti merrni informatat më të freskëta dhe më të sakta ato mund ti merrni vetëm nëse kontaktoni direkt me çdo qytatarë veç e veç apo dhe me grupe të tyre në rrugë.

Dhe tani kundërshtarët tuaj ju kritikojnë për këtë gjest shum pozitiv dhe fisnik. A e dini pse Z.Kryeministër këta e bëjnë këtë gjë sepse vet asnjëher nuk e kanë bërë.Këta nga mendjemadhësia kanë udhëtuar me makina të blinduara me shpejtësi marramendëse me gjama të errësuar sepse nuk e kanë pasur guximin që tu dalin para syve qytetarëve për shkak se i kanë gënjyer dhe i kanë dëmtuar në çdo aspekt apo shkurt e shqip u kanë borxh qytetarëve.

Z. Albin kundërshtarëve të tu nuk ju ka pëlqyer gjesti juaj edhe për faktin se këta duan të ju shohin dhe perceptojnë si njeri të keq e të vrazhdë me qëllim që qytetarët e Kosovës mos ta kuptojnë se ju jeni më ndryshe se ata pra dua të themë më i mirë dhe më pozitiv se kundërshtarët e tu politik.Prandaj këta nuk janë pajtuar me gjestet e tua të mira dhe më ndryshe prej tyre.

Për këtë arsye këta një ditë më parë e sulmuan me vezë edhe Z.v n Avdullah Hotin. Mirëpo edhe pse do tu kritikojnë dhe ndoshta edhe do tu sulmojnë ju vazhdoni më shpesh të shkoni në punë në këmbë. Mos keni dert dhe frikë sepse rrugës takoheni me qytetarët shqiptar për të cilët është kënaqësi dhe privilegj të takohen me ne dhe Ministrat e tyre.

Në fund të fundit Qeveria është krijuar për qytetarët e jo vetëmse për funkcionarët politik. Edhe njëher Bravo Z.Kryeministër Albin Kurti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat