Kusht për t’i rifilluar bisedimet më Serbinë është së pari kërkimfalja nga Serbia - Bota Sot
Kusht për t’i rifilluar bisedimet më Serbinë është së pari kërkimfalja nga Serbia

Opinione

Kusht për t’i rifilluar bisedimet më Serbinë është së pari kërkimfalja nga Serbia

Nga: Hafiz Shala - New York Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 07:52
Hafiz Shala

Kjo i bjeë së kur të kërkojsh falje, do të thotë ndihesh fajtor për veprat e ushtruara ndaj populli të tërë. Këtë, Serbia nuk don ta bëjë sepse, e dinë përfundimin.

Sipas Kanunit e Lekë Dugagjinit, i bjenë së, duhet të kërkosh besë dhë të sillesh sipas rregullave që ti kërkojë i dëmtuari e jo më kryeneqësi. Pos tjerave, nese del jashtë oborrit të shtepisë, duhet të dalish më ndore. Dhe, pastaj, nese të përcjellë dikush më ndore, ecësh disa disa hapa në distancë pas atij që të përcjellë, etj.

E mora si shembull për t’a përkëthyer në rastin tonë në bisedimeve më Serbinë të cilës duhet kushtëzuar, së pari kërkimfalja e cila e sjellë në pozitën të cilës i takonë pra, të agresorit, e neve në pozitë të viktimës.

Dhë, që nga kjo, statuesi i bashkë biseduesve rrënjësishtë ndryshonë që do të thotë edhe kushtëzimet eventuale apo kërkesave shtesë të Serbisë e cila po e propagonë teorinë iracionale për neve por në favor të Serbisë së “ edhe Serbia duhet të fitojë diqka”. Pse, aduhet Serbia të fitojë dhë qka pas të gjitha këtyre lëshimeve qëf ju bënë për hirë të paqës dhë stabiliteti afatëgjatë fqinjësor ku Serbia as që lodhi kokën për këtë.

Fatëkeqësishtë, kjo ju mundësue nga Presidenti Thaqi që në start të bisedimeve të ashtuquajturave teknike më 2011 pastaj 2013, 2014 e deri në ditët e sotit të cilat ishin dhë mbetën fatale në ciklin e bisedimeve të ardhshme, sepse, Kosovën e shëndërrojë në përfaqësim jo në nivel të shtetit të pavarur e të njohur ndërkombëtarishtë por, si nji shtet ende në formim dhë” pa status” edhe pas shpalljës së Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Kjo sagë denigruese më fajin e udhëheqjës kosovare drejtëpërse drejti nga Presidenti më sjelljet e tijë të papërgjegjshme e të cilit nuk u mësuam apo nuk deshëm të mësojmë por, ato i thurëm në bazë të marrëveshjeve të koalicionit PDK, AAK, Nisma që tani po I “ gigësojmë” më qmim shumë të lartë.

Kryeministri Haradinaj, ja la në dorë udhëheqjen e dialogut në kundërshtim më Kushtetutën e vëndit i cili, duke i hapur temat e korigjimit apo shkëmbimit të teritoreve jashtë konsensuesit ndërpartiak e ndërshtetëror edhe më përkrahjen e fuqishme të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhë tellallgjinë e tyre B. Stanishiqin, ju deshtë Ramushit ta vëjë taksën 100% ndaj prodhimeve serbe si masë, ma shumë apo krejtësishtë politke por jo edhe ekonomke që, ta shpetojë Kosovën nga ndarja e që, ma vonë pas kërkesës që taksa të hiqet për qka rezistojë dhë, në të véttetë ky edhe ishte shkaku real i dorëheqjës së tijë pa u lëshuar në ato arësyetimet tjera të cilat opinioni i gjërë, I ka marrë mé rezervë.

Erdhi Qeveria e re në pushtet si rezultat i koalicionit VV-LDK në bazë të rezultateve që të dy partitë i arritën ma shumë si meritë i zotit Kurti dhë zonjës Osmani më që rast, sovrani jau dha besimin që pas nji keqëqeverisje, të bëjnë ndryshime dhë të ja kthejnë dinjitetin qytetarit të nepërkëmbur në të gjitha lamit që nga punësimi, drejtësia dhë sigurimi i barabartë si qytetar të të njejtit shtet.

Tani jemi para nji akti shumë të rëndësishëm historik ku po vëndosët fati i Kosovës respektivishtë të gjeneratave të reja dhë ndërprerja e largimit të tyre në mënyrë masive nga Kosova.

Hapat e parë të Qeverisë në suspendimin e Bordeve të ndryshme, pastaj, vetem gjendja në Telekom më nji nepotizëm të pakontrolluar e të shfrenuar ku u punësuan familiar të të tri partive në pushtet ku erdhi deri të parafalimentimit dhë, të tri partitë pa kurfar turpi, as që skuqën apo turpërohen por, më akuza kundër Qeverisë e cila veq sa ka ardhë në pushtet, po akuzohët më akuza të atilla për të cilat opozita e tanishme kishte qendruar që nga qlirimi në pushtet.

Debatët në mes tyre janë aq urrejtëse sa që është e pakuptueshme kur opozita nuk ndjenë kurfar turpi e as pëndimi për sjelljët e tyre që rezultuan më mbetje në opozitë që jau caktojë sovrani.

Ata, e akuzojnë Albinin së erdhi në pushtet duke e “ mashtrue “ popullin por, po harrojnë së PANA-Pronto, erdhi në pushtet duke likuidue oponentëve politik.

Opozita, është “ unifikuar” sa dukët për ta kundërshtuar heqjen e taksës dhë zavëndësimit më reciprocitet në bazë të kërkesave të SHBA-ve dhë BE-së si nji llojë vendimi të pa luhatshëm ndaj Kosovës.

Qeveria Kurti apo koalicioni qeverisës VV-LDK, po vëhët në pikëpyetje nga veprimet e njianshme dhë jashtëkushtetuese të Presidentit i cili krye në veti e në ëmër të Kosovës pa nji qendrim unifikues, deklarohet në forume e biseda qoftë të organizuara nga labe të ndryshme duke e ringjallur përseri idenë e korigjimit të kufijve.

Nji zot e dinë së qka është duke biseduar ai në SHBA jo në ato gjoja më institute “ prestigjioze “ amerikane ( ne këtu ma së miri e dijnë së si organizohën ato) për të arësyetuar qendrimin e tijë më tërë stafin në kurriz të taksapaguesve kosovar.

Nese Qeveria nuk ja ndalë turrin këtijë njeriu që askush nuk i besonë përposë PDK-së si kuadër i tijë, ambiguiteti i qendrimeve politike të Kosovës karshi faktorit ndërkombëtar, do të jenë fatale.

Qeveria po i ofronë opozitës bashkpunim në temat nacionale pa marrë parasyshë ideologjive partiake të cilat do të egzistojnë në procesët demokratike edhe në të ardhmën por, tani, duhet ta kenë konsenzuesin e përbashkët si parakushtë për bisedime të sukseshme për vendin në bisedat më Serbinë.

Nese jemi unik, edhe faktori ndërkombëtar do të jetë ma seriozë ndaj qendrimeve të Republijës së Kosovës të unifikuara dhë, nuk do ti anashkalojë aq më lehtësi.

Qdo qendrim i unifikuar e i bazuar në aktët ma të larta shtetërore, ndërkombëtare, nuk mundë të injorohet sepse, aty shprehet interesi nacional I tërë popullit .

Për interes të Kosivës, ndryshimet individuale, nuk qojnë peshë nese ato shkojnë në favor të shtetit të Kosovës.

Pse nuk ulën së bashku pozitë e opozitë e ti diskutojnë opcionet rreth heqjës së taksës dhë reciprocitetit në bashkpunim më shoqëritë civile, Akademin e Shkencave e të Arteve të Kosovës, më përfaqësues të bizneseve dhë politikan e diplomet më karier dhë njohuri të shumta në procesët e marrëveshjeve ndërkombëtare gjithnji, duke i vërë në rëndë të parë si politikë dhë fillozofi së, po bisedojnë më nji agresor e okupues i cili sot e kësajë dite pas njizet vjete, nuk është në gjendje të shpreh pendimin për krimet e bëra ndaj popullatës shqiptare.

Pse mos të veprohet kësisojë në mënyrë unike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat