Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit - Bota Sot
Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit

Opinione

Presidenti i Shqipërisë fton popullin në mbrojtje të Kushtetutës kundër grushtit kryeministror të shtetit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:42
Skënder S.Kapiti

Presidenti Ilir Meta fton qytetarët në protestë për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë , kundër një grushti kryeministror shteti. Situata është shumë serioze dhe tregon se rendi demokratik dhe kushtetues në Shqipëri është nën kërcënim. Përsëri në sfond një “Çudi” tipike shqiptare, a thua se Shqipëria nuk ndodhet në Europë. Përsëri Shqipëria çudit Europën , ashtu si dikur që çudiste  me vetëizolimin ekstrem 50 vjecar nga Europa dhe bota demokratike; ashtu sikurse dhe përsëri në vitin 1997 Shqipëria politike cuditi botën me katastrofën e ngjarjeve të atij viti ku brënda 24 orëve Shteti Shqiptar ra dhe u rrënua. Dhe  përsëri tani në Vitin 2020 gjëndja në Shqipëri ka precipituar deri në një krizë gjithinstitucionale shtetërore sa që Presidenti i Shqipërisë fton qytetarët në një protestë për mbrojtjen e Kushtetutës, demokracisë dhe   të shtetit nga një grusht shteti kryeministror.

Të dashur qytetarë,

Ju ftoj të gjithëve në 2 mars, në ora 17:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër grushtit të shtetit dhe mbrojtjes, jo vetëm të integritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe Kushtetutës, por të vetë shtetit tonë, kombit dhe interesit kombëtar.
Shqiptarët e bashkuar kundër puçistëve të zbuluar! https:// presidenti-meta-ju-ftoj-te-gjitheve-ne-2-mars-ne-ora-1700-ne-bulevardin-deshmoret-e-kombit-kunder-grushtit-te-shtetit/

Dhe këtë thirrje e bën Presidenti i Shqipërisë të cilin: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (neni 86/1) përcakton se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”.

Presidenti Meta  ka parashtruar dhe renditur hapat e grushtit të shtetit dhe sipas tij: Më pas u ka mbetur edhe hapi final: shkarkimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me porosi të UDB-së, për të zgjedhur një President me “Etikë” që të lobojë dhe të firmosë për ndarjen e Kosovës dhe për çdo projekt tjetër anti-kombëtar.
Por shqiptarët kanë 100 vjet që janë ndarë nga Esat Pashë Tradhëtari. http://top-channel.tv/2020/02/24/hapat-e-grushtit-te-shtetit-nga-miratimi-i-kck-se-te-antishpifja-ja-cshkruan-meta/

 Dhe kjo është edhe e besueshme, pasi: pak kohë më parë Kryeministri I Shqipërisë shkarkoi Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë z. Bushati për faktin se ai ishte kundershtar i planit famëkeq Rama-Vuçiç -ThaçI për ndarjen e Kosovës ashtu sikurse akoma më fort kundër atij plani por edhe kundër minishngenit neojugosllav është edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.Ky fakt si dhe 7 hapat e tjerë që përmënd Ilir Meta, kanë si synim kapjen e Kushtetutës me qëllim shkarkimin pastaj edhe të Presidentit të Republikës dhe kapjen edhe te institucionit të Presidentit pas kapjes së instutucioneve të tjera si p. sh. siç është kapur edhe parlamenti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat