Politika pa filtra në qeverisjen vendore - Bota Sot
Politika pa filtra në qeverisjen vendore

Opinione

Politika pa filtra në qeverisjen vendore

Nga: Gjon Neçaj Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 12:47
Gjon Neçaj

Reforma administrativo-teritoriale  ka si qëllim rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e cilësisë dhe aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, si rritja e burimeve financiare dhe aseteve për qeveritë vendore, përmirësimin e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimin e instrumentave të demokracisë direkte dhe rritjen e kapaciteteve të administratës publike vendore.

 Në bazë të përllogaritjeve të kryera nga të dhënat e ofruara nga ministria përkatëse mbi numrin e popullsisë të 61 bashkive  dhe të ligjit që përcakton kriteret për numrin e “parlamenteve” lokale, rezulton se numri i anëtarëve nuk do t’i kalojë 1800 vetë. Këshillat e bashkive dhe komunave gjatë këtyre dy dekadave kanë ardhur duke u  konsoliduar si struktura të rëndësishme për qeverisjen vendore.

Si organe vendimmarrëse, me të drejtë mund të quhen dhe parlamente të vogla. Ndonëse në hapësirën shqiptare kanë ekzistuar dhe institucione si këshilli i qarkut dhe institucioni i prefektit, të cilat pothuajse veç dublojnë njëri-tjetrin dhe shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të buxhetit të shtetit, këshillat e njësive vendore, ose siç quhen “këshilla të nivelit të parë të qeverisjes” janë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm pasi marrin vendime të rëndësishme për qeverisjen vendore.

Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në  kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe te ecim ne rrugen europiane.

Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe insitutcionet më të përfolura ,po deri në bazë në insitucionet vendore.

Si pasojë e drejtimit të keq të partive,rezulton se disa bashki nuk kanë dretjues vendor, e Presidenti i Republikës i bëhet palë në këtë drejtim partive palitike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat