Dy Marsi historik dhe sharlatani kaotik

Opinione

Dy Marsi historik dhe sharlatani kaotik

Nga: Sali Leka Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 09:40
Sali Leka

Përpara se të shkruaj tregimin jam i obliguar të falenderoj inisiatorët dhe organizatorët e konferencës donatorëve në Bruksel “Bashkë për Shqipërinë ”, në 17 Shkurt 2020. Dyzet shtete pjesëmarrëse të Europës dhe të botës i garantuan popullit shqiptarë 1.15 miliard euro, për eleminimin e pasojave shkatërrimtare nga tërmeti 26 Nëntor 2019.

Kjo ndihmë e madhe humanitare ka gëzuar çdo zemër shqiptari, ka vitalizuar çdo shpirt shqiptari fisnik, por nuk është gëzuar obskurani rakitik.                                                            

Kurse unë me shokët e mi jemi fort të vitalizuar dhe me konsideratë të lartë për Z. Charles Michel president i këshillit europian.                                                                       
Z. Luigji Soreca ambassador i bashkimit europian .                                                            

Z. Mathew Palmer i dërguari special i SHBA në Ballkanin Perendimor.                             

Znj. Ursula Von Der Leyen presidente e komisionit europian.                                          

Znj. Yuri Kim ambasadore e SHBA në Tiranë.                                                                          

U premtoj se do të shkruaj përsëri për këta miq dashamirës të popullit shqiptar.          

Miq të përkushtuar dhe të respëktuar nga 40 vende të botës edhe nga Finlanda e Suedia skandinave.          

Isha i betuar për të shkruar për dy marsin dita e shënuar historike, dita e besës jetike kombëtare arbnore eposike shqiptare dhe duhet kujtuar dhe festuar me ceremoni madhështore publike. Kombi shqiptar ka shumë ngjarje historike që duhen shkruar, kujtuardhe festuar.                                                                                                                                                   
Në 6 Maj 2020 është dita më shembullore historike është 615 vjetori i lindjes Gjergj Kastrioti, por për 6 Majin e vitit 1405 do të shkruj ditë tjetër, sot do të shkruaj për 2 Marsin e vitit 1444 që duhet të kujtohet dhe festohet çdo vit ashtu si edhe 6 Maji 1405, por jo si ulurin sharlatani kaotik. Ulurin nëpër studio televizive, konferenca mediatike. Sharlatani kaotik si kameleon rrakitik del ne television e thotë: “Shqiptarët janë shqiponja, por ka edhe sorra”. Në 2 Mars të grumbullohen në Tiranë përpara Kryeministrisë në protestë dhe revolucion, për të rrëzuar nga kolltuku i kryeministrit Edi Ramën ashtu si rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha në 20 Shkurt 1991. Edi Ramën ta largojmë përgjithmonë në 2 Mars 2020, se po nuk e rrëzuan do të na rikthejë diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Pastaj të shpartallojnë parlamentin socialist, parlamentin ilegjitim.                                                                                                                            
Këto fjalë dhe broçkulla të tjera i flet nëpër dtudio televizive dhe në takime me gazetarët sharlatani kaotik Ilir Meta, edhe obskuran rrakitik, se nuk din leksik, as dialog e bashkëbisedim në publik.                                                                                                                                   
Parlamenti socialist është puro legjitim, ligjor dhe kushtetues sublim jetik, i votuar nga populli në 25 Qershor 2017, por bëri mëkat skurrik, caktoi Ilir Meten president të republikës demokratike parlamentare.

Unë kam shkruar kundër këtij mëkati të parlamentit socialist dhe stafi i gazetarëve të nderuar të betuar për të drejtën, të vërtetën e botuan kundërshtimin tim solid të dobishëm, por deputetët opozitarë pedistë dhe leseistë nuk e kanë lexuar.                                                           

Del pyetja: pse nuk e kanë lexuar demaksimin e drejtë dhe të domosdoshëm që i bëra Metës. Përgjigja: Deputetët pedeistë dhe leseistë ishin dhe janë të parsimuar me vullnet të dobët, të paaftësuar dhe nuk dijnë të lexojnë as të mendojnë për të ardhmen, as për alternativën dhe përspektivën.                                                                                                                                        
Vijnë vërdallë mbas mjekrës Bledar Dervishaj këshilltari i Ilir Metës. B. Dervishaj kusari i korruptuar dhe zuzari i llumzhuar, por deri në Dhjetor 2019, nuk kishte prokuror me i akuzuar, as gjygjtar më i ndëshkuar.                                                                                                                       

Tani prokuroria ka filluar të funksionojë dhe drejtësia e munguar do të triumfojë, por deputetët pedeistë e leseistë janë tromaksur, matufepsur, dhe ecin rrugëve si huliganë, vandal, brutalë dhe vulgarë të përçudnuar, të kalbëzuar.                                                                                          

Nuk duan mandate deputeti të votuar dhe besuar nga elektorati i respektuar dhe i përkushtuar për drejtësi dhe demokraci, por kanë 24 muaj që mbajnë nëpër duar trakte komuniste marksiste. Për të rrëzuar qeverinë socilaiste, qeveria e reformave të dobishme moderniste. Qeveria socialiste me Edi Ramën kryeministëri jetik, solid, juridik, shembull dhe model eposik në Gadishullin Ballkanik.         

Unë me shokët e mi të admiruar ish të burgosur politik në kohën e muzgut enverist ramizist ishim dhe jemi antikomunistë, antimizoristë, antisharlatanistë, anti kaotistë dhe anti marksistë të betuar.                                                                                                                                         

Në 2 Mars 2020, do të shkojmë në Kishën e Shënkollit, në qytetin e Lezhës, për të kujtuar dhe festuar 576 vjetorin e ditës së shënuar historike të Kuvendit të Lezhës Arbnore, iliro Pellazgjike.                                                                                                                                                

Do të udhëtojmë me kuaj ashtu si udhëtuan, princat e katër principatave të Arbërisë në 2 Mars 1444.                    

Princat u takuan, u përmalluan mbas 32 vitesh me Gjergj Kastriotin Skënderbeun dhe u betuan për Atdheun e pushtuar nga Sulltan Murati otomani i Anadollit.                                                     

Për 2 Marsin 1444, duhen shkruar libra dhe unë kam për të shkruar përsëri në Mars, Prill, Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetor, Nëntor, Dhjetor 2020, por edhe në 2021 e 2022 por sot do të shkruaj edhe disa fakte për Ilir Metën.                                                                                            

Zyrat e presidencës në Tiranë kanë gumëzhitur dhe llomotitur me të ftuar hutistë të tromaksur dhe dalin në bulevard si të shushatur dhe të përçudnuar.                                                 

Presidenti nën hetim Ilir Meta ftoi në koktej ish presidentët në largim Rexhep Mejdani, Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani. Kurse Duka, Ndoka, Vasili dhe D. Shehi shkuan të paftuar. Diskutuan për zgjedhjet të përgjithme dhe vendore në një  ditë. Njoftuan në unison se nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme deri në Mars 2020 Shqipëria do të goditet me armë, do të digjet tym dhe flakë. Do të goditen me armë kryeministria dhe kuvendi. Presidenti Ilir Meta me 24 nëntor ngriti studio televizive në bulevard përpara ambasadës amerikane dhe thirri “Palacot ndërkombëtarë në dy ambasada kanë kërcënuar zevendësin tim Tedi Blushi, unë me Tedin kemi dekretuar në gjykatën kushtetuese Zonjën Marsida Xhaferllari por na pengon Edi Rama që ka kapur të tëra pushtetet, reformën në drejtësi, kuvendin por unë nuk do ta lejoj. I bëj thirrje popullit të rrëmbej armët dhe ta shporrim këtë bandë”.                                            Kurse unë shkrimtari Sali Leka  e kam obligim të theksoj këto fjalë të Ilir Metës i flasin vetëm urithët  dhe hutistët  e tromaksur.                                                                                                    

Fitorja dhe triumfi i vetingut i ka shushatur dhe hallakatur, sa që nuk duan mandate deputeti, por duan traktate dhe sifate marifeti për të mbuluar fondet monetare që i kanë vjedhur grabitur 20 vjet 1993 – 2013, dhe i kanë fshehur si Ali Baba mysibeti, qurraveci, zgërdheci por janë të frikësuar dhe grumbullohen në presidencë. Aq sa janë hipokritë të stazhionuar ishin dhe janë të mangut dhe nuk e  kuptojnë që zyra e Ilir Metës nuk është personale.
Shumë të nderuar Z.Pompeo dhe Z. Palmer miq të betuar të popullit shqiptarë.                      

Ju falenderojmë Z. Pompeo dhe Z. Palmer funksionar të lartë departamentit të shtetit Amerikan. Kontributi juaj dhe i tërë administratës shtetërore qeveritare, juridike, politike dhe demokratike amerikane për të mirën e popullit shqiptarë ishte dhe është i madh dhe shumë i çmuar. Po, po shumë i çmuar!                                                                                                          

Në 30 Qershor 2019 ne Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet administrative të bashkive dhe fituan ata që votuan socialistë dhe demokratë të vërtetë nacionalistë.                                                   

Unë me shokët e mi ishim dhe jemi demokratë të vërtetë nacionalistë, ish të burgosur dhe të persekutuar egërsisht dhe tmerrësisht nga mizorizmi komunist dhe neomarksist deri në vitin 1997.                                                                                                                                                 

Amerikën e madhe demokratike dhe Europën e zhvilluar moderniste e kemi dashur e kemi ëndërruar edhe kur ishim të mbyllur në burgun e skëterrit enverist-ramizist. Sot jemi të liruar nga burgu dhe muzgu i beterrit të shekullit XX, por jemi të mbuluar nga mjegulla narciziste , zuzariste dhe monstruoziste e gënjeshtarëve dhe shtrembalarëve megalomanistë dhe sharlatanistë të infektuar dhe të strehuar nëpër redaksitë e 6 gazetave dhe 6 televizioneve ne Tiranë.

Këta megalomanë dhe mitimanë obskuranë spekullantë dhe mashtrues kalibri çdo ditë flasin nëpër studio televizive dhe botojnë nëpër gazeta, sajime, trillime dhe gënjeshtra meskine të rëndomta me proçka dhe broçkulla të qelbëzuara nga mendjet e tyre të mykura dhe të manguta. Sot po citoj 6 gënjeshtra nihiliste të këtyre neomarksistëve të gangrenizuar. “ Në 30 qershor 2019 ka fituar Edi Rama me narkoshtetin dhe oligarkët e tij dhe nuk kanë fituar qytetarët shqiptarë, as demokracia, as Shqipëria por mafia, droga, kokaina.                    

Në 30 qershor nuk u bënë zgjedhje por votime për Edi Ramën dhe shtetin monist një partiak si në kohën e Enver Hoxhës.                                                                                                                      

Kurse unë theksoj: keto 6 gënjeshtra dhe 6000 të tjera u reklamuan në faqet e 6 gazetave dhe në 6 studio televizive në Tiranë për të frikësuar ambasadorët e Amerikës dhe të Bashkimit Europian.                                                                                                                                                

Dy muaj qershor-korrik 2019 në Tiranë janë botuar aq shumë gënjeshtra 200 herë më shumë se sa kanë botuar 20 vjet redaksitë e gazetave të partisë komuniste, marksiste, leniniste, enveriste, ramiziste “zëri i popullit, bashkimi, zëri i rinisë, revista nëntori, revista rruga e partisë”.                                                                                                                                       

Nostalgjikët patologjikë, anarshistë, kaotistë të këtyre gazetave dhe revistave ish komuniste antihumaniste, antimoderniste, sot kanë në pronësi private gazeta dhe televizione dhe bëjnë emisione disinformuese dhe denigruese kundër qeverisë moderinizuese dhe stabilizuese socialiste shembullore atdhetare njerëzore e kombëtare me Edi Ramën kryeministri i reformave madhështore shembullore. Qeveria socialiste e lindur më 25 qershor 2017 në zgjedhjet parlamentare më të rregullta më të qarta, më të pastra dhe më demokratike që janë zhvilluar që nga 31 mars 1991.                                                                                               Fatkeqësisht kundër kësaj mrekullie të shkëlqyer për popullin shqiptarë kanë dy vjet që janë angazhuar të tërë spekullantët, gënjeshtarët, obskurantët, zuzarët, arrogantët e shtrembëruar bashkë me kusarët e infektuar që janë strehuar nëpër kthinkat dhe bodrumet e jargosura të partive politike që nuk kanë anëtarë vizionarë, as programe dhe alternativa me perspektiva pozitive, por kanë militarë mendjetharë, duke vajtuar nëpër vende publike se gjoja janë të rrezikuar nga kriza politika.                                                                                                                      

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Shqipëria nuk ka krizë politike dhe as nuk do të ketë as në vitin 2029, as 2039, as në 2049.                                                                                               

Shumë të admiruar miq besnikë Z. Pompeo dhe Z. Palmer. Mos u dëshpëroni! Ejani në Tiranë kur të doni! Ejani dhe shikoni! Në Shqipëri nuk ka varfëri, ashtu si llomotisin batakçinjtë, mashtruesit, abuzuesit dhe hileqarët. Nuk ka as rrëmujë, as kaos, as baterdi ashtu si gërhasin e pëlcasin zuzarucët, kusarucët dhe shtrembalucët.                                                                      

Mos u egërsoni Z. Pompeo dhe Z. Palmer me oligarkët e Edi Ramës. As kanë vjedhë as kanë për të vjedhë!                                                                                                                               

Në fakt Edi Rama 6 vjet kryeministër dhe nuk ka lindur oligarkë as kusarë as zuzarë. Kusarët dhe zuzarët i kanë lindur Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe i kanë rritur Aleksandër Meksi, Sali Berisha, Ilir Meta.                                                                                                                                  

Nuk lindin as nuk rriten kusarët, mizorët dhe gjakatarët vampiristë për 6 vjet.
E theksoj fjalën, egërsi e theksoj! Egërsia dhe ligësia janë vese të manjakut dhe halabakut. Egërsia dhe ligësia të bëjnë torollak, injorant dhe arrogant idhnak.                                          

Edi Rama as ishte as është i eger i lig, por duhet të bëhet akoma më fort kreshnik viganik i admiruar dhe antimizorist i betuar.

Shkrimtar dhe poet ish i burgosur politik nga mizorizmi I diktaturës komuniste enveriste ramiziste.   

Ata që shkruajnë e thonë: “Ta rrëzojmë Edi Ramën dhe qeverinë socialiste se do të na rikthejë diktaturën komuniste” janë obskuranë rakitik të shtrembëruar dhe nuk duan të drejtohen.         

E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë : Edi Rama ishte është dhe do të jetë antikomunist dhe antimizorist i betuar.                                                                                                                        

Shkrimtar dhe poet ish i burgosur politik nga mizorizmi i diktaturës komuniste shumë më e egër makabre zuzariste sesa në Poloni, Rumani dhe Rusi.                                                  

Bashkë me shokët e mi të përndjekur të persekutuar tmerrësisht 40 vjet, jemi të obliguar me u garantuar në Shqipëri nuk ka krizë politike nacionale, por kanë krizë psiqike llogjike grupimet vandale brutale, që janë kllapitur, tromaksur dhe tronditur nga reforma në drejtësi.

SHËNIM EKSKLUZIV

E përsëris mos u dëshpëroni i larti Pompeo dhe Palmer, por admironi popullin shqiptarë, përgëzoni dhe falenderoni socialistët dhe demokratët e vërtetë nacionalistë me etikë të kulturuar dhe të betuar për drejtësi dhe demokraci të profilizuar. Mos u hutoni, mos u turbulloni të nderuar Pompeo dhe Palmer nga mashtrimet, sajimet e trillimit enigmatike që shkruajnë, flasin dhe ulurasin, manguraqët e qelbëzuar “Edi Rama nuk na lejon as me folur as me shkruar. Edi Rama ka bllokuar lirinë artistike dhe mediatike. Jemi shumë të rrezikuar”.  Kurse unë argumentoj dhe vërtetoj: Inisiatori, novatori dhe reformatori shembull dhe model Edi Rama, nuk ka pengu as liri, as demokraci, por u ka dhënë liri pa kufi të tërëve për të folur dhe për të shkruar si të duan dhe kur të duan. Duhet ta dinë ata që nuk e dinë dhe nuk kuptojnë, maskarai, mizori, kusari dhe zuzari, humanizmin dhe lirinë, mirësinë, mrekullinë dhe drejtësinë i quajnë paaftësi dhe dobësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat