P.D. Zoti Basha dhe reforma zgjedhore!

Opinione

P.D. Zoti Basha dhe reforma zgjedhore!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 08:58
Qamil Gjyrezi

P.D. dhe Zoti Basha dhe opozita mbas dorëzimit të mandateve dhe largimit nga parlamenti i dominuar nga deputetët e dalë ma paratë e narkotrafikut, kanë insistuar shumë për reformën zgjedhore, për të shmangur kaosin elektoral, blerjen e votës me anë të strukturave të shtetit narkotarfikant rilindas.

Dorëzimi i mandateve nga P.D. dhe opozita ishte një akt historik politik, që sensibilizoi ndërkombëarët për situatën politike në Shqipëri dhe domosdoshmërinë e zgjedhjeve  të parakohëshme nëpërmjet reformës zgjedhore që siguron zgjedhje të lira dhe të pacënuara nag shteti me strukturat e tij.

Krijimi i komitetit politik pozitë-opozitë ishte një hap përpara për reformën zgjedhore. Por deklaratat e përfaësuesve të Rilindjes ishin jo demokratike që kërkojnë të anashkalojnë kërkesën e opozitës dhe institucioneve ndërkombëtare për zgjedhje të parakohëshme lokale dhe kombëtare.

9 kushtet e Bundestagut detyruan Edi Ramën të fillojë të mendojë për zgjedhjet e parakohëshme të lira dhe të pakontestuara nga palët.

Një prej kushteve të Bundestagut ishte edhe blerja e votave dhe hetimi i masakrës elektorale të vitit 2015, 2017 të drejtuara nga institucionet e shtetit “narkotrafikant” i Ramës. Gjermania kërkon llogari për kushtin e 5-të të Bundestagut, që ka të bëjë me blerjen e votave dhe hetimin i masakrës elektorale.

Reforma zgjedhore është e domosdoshme për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme që tashti janë shumë afër.

P.D dhe zoti Basha kanë kërkuar, qeveri teknike përpara zgjedhjeve në

shembullin Maqedonisë së Veriut. Vetëm një qeveri kujdestare, teknike mund të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe pavarura.

Ndarjen e krimit nga politika. Ligji i dekriminalizimit i propozuar nga PD, përjashtoi nga parlamenti individë me rekorde kriminale të lidhur me krimin dhe korrupsionin vendas dhe rajonal.

Edhe krijimit i një strukture të pavarur për të trajtuar pretendimet për presionet mbi administratën dhe abuzimin me burimet publike në procesin zgjedhor, ishte propozim i P.D.-së, zotit Basha  dhe opozitës.

Një prej propozimeve të opozitës ishte edhe rishikimi i sitemit zgjedhor. Prezantimi i partive politike me lista të hapura, është një mundësi për të krijuar një lidhje ndërmjet deputetëve të zgjedhur dhe votuesve. Kjo cështje do të diskutohet në të ardhmen në komitetin politik.

Lista e hapura sigurojnë lidhjen mes kandidatit dhe zgjedhësit, me elektoratin e tij dhe deputetit të zgjedhur dhe njerëzve që votuan për të dhe partitë e tyre.

Komuniteti ndërkombëtar kanë ndjekur nga afër zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe po i japin mbështetje propozimeve të opozitës sic ishte edhe deklarata e kreut të O.S.B.E.-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Vetëm një reform zgjedhore do të sigurojë zgjedhje të lira dhe merita për këtë proces i takon P.D.-së, opozitës dhe Zotit Basha!

Edi Rama është i pafuqishëm të ndalojë këta procese, prandaj sic shkruan analisti Red Varaku e ka kapur  Paranoja e humbjes së pushtetit në 2020!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat