Vettingu si shpresë dhe mundësi

Opinione

Vettingu si shpresë dhe mundësi

Nga: Nuran Xhumshiti Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 18:35
Nuran Xhumshiti

Në Kosovë, do të shkoj edhe një kohë e gjatë që askush të mos jetë mbi ligjin. Kjo fatkeqësi në Kosovë ka qenë dhe po vazhdon të mbetët ku zyrtari i lartë po ndihet mbi ligjin dhe po ka autoritet të madh mbi ligjin. Gjykoj se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Shpresoi që qeveria e re e Kosovës, t’i rregulloj këto probleme dhe ta rregulloj ligjin njëherë e përgjithmonë.

Mendoj që tani është koha më e duhur për VETTING-un, për pastrimin e drejtësisë dhe institucioneve tjera ne vend. VETTING-u, duhet të bëhet sa më shpejt që të jemi një shtet më të mirë, të mos përzihet askush brenda prokurueses, siç ka ndodhur viteve tjera në Kosovë.

Një dukuri e tillë që është paraqitur deri më tani në Kosovë, është pasurimi përmes politikës të cilët më herët kanë pasur një jetë modeste dhe tani po jetojnë nj jetë luksi kjo është nënndërgjegje e tyre. Mendoj që po të ishte VETTING-u, kjo dukuri asnjëherë nuk do të kishte ndodhur. Kjo tregon se këta politikanë në Kosovë, nuk jetojnë për t’i dhënë politikës por jetojnë për t’i marrë politikës. Tani politikanët duhet të pushtetarët duhet të punojnë për popull dhe jo të pasurohen.

Tani në Kosovë, ka ardhë koha që llogaridhënia të bëhet realitet dhe ky realitet mund të ndodh vetëm përmes procesit të VETTING-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat