A është Telekomi i Kosovës “Bruti” i Klanit Pronto-Mafia? - Bota Sot
A është Telekomi i Kosovës “Bruti” i Klanit Pronto-Mafia?

Opinione

A është Telekomi i Kosovës “Bruti” i Klanit Pronto-Mafia?

Haki Latifi Nga Haki Latifi Më 25 shkurt 2020 Në ora: 15:08
Klani Pronto

Thuhet se çdo krahasim çalon, porse po e provojmë.

Në Kosovën tonë të dashtun, sot Klani Pronto-mafia është si Jul Cezari, dikur.

Bruti ishte njeriu më i afërt, më korrekti, por kur shikoi (Bruti) që Jul Cezari donte të bëhej Perandor i Përjetshëm, pra të mos kishte zgjedhje ose praktkisht të shkrinte Senatin, nuk duroi. Vendosi Romën mbi mikun e tij, mbi shefin e tij. Dhe e vrau! Eshtë legjendare fjala e Brutit para popullit të Romës, pasi vrau Cezarin.

Tashmë “Cezari” allashqiptarqe, muzikën e celularit të tij personal e ka me muzikën e dremitjes së Telekomit të Kosovës.
Në poligonin e Klanit Pronto-mafia, janë bordet shtetërore mbi të cilat qëllojnë me shpesh dhe pa hezitim!

Pastaj, kur kthehen nga poligoni pas një ditë pune të lodhshme takohen prapë tek “Cezari”. Ata, ndjejnë se mandati i përjetshëm cezeriano-prontist do t’i ngushtojë hapësirat e lirisë në Bordet e ndërmarjeve shtetërore, e jo vetëm në këto borde. Por, besoj se edhe për ata do të ngushtohet laku i hapësirave të lirisë. Sepse, duhet të kemi kujdes se, “Cezari” vret edhe bashkëpunëtorët!

“Klani Pronto-mafia” po shkërmoqet ndaj shërbyesit nuk do të hezitojnë të ngrihet të “vrasin” me droje, por ama do ngrihet të qëllojnë mbi “Cezarin” e tyre.

Dhe kështu shpëtojnë Romën e Klanit Pronto-mafia!

Mos të keqëkuptohem, jo Klanin Pronto-mafia, por Romën!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat