Hajt, ta “(ri)bëjmë” Shqipërinë natyrale !

Opinione

Hajt, ta “(ri)bëjmë” Shqipërinë natyrale !

Nga: Fadil Lushi Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 18:55
Fadil Lushi

Ehe, miku im i dashur! Të shkosh në tregun e gjelbër të Tetovës, e mos të bësh “paza-re dhe thashetheme”, lëre që është diçka e pamundur por është edhe rast i çuditshëm! Të shkosh në tregun e gjelbër të Tetovës, e mos të takohesh me njerëz të mirë, të ndershëm, të drejtë, me njerëz të urtë, të dashur, të thjeshtë, të qeshur, të pjekur a të vendosur, me njerëz të mrekullue-shëm, me njerëz të njohur e të dëgjuar, me njerëz të luftës së fundit, me njerëz të kauzës dhe Lëvizjes...! Të mos ndeshesh me aristokratët e fjalës së shkruar, të mos takohesh me njerëz të punës a veprave, me njerëz të artit, të kulturës, të shkencës, të pendës, të pushkës; me njerëz të besës-të fjalës, të gojës, me njerëz me shkollë, me njerëz me vullnet të mirë, me mend, me taban kombëtar dhe me karakter të fortë, të mos takohesh me njerëz të qytetëruar dhe të tjerë të tillë- si ata, është diçka e paimagjinueshme!

Të shkosh në tregun e gjelbër të kasabasë sonë, e mos të ndeshesh me ish-komunistë, të mos ndeshesh edhe me njerëz të rrugëve-të qejfit e të lekut, të mos ndeshesh me bixhozxhinjë e daulltarë, me fajdexhinjë, me kambanarë të rremë, të mos ndeshesh me njerëz të këqinjë-të ligë, të poshtër, gënjeshtarë, të ulët, të dobët, të marrë, të mos takohesh me njerëz të “minderit” e të tjerë të tillë- si ata, ështëdiçka e papërfytyrueshme...! Sidomos, me njerëz që nuk i dëshiron pranë a përreth teje. Të shkosh në tregun e gjelbër të Tetovës, dhe të (mos) bësh “allishverishe” me “denarë të numëruara”, në veçanti me ato monedhat prej floriri, që miku im i dashur, i “rruan për zor zamane” a edhe për ndonjë “gotë prej mejhaneje”, si dhe për “synetllëkun” e nipit a stërnipit...është një vepër arti!

Dhe kjo “shkarravinë” imja, e radhës që është në “ndërtim e sipër”, më “doli në të dalë” nga dyert e “pazarit të shehërit” tim, dyer këto, që me sa mbaj mend, “asnjëherë nuk u mbyllën!” Pasi bëra “pazarin” (paraprakisht “me urdhër të shtëpiakes”, e cila gjithë ditën e Perëndisë, sikur me “fishekzjarre” dëshiron ta luftojë autoshovinizmin tim mashkullor, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, kërkon me këmbëngulje ta themelojë institucionin e ashtuquajtur, siç gratë parapëlqejnë ta quajnë, “barazia gjinore!”), morra rrugën për në...dhe... “hop”, aty te unaza e madhe e mëhallës sime, më takoi një “taze” biznesmen prej shqiptari, i cili, dikur kur u shthur i gjithë sistemi politik e ekonomik i ish-Jugosllavisë, me pa të drejtë rrëmbeu në mënyrë të paligjshme ca prona(sllovene)që kishin ngelur në oborrin e tij! Sikur “kërkonte mendtë e mia“, pavarësisht se edhe ato që i kisha, lëre që nuk më mjaftonin mua e lë më të ja jepja atij me “qesim a kuturu!” Pos tjerash më tha: -“Ju patriotët, ju intelektualët, ju ish të përndjekurit politik dhe ju shehërlinjtë, kur do e (ri)bëni Shqipërinë e Madhe!?” -Ia ktheva. Ore, ç'flet kështu? Unë nuk jam as patriot, as intelektual e as që kam qenë ndonjëherë i tillë..! C’të duhet kjo ide jotja prej “irredentisti”? C’të duhet ky koncept që pasqyrohet në ndërgjegjen tate politike dhe prej nacionalisti provincial?! C’të duhet ky mendim i shtrembër a i gabuar...?! Ne edhe nëse do e bëjmë Shqipërinë, nuk do e bëjmë ashtu si e kërkon ti ! Nuk do e “bëjmë të madhe”, duke zaptuar toka përkundrazi, do e (ri)bëjmë Shqipërinë natyrale....! E, ç’përfitim a ç’dobi do të sjellë kjo punë ty! Troç, ma ktheu: - “Do më duhet ta zgjeroj veprimtarinë time prej tregtari shëtitës, prej tyxhari lëkurash, prej sekseri dhe prej shitësi të flamujve kuq e zi...“! Dhe kur i thash: - ik o, pederast, sikur ju bë qejfi ! “Harrova” t’i them, se edhe sikur të (ri)bëhet Shqipëria etnike, ajo do bëhet pa ty dhe pa sojin tënd të ulët! Me siguri se ti, nuk do kesh hise a nuk do kesh vend, në sofrën dedikuar burrave që i shkojnë pas kësaj ideje sa humane po aq emancipuese!

Pasi e “sikterisa dylberin a filizin e njomë prej druri”, më duhej të merrem me ëndrrën e kahmotshme të shqiptarëve - karshi rishikimit të vendimeve të Konferencës së ambasadorëve të Londrës; karshi idesë se si mund të (ri)bëhet Shqipërisa natyrale a etnike...! Ashtu sipas dëshirës sonë, ashtu si e duam ne dhe jo sipas qejfit të “taze” biznesmenit! Ashtu si do ta duan çunat dhe çupëlinat tonë, ashtu si e donin shqiptarët që ia dhuruan rininë e tyre “Petrova Rupës” të Goli Otokut famëkeq, Idrizovës...ashtu si e donin çunat e Kosovës, të Luginës, të Kalasë së Tetovës, të Radushës, të Likovës, Lubotenit, Haraqinës e tjerë...! Ashtu si e donin të rinjtë dhe të rejat që ranë dëshmorë për Shqipërinë tonë natyrale!

Duke përfundur këtë shkrim, më iku mendja te inati a kryeneçësia prej shqiptari...! Sikur nuk do më dalin llogaritë..! Sepse, shqiptarët asnjëherë nuk do e përqafojnë këtë ide fisnike, në veçanti politikanët nga Shqipëria politike..! Po edhe sikur edhe të (ri)bëhet, ajo, për një kohë të shkurtër do zhbëhet..! Do prishet për arsye se shqiptarët gjithandej ku jetojnë, do kërkojnë hisen e tyre në sofrën e NËNËS! A mos vallë, shqiptarët nga Maqedonia, (nuk)do kërkojnë kryeministrinë dhe kryeparin në tryezën e NËNËS biologjike..? A mos vallë, ata të Kosovës, do pretendojnë presidencën dhe të parin e “miletit”? A mos vallë shqiptarët e Luginës, dhe ata nga Mali i Zi (nuk), do kërkojnë të jenë politikisht të barabartë me të tjerët..? A nuk do kërkojnë nga një ministri me peshë? A mos vallë, “tironësit”, do kërkojnë të vënë dorë në thesarin e shtetit? A mos vallë nga kjo tryezë (nuk)do i “sikterisin” të gjithë shqiptarët tjerë? Mos vallë, Tirana zyrtare, (nuk) do pajtohet me kërkesat e “shqiptarëve-maqedoncë”, që kryeqendra e shqiptarëve të jetë Tetova?! Mos vallë (nuk) do pajtohen që Prizreni, të (mos) bëhet kryeqyteti I Shqipërisë etnike, pavarësisht se kosovarët, “nuk kanë detin, mullirin, Sarandën a edhe Krujën”? A mos va-llë, qarqet zyrtare të Tiranës, qofshin ato qeveritare, akademike, politike e tjerë, nuk do vazhdojë të tallen me të folmet krahinore të shkupjanëve, ulqinakëve, preshevarëve, kumanovarëve, gja-kovarëve dhe të tjerëve që nuk kanë Shqipërinë për vendëlindje ! Derisa shqiptarët që jetojnë kë-tej “gardhit”, do vazhdojnë të ndjehen inferiorë; derisa do lejojnë të paragjykohen; derisa do lejojnë që padrejtësisht t’u ngjiten nofka tallëse e denigruese; derisa ne do t’i drejtohemi njëri-tjetrit, me: “NE dhe JU - NE KËNDEJ ju ANDEJ”, keni parasysh, Shqipëria që ne e duam - asnjëherë nuk do(ri)bëhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat