Ndryshimi, për ditë më të mira për shqiptarët - Bota Sot
Ndryshimi, për ditë më të mira për shqiptarët

Opinione

Ndryshimi, për ditë më të mira për shqiptarët

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:55
Qamil Gjyrezi

Ka 7 vite në pushtet që Edi Rama bën grushte shteti në Shqipëri. Grusht shteti me zgjedhjet  e lira, me ekonominë, me mbështetjen e krimit dhe narkotrafikantëve, me varfërinë, me largimin e shqiptarëve. Grushti i shtetit është në veprim, këtë herë me dokumentin themelorë të shtetit, kuhshtetutën e vendit duke e kthyer në kartë. “Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku”, deklaron Basha.

A mund të drejtohet vendi me këtë dokument themelor?

Prandaj duhet të protestohet fuqishëm pa ndalim deri në kthimin e normalitetit në vend, ndryshimin e qeverisë dhe shpëtimin nga grushtet dhe “goditjet vdekjeprurëse”  e Edi Ramës për të gjithë.

Shqipëria po shpopullohet ditë për ditë, kryesisht nga të rinjtë që nuk shohin asnjë rreze dite për të ardhmen.

Shqipëria  është kthyer në bazë operacionale e krimit të organizuar vendor dhe ndërkombëtar. Krimi po futet cdo ditë e më shumë deri në genet e shoqërisë shqiptare.

Realiteti që ka sjellë Rilindja është i zymtë dhe i pa shpresë.  Prandaj duhet ndryshimi, që do të bëhet realitet për ditë më të mira për shqiptarët.

Tubimet dhe protestat e fuqishme pa ndalim janë mënyra e vetme për të ndryshuar realitetin aktual, por zgjidhja janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme pas reformës zgjedhore, për të mirën e vendit dhe për të integruar Shqipërinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat