Të gjithë kundër të gjithëve

Opinione

Të gjithë kundër të gjithëve

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:21
Sherif Ramabaja

Nganjëherë thënia: të gjithë kundër të gjithëve merret si humor, po kur është fjala për skenën politike në Shqipëri dhe Kosovë, nuk kemi të bëjmë me sarkazmë, po me një realitet të hidhur.

Në Shqipëri një kohë të gjatë polarizimi i shoqërisë shqiptare ka arritur kulmin dhe nuk dihet si dhe nga do të arrij zgjidhja. Në Kosovë kryeministri Kurti së fundit deklaroi se do t´i kordinoi veprimet me Thaçin për të folur me një gjuhë, së paku në arenën ndërkombëtare.

Nuk vonoi dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti një dokument të Thaçit me të cilin vërteton se ishte dokument sekret, ku FKS pa lejen e KFORIT nuk ka të drejtë të lëvizë në Veriun e Kosovës. Mosbesimi pra qeveri - kryetari i shteti rrezikon të eskaloi. Ky mosbesim ka peshë negative, sidomos kur Thaçi ndodhen në vizitë zyrtare në SHBA.

Një konflikt i ngjashëm qeveri - kryetari i shtetit, po ashtu është ashpërsuar edhe në Shqipëri. Kryeministri Rama e ka zhveshur kryetarin Meta nga funksionet e tij, kurse kryetari Meta ka ftuar shqiptarët në tubim në bulevardin e Tiranës me 02.03.2020 , në një Besëlidhje të Re, siq e quan ai. Kjo Besëlidhje e Re ka si qëllim, mbrojtjen e kushtetutshmërisë, është shprehur Meta.

Në dy shtetet shqiptare kemi të njejtin problem, qeveri - presidencë. Është kjo rastësi, mosdurim, vetshkatërrim apo “proces demokratik” me synim për të evoluar. Gjithëçka mund të jetë, po evolim nuk mund ta quajmë. Më tepër ky është një sindrom negativ shqiptar që po na përcjell me qindra vite. Me veprime të tilla ne nuk po arrijmë të çlirohemi nga veset e egos sonë që të ecim dhe të përparojmë, po më tepër po vendënumrojmë. Shpesh do të dëshironim, gjeneratave të reja, t´ua japim mundësinë të na shpiejnë drejt përparimit, po metaliteti i vjetër i yni është mbjellur edhe në ta. Do të na duhej një çlirim rrënjësor nga egoja e mbrapsht e jonë për t´u profilizuar. Të mendohet për shtetin e jo për pushtetin.

Edhe para marrjes së vendimit nga Nato për bombardimin e Serbisë, SHBA dhe perëndimi kishin parë të zitë e ullirit që t´i bindnin shqiptarët, ta nënshkruanin marrëveshjen e ofruar në Rambuje. E njejta situatë po përsëritet sërish për tarifën tregtare ndaj Serbisë. SHBA po detyrohet edhe të na kërcënoj vetëm ta pezullojmë tarifën, kurse ne siç e kemi zakon, na duhet shumë kohë, apo edhe ultimatum që ta marrim një vendim të prerë.

Serbia lutet që shqiptarët të mos e largojnë tarifën. Asaj i përgjigjet që SHBA ta sanksionoj Kosovën me masa ndëshkuese, siç përmenden : Bonstilli, investimet, ndërprerja e ndihmave etj. Serbia edhe në Rambuje shpresonte që shqiptarët nuk do ta nënshkruanin planin e ofruar, po ata e bënë këtë. Jo se ishin aq të mençur, po na detyruan.

Kryeministri shqiptar Rama, gjendjen në Shqipëri e ka sjellur buzë greminës, kurse nga vizita e bërë këto ditë në Moskë i impresionuar, u drejton kritika të rrepta udhëheqjes politike të Kosovës. Ky „vizionar“ i kohës dhe i popullit shqiptar, po të kishte aftësi udhëheqëse, nuk do ta kishte katandisur Shqipërinë në këtë gjendje. Rama, gishtin sërish e drejton nga Kosova sikurse ajo të ishte fajtore, për gjendjen në të cilën ndodhen shqiptarët. Të njejtën gjë bënte dikur edhe diktatori Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat